14.2 C
Pristina
spot_img

Apple Vision Pro është një pajisje e realitetit virtual dhe të shtuar që kushton 3500 dollarë

Date:

Share:

Apple prezantoi në konferencën WWDC pajisjen e shumë pritur të realitetit virtual dhe të shtuar, Apple Vision Pro, debutimi i parë madhor i një hardueri të ri që prej një dekade.

CEO i Apple Tim Cook tha se pajisja e re shkrin botën e vërtetë me atë virtuale. Firma e teknologjisë gjithashtu prezantoi sistemet më të fundit operativ të iPhone së bashku me përditësime të linjës MacBook.

Pajisja ka 2 orë jetëgjatësi baterie dhe do të kushtojë 3499 dollarë ndërsa në shitje do të dalë vitin e ardhshëm në SHBA.

Kostoja është ndjeshëm më e lartë për një pajisje të realitetit virtual që aktualisht janë në treg. Javën e kaluar Meta prezantoi modelin më të fundit Quest dhe kushton 449 dollarë.

Gjatë konferencës Apple foli shumë pak për inteligjencën artificiale gjeneruese, teknologjinë e cila është shndërruar në kryefjalën e shumë diskutimeve në Silicon Valley.

Apple Vision Pro duke ndryshe nga pajisje të ngjashme në treg dhe ngjan më tepër me syze skish sesa një pajisje e realitetit virtual. Apple përdorur togëfjalëshin “realiteti i shtuar” për të shkruar atë çfarë pajisja e re është e aftë të bëjë.

 

Pajisja funksionon pa kontroller dhe ju jep mundësinë përdoruesve të shfletojnë disa ikona aplikacionesh në një sistem operativ që Apple e quan visionOS. Apple thotë se qindra mijëra aplikacione të iPhone dhe iPad do të vinë.

Pajisja mbështet aksesorët Bluetooth, përfshirë tastierën Magic Keyboard dhe Magic Trackpad.

Vetë pajisja ka një xham i rrethuar nga një kornizë alumini dhe përmban 5 sensorë, 12 kamera, ekran 4K për secilin sy dhe një kompjuter që siç duket ftohet nga një ventilator.

Sistemi përdor një procesor M2 por edhe një çip të ri quajtur R1. Apple premton një izolim nga njerëzit që ju rrethojnë. Pajisja do të shfaqë sytë tuaj në një sistem quajtur EyeSight dhe nëse jeni në VR të plotë, një ekran që ndriçon do ti fshehë sytë për të sugjeruar se nuk jeni i disponueshëm.

Gjithashtu krijon një personazh dixhitale, një avatar, duke skanuar fytyrën tuaj.

Realiteti i shtuar, i njohur ndryshe edhe si realiteti i miksuar, vendos objektet virtual në botën reale për rreth nesh. Përdoruesit mund të aksesojnë aplikacione, të shohin filma dhe të shkruajnë dokumente në një botë virtuale.

Por sot nuk është e qartë ende nëse ka mjaftueshëm kërkesë në treg për një pajisje të tillë teknologjike. Meta, kompania që më shumë se askush ka investuar në realitetin e miksuar, ka humbur dhe po vuan shumë. Vitin e kaluar tregu në fjalë shikoi një rënie të shitjeve globale me 54 përqind sipas IDC.

Kujtojmë se hardueri i fundit që ka debutuar i Apple ka qenë Apple Watch në 2015-ën.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img