Rasti përbënte testin e parë për Aktin e Shërbimeve Dixhitale. Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian, tani do të hetojë sistemet dhe politikat e X në lidhje me disa shkelje të dyshuara të DSA.
Bashkimi Europian ditën e Hënë hapi hetim ndaj platformës X si kompania e parë teknologjike që përballet me rregulloren e re Europiane dizajnuar për të pastruar median sociale dhe mbrojtur njerëzit nga përmbajtjet toksike online.
“Sot kemi vendosur të hapim një hetim formal ndaj X,” nën Aktin e Shërbimeve Dixhitale, tha Komisioneri Europian Thierry Breton përmes një postimi në platformën e njohur më parë si Twitter.
Në përgjigje të tij, Musk tha se BE-ja duhet të hetojë edhe mediat e tjera sociale. Blloku me 27 vende anëtare ka shtuar presionin ndaj X pasi i kërkoi kompanisë në Tetor informacion për mënyrën e menaxhimit të përmbajtjeve të gjuhës së urrejtjes, dezinformimit dhe përmbajtjeve të dhunshme terroriste në lidhje me luftën mes Izraelit dhe Palestinës.
Rasti përbënte testin e parë për Aktin e Shërbimeve Dixhitale. Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian, tani do të hetojë sistemet dhe politikat e X në lidhje me disa shkelje të dyshuara të DSA.
Nga ana tjetër kompania Amerikane tha se ishte e përkushtuar për të operuar në përputhje me DSA dhe po bashkëpunon me proceset rregullatorë. Kompania tha se është e rëndësishme që procesi të zhvillohet jashtë influencës politike dhe të zbatohet ligji.
Hetimi i BE-së do të përqendrohet tek fakti nëse X ka bërë mjaftueshëm për të parandaluar përhapjen e përmbajtjeve të paligjshme siç është gjuha e urrejtjes dhe terrorizmi për 112 milionë përdoruesit Europianë. /PCWorld Albanian