4.2 C
Pristina
spot_img

Akti Europian i Tregjeve Dixhitale, Meta dhe TikTok apelojnë

Date:

Share:

Bashkimi Europian në Shtator përzgjodhi 22 shërbime nga 6 kompani teknologjike – Microsoft, Apple, Google, Amazon, Meta dhe TikTok për ti përcaktuar si rojtarë.

Ditën e Enjte TikTok ju bashkua Meta duke apeluar ndaj statusit si “rojtarë” nën Aktin e Tregjeve Dixhitale të Bashkimit European, një ligj i cili aplikon rregulla më të ashpra për kompanitë teknologjike duke bërë më të lehtë që përdoruesit të kalojnë mes shërbimeve rivale.

Ditën e Mërkure Meta sfidoi përcaktimin si “rojtar” për platformat Messenger dhe Marketplace por nuk aplikoi statusin për Facebook dhe WhatsApp.

Bashkimi Europian në Shtator përzgjodhi 22 shërbime nga 6 kompani teknologjike – Microsoft, Apple, Google, Amazon, Meta dhe TikTok për ti përcaktuar si rojtarë.

Ndërsa Microsoft, Google dhe Amazon nuk kundërshtuan përcaktimin e tyre, Apple ende nuk ka komentuar planin. Ndërkaq data 16 Nëntor është afati i fundit i apelimit.

TikTok tha se nuk përmbush kriteret e ligjit për të ardhurat e gjeneruara në zonën ekonomike Europiane për tu përcaktuar si rojtar. Nën DMA, kompanitë me më shumë se 45 milionë përdorues aktivë në muaj dhe vlerë tregu prej 75 miliardë eurosh konsiderohen si rojtarë.

Kujtojmë se TikTok ka 134 milionë përdorues dhe kompania mëmë ByteDance vlerësohet me 223.5 miliardë dollarë. /CIO Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img