8.7 C
Pristina
spot_img

AKP-ja merr nën kontroll kompleksin “Rajska Banja” në Banjskë

Date:

Share:

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) me asistimin e Policisë së Kosovës, e ka marrë nën kontroll kompleksin “Rajska Banja” në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, aksioni ka nisur dje në orën 12:00.

“Policia e Kosovës sot ka asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit në kuadër të detyrave të veta që ata janë duke i kryer”, ka thënë Elshani.

Elshani ka bërë të ditur se ky kompleks është pronë e ndërmarrjes “Trepça”.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img