Nëse do të shkonte përpara, marrëveshja do të shikonte Adobe të blinte platformën e dizajnit të produktit Figma për 20 miliardë dollarë.
Pas presionit në rritje nga rregullatorët në Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian, Adobe dhe Figma ditën e Hënë thanë se do të anulojnë marrëveshjen e tyre të shkrirjes.
Nëse do të shkonte përpara, marrëveshja do të shikonte Adobe të blinte platformën e dizajnit të produktit Figma për 20 miliardë dollarë. Si rezultat i ndërprerjes së marrëveshjes, Adobe do ti paguajë Figma 1 miliardë dollarë.
“Adobe dhe Figma nuk pajtohen me gjetjet e fundit rregullatorë, por ne besojmë se është në interesin më të mirë të dy kompanive të ecim përpara në mënyrë të pavarur,” tha CEO i Adobe Shantanu Narayen përmes një deklarate.
Adobe arriti një marrëveshje në Shtator të vitit të kaluar me Figma. Kompania refuzoi të ofronte koncensione për autoritetet rregullatorë Britanike të cilat kundërshtuan blerjen muajin e kaluar.
/CIO Albanian