0.1 C
Pristina
spot_img

Në Republikën Domenikane do të punohet vetëm katër ditë në javë

Date:

Share:

Kompanitë në Republikën Domenikane po përgatiten për një pilot program gjashtëmujor për punë katërditore brenda një jave, hapi i parë i këtij lloji për vendin e Karaibeve, shkruan The Guardian.

Nisma do të nisë në shkurt, me punonjësit që do të fitonin të njëjtën pagë, tha qeveria Domenikane, dhe java standarde e punës u ul nga 44 orë në 36 orë, nga e hëna deri të enjten, transmeton Telegrafi.

“Kjo u jep përparësi njerëzve, përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies dhe promovimit të një produktivitet të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit”, tha ministri i Punës, Luis Miguel de Camps.

Kompanitë që pritej të merrnin pjesë përfshinin Claro, një kompani telekomunikacioni në Amerikën Latine; kompania e energjisë EGE Haina; IMCA, një biznes i pajisjeve të rënda; dhe agjencitë shtetërore të sigurimeve shëndetësore.

Një universitet lokal ka për detyrë të analizojë rezultatet, duke përfshirë çdo ndryshim shëndetësor tek punëtorët dhe marrëdhëniet midis punës dhe jetës së tyre personale.

Aktualisht, kompanitë në Republikën Domenikane zakonisht ndajnë tetë orë punë çdo ditë jave dhe katër të tjera të shtunave, megjithëse janë të lira të shpërndajnë orët sipas dëshirës, për sa kohë që nuk janë më shumë se 44 orë në javë. /Telegrafi/

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img