-0.5 C
Pristina
spot_img

A jan te obliguar Avokatet qe te paguajn tatimin ne qera ? Qka eshte qiramarres jo-individual.

Date:

Share:

A jan te obliguar Avokatet qe te paguajn tatimin ne qera ? Qka eshte qiramarres jo-individual.

I nderuar tatimpagues,

 

Me respekt për kërkesën tuaj, ju lutem informohuni si në vijim:

 

Sipas nenit 2, paragrafi 1.12 respektivisht paragrafi 1.12.1 të Ligjit Nr. 05/L-028 për TAP është përkufizuar termi Person Fizik, citojmë:

 

“1.12. Person – për qëllime të këtij ligji do të përfshijë:

1.12.1. Person fizik – për qëllime të këtij ligji konsiderohet:

1.12.1.1.- personi fizik jo afarist, që nuk ka të regjistruar aktivitet biznesi; dhe

1.12.1.2.- personi fizik afarist, që ka të regjistruar një biznes në bazë të legjislacionit në fuqi dhe që zhvillon aktivitet të rregullt biznesor.”

 

Në anën tjetër, për të definuar se kush duhet të paguaj tatimin në qira, varet nga ajo se kush është qiramarrës apo qiradhënës.

 

Te rasti kur Personi fizik afarist (biznesi individual) është qiramarrës, atëherë pavarësisht se kush mund të jetë qiradhënës, qiramarrësi (biznesi individual) obligohet të mbajë tatimin në burim në qira, ashtu siç është paraparë në paragrafin 4 të nenit 39 të Ligjit me Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, citojmë:

“4. Secili person fizik afarist, ortakëri apo grupim i personave, që paguan qira, mban nëntë për qind (9%) të tatimit në të ardhurat bruto, në kohën e pagesës apo kreditimit dhe do ta transferojë tatimin e mbajtur në burim, në një llogari të caktuar nga ATK-ja në bankën ose institucionin financiar të licencuar nga BQK-ja. Tatimi i mbajtur në burim paguhet deri në ditën e 15 të muajit pasues.”

 

Po ashtu, edhe kur Personi juridik (SHPK, SHA, etj.) është qiramarrës, atëherë pavarësisht se kush mund të jetë qiradhënës, qiramarrësi (Personi Juridik) obligohet të mbajë tatimin në burim në qira, ashtu siç është përcaktuar në paragrafin 3, nenin 31 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhura të Korporatave, citojmë:

“3. Çdo tatimpagues që paguan qira mban tatimin në burim nëntë përqind (9%) në kohën e pagesës apo të kreditimit dhe të transferojë tatimin e mbajtur në një llogari të caktuar nga ATK-ja në bankë ose institucion financiar të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Tatimi i mbajtur në burim duhet të paguhet në bankë apo institucion financiar deri në ditën e 15-të të muajit që pason muajin në të cilin pagesa është bërë apo është kredituar”

 

Ne rastin kur qiramarrës është personi fizik jo-afarist (individi), nuk mbahet tatimi në burim, por pagesa e tatimit ne qira bëhet nga vet qiradhënësi, i cili mund te jete: Person fizik jo-afarist, Person Fizik afarist (biznes individual) apo Person Juridik.

Nëse qiramarrës është personi juridik që nuk konsiderohet tatimpagues sipas nenit 4 të Ligjit për Tatim në të Ardhura të Korporatave Nr. 06/L-105, përfshirë autoritetin publik, nuk është i obliguar të mbaj tatimin në burim në pagesën e qirasë, por është i obliguar që në formën e përcaktuar nga ATK t’i ofroj informatat e nevojshme.

Nëse qiradhënësi është autoritet publik, qendror apo lokal, atëherë qiramarrësi i cili u paguan qira autoriteteve publike, qendrore apo lokale, nuk mban tatimin në burim për pagesat e bëra në emër të qirasë.

Përmes një tabele në vijim, po ju ilustrojmë për obligimet e pagesës se Tatimit në qira:

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img