Punëdhënësi (biznesi) për pagesat që i bën për personat fizikë jo-afaristë (praktikantët) obligohet të mbaj tatimin në burim në paga dhe kontribute pensionale, ashtu siç është përcaktuar me Ligj, pra duhet të trajtohen sikurse të punësuarit e tjerë
Për praktikantët të cilët angazhohen për kohë të caktuar dhe të cilët nuk paguhen nga punëdhënësi, duhet të dëshmohet me marrëveshje që praktika është pa kompensim.