-4.9 C
Pristina
spot_img

A po na konkuron “INTELIGJENCA ARTIFICIALE” ?

Date:

Share:

Zhvillimi i inteligjencës artificiale është padyshim një koncept i cili po sjell revolucionarizim në botë dhe tashmë është kthyer në kryefjalë globale mediatike me të rejat më të fundit që po ndodhin kryesisht në botën e zhvilluar. Zhvillimi i teknologjisë po sjell eficencë shumë të lartë në produktivitet në të gjithë sektorët.

Në sektorin mjekësor kemi të bëjmë me zhvillimin dhe evolimin e robotëve kirurgjikalë dhe të tjerë të cilët po zgjidhin problematika shëndetësore të ndërlikuara për një kohë mjaft të shkurtër. Këta robotë në bashkëpunim gjithmonë me kirurgë specialistë po ndryshojnë me një ritëm mjaft të shpejtë proceset kirurgjikale dhe diagnostike.

Koha e trajtimit të pacientëve është më e shkurtër dhe precizioni i kryerjes së procedurës kirurgjikale është shumë e lartë, koha e rehabilitimit të pacientit është reduktuar. Përsa i përket sektorit industrial zhvillimi i teknologjisë po sjell një progres madhor kryesisht në industrinë e paisjeve teknologjike dhe atë të automobilave.

Zhvillimi i AI në sektorin industrial po sjell një produktivitet mjaft të madh mujor dhe për një kohë mjaft të shkurtër procesimi. Një zhvillim madhor po ndodh dhe në botën e IT-së (Teknologjisë së Informacionit) ku krijimi i mikro-kompjuterave dhe softuerëve të ndryshëm po sjell një revolucionarizim në aplikime të ndryshme.

Bota e medias është prekur gjithashtu nga ky zhvillim i teknologjisë, ku kamerat robotike , skenat e studiove , transmetimi i informacionit audio-vizual po bëhen gjithnjë e më të shpejtë dhe më atraktivë. Në sektorin kulinar kemi te bejmë me aplikimin e robotëve kuzhiner dhe kamariere.

Në sektorin ushtarak dhe në atë kozmik të tjera zhvillime po ndodhin si: krijimi i droneve ushtarake apo tankeve robotike, gjithashtu dhe evolimi i teknologjisë në astronomi po ndikon në zbulime dhe gjetjen e informacioneve hapsinore të paditura më parë. Sigurisht zhvillimi i teknologjisë po ndikon dhe jo fort këndshëm në shoqëri pasi ky zhvillim mund të riskojë profesionet e ndryshme, pra, në uljen e numrit të punonjësve pasi në kompani apo korporata të mëdha kemi një numër të vogël punonjësish të kualifikuar ose të mbi-kualifikuar dhe proceset e tjera i bën sistemi robotik.

Zhvillimi i inteligjencës artificiale po ndikon në psikologjinë e të rinjve kryesisht të rrjeteve sociale gjatë së cilës bota e internetit apo kryesisht rrjetet sociale po e zënë në kurth psikologjinë e të rinjve.

Teknologjia po i bën njerëzit introvertë dhe dembelë. Shoqëria e sotme nuk është si ajo e mëparshme pasi kemi të bëjmë me konceptin e introvertizmit që do të thotë “Unë dhe Smartfoni”. Nëse nuk do e kontrollojë ketë zhvillim të pakthyeshëm dhe revolucionar të teknologjisë, atëherë mund të na kthehet në boomerang dhe mund ta keqpërdorim atë. Ky zhvillim masiv po ndikon dhe në fuqizimin e krimit kompjuterik (Krimi Kibernetik) e cila mund të riskojë gjithnjë e më tepër privatësinë tonë. Nëse nuk mund ta kontrollojmë progresin masiv të inteligjencës artificiale atëherë mund me plot bindje të themi që Inteligjenca Artificiale po e ul koeficientin e Inteligjencës Natyrale që do të thotë që po na konkuron.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img