1.1 C
Pristina
spot_img

Intel bëhet përsëri prodhuesi më i madh i çipeve në botë

Date:

Share:

Raporti i Gartner mbulon dizajnerët e çipeve produktet e të cilëve prodhohen përmes kompanive të kontraktuara ose fabrikave të tyre nëse kanë.

Ndërsa 2023 mund të konsiderohet si vit i madh për industrinë e gjysmëpërçuesve, në të njëjtën kohë ishte një fitore e vogël për Intel ndërsa mori kurorën e kompanisë më të madhe në botë të çipeve nga Samsung.

Të dhënat nga Gartner publikuar ditën e djeshme tregon një 2023 të fortë për Intel ku të ardhurat e kompanisë arritën në 48.7 miliardë dollarë përballë 39.9 miliardë dollarë të Samsung. Raporti i Gartner mbulon dizajnerët e çipeve produktet e të cilëve prodhohen përmes kompanive të kontraktuara ose fabrikave të tyre nëse kanë.

Nga raporti është përjashtuar TSMC sepse nuk dizajnon produktet e saj apo konkurron me konsumatorët.

Sipas Gartner Samsung tashmë është numri dy për nga të ardhurat pasi pësoi një rënie vjetore me 37.5 përqind në 2023. Edhe të ardhurat e Intel ranë por në mënyrë më të kontrolluar prej 16 përqind.

Qualcomm ishte kompania e tretë më e madhe me të ardhura 29 miliardë dollarë, 5 miliardë më shumë sesa Nvidia.

/PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img