Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Bëhuni i Mençur
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Rriteni fuqinë mendore dhe suksesin.
A ndiheni ndonjëherë intelektualisht inferior ndaj të tjerëve? Dhe mbi të gjitha, a ndiheni sikur nuk ka asgjë që mund të bëni në këtë drejtim-thuase disa njerëz janë thjesht më kreativë, apo kanë aftësi problem-zgjedhëse më shumë kur janë në pyetje matematika dhe teknologjia?
Epo, mendoni përsëri. Në fakt, ka shumë mundësi që njerëzit brilant që ju po i admironi thjesht janë duke e përdorur potencialin e trurit të tyre më shumë sesa ju. Dhe ata nuk janë të veqantë. Në fakt, të gjithë ne mund të mësojmë ta përdorim trurin tonë më mirë. Askush nuk e di si ta bëjë këtë më mirë sesa me gurun e vetë-zhvillimit Brian Tracy.
Në këto pulsime, bazuar në idetë novatore të Trejsit, do të mësoni se si ta ktheni mendjen drejt suksesit. Me ndihmën e disa rregullave të thjeshta, ju mund të stimuloni trurin tuaj dhe të ndezni ato neurone shtesë.
Në këto pulsime do të mësoni:
• pse duhet të lakmoni Mercedesin e ri me shkëlqim të fqinjit tuaj;
• si të mendoni në mënyrë të ngadalshme dhe pozitive
• çfarë mendësie të dobët i çoi librat e Kufijve drejt falimentimit.
Hapi i parë në zhbllokimin e potencialit tuaj mendor është ta ndërroni perspektivën.
Le të imagjinojmë se keni një llogari bankare me një bilanc prej një milion dollarësh. Tani imagjinoni se mund të përdorni vetëm 20,000 dollarë nga ai milion. Kjo do të ishte një situatë mjaft frustruese, apo jo? Por, në mënyrë të pabesueshme, kjo është pak a shumë qasje në pasurinë e fuqisë së trurit brenda kokës suaj. Studimet e fundit kanë zbuluar se një person mesatar përdor vetëm rreth 2 për qind të fuqive të tij mendore.
Me fjalë të tjera, 98 për qind e fuqisë sonë të mundshme qëndron boshe. Por sa potencial është ky? Epo, ne të gjithë kemi rreth 100 miliardë qeliza truri, dhe secila prej këtyre qelizave është e lidhur me rreth 20,000 qeliza të tjera.
Sipas Tony Buzan, një ekspert i trurit, nëse të gjithë mund të përdorin të gjitha qelizat e trurit të tyre, secili person mund të gjenerojë më shumë ide sesa ka molekula në univers!
Për fat të mirë, secili prej nesh është i aftë të përdorë këtë fuqi të papërdorur të trurit. Për të filluar, gjithçka që duhet të bëjmë është të ndryshojmë këndvështrimin tonë.
Fatkeqësisht, perspektivat tona priren të jenë të ngushta dhe të kufizuara, siç tregon anekdota e famshme budiste e mëposhtme.
Gjashtë të verbër të mençur po përpiqen të përshkruajnë një elefant. Njeriu i parë prek veshin e elefantit dhe thotë se një elefant është si një batanije e trashë. E dyta prek një tufë dhe vendos që kafsha është e mprehtë dhe me majë. E treta prek këmbën dhe arrin në përfundimin se një elefant është si një trung peme. I katërti prek anën dhe beson se është si një mur. I pesti ndjen bishtin dhe imagjinon një litar. Dhe njeriu i gjashtë vendos duart mbi kokën e elefantit, i cili i kujton atij një shkëmb.
Të gjithë kanë këndvështrime të ndryshme, dhe megjithëse asnjëra prej tyre nuk është saktësisht e gabuar, secilit i mungon tabloja e plotë duke u fokusuar vetëm në pjesë të veçanta. Ne duhet të zgjerojmë perspektivat tona nëse duam të shmangim të njëjtin fat.
Në hapat e mëpoashtëm, ne do të shikojmë mënyrat se si mund të ndryshoni këndvështrimin tuaj për të filluar të mendoni dhe të jetoni me sukses.
Mënyra se si ne e shikojmë dhe interpretojmë jetën është jashtëzakonisht e rëndësishme për të përfituar sa më shumë prej saj. Për shembull, dikush me një perspektivë optimiste do të shohë një botë plot me potencial dhe të mira, ndërsa një pesimist do të shohë vetëm probleme dhe negativitet. Përballë reagimeve konstruktive, një pesimist mund të mbingarkohet me dështimin e tij, ndërsa një optimist ndoshta do ta shohë atë si një shans për të mësuar dhe për t’u rritur.
Ideja kyçe 2
Kombinimi i të menduarit afatgjatë dhe veprimet e menjëhershme do ti bëjnë qëllimet e ardhme të mundura.
Kur është në pyetje planifikimi në jetë, egzistojnë dy perspektiva që mund ti merrni: Mund ta përvetësoni të menduarit afatshkurtë dhe të koncentroheni në rritjen e kënaqësisë këtu dhe tani, apo mund të mendoni dhe planifikoni për një kohë afatgjate. Të menduarit afatgjatë përqendrohet në të qenit një hap përpara dhe ti konsideroni pasojat e veprimeve tuaja-dhe pastaj pasojat e atyre pasojave, e kështu me radhë.
Pra cila është më e mirë? Epo një shumicë e dërrmuar e njerëzve që janë të lumtur dhe të suksesshëm poashtu fokusohen në të menduarit afatgjatë.
Në vitin 1970, profesori i Harvardit Edward Banfield, i shikoi njerëzit e kategorive të ndryshme socio-ekonomike dhe vërejti se njerëzit që fitonin më shumë para ishin ata që mendonin më larg-shpesh vite apo dekada përpara. Këta janë njerëzit më të mençur të shoqërisë. Por mençuria e tyre nuk erdhi nga të pasurit IQ-së të lartë qiellore; erdhi nga perspektiva e tyre, posaqërisht nga aftësia e tyre për të menduar se si secila prej veprimeve të tyre do ti afronte më afër qëllimeve të tyre finale.
Dhe kjo gjë është njësoj e rëndësishme edhe sot. Sipas revistës Forbes, egzistojnë 290 bilionerë të rinjë në vitin 2015, 66% e të cilëve ishin vetë-bërë dhe kishin filluar prapë nga asgjëja.Për ta gjeneruar këtë pasuri nga një fillim i qëndrueshëm, planifikimi afatgjatë është celësi.
Për t’ju bashkangjitur radhëve të këtyre individëve, ju duhet të mendoni se ku do të donit të ishit në pesë vitet e ardhshme dhe ta gjeni mënyrën se çfarë të bëni tani për të arritur aty. Kjo përfshin të bëni bilanc punën dhe jetën tuaj personale, si dhe shëndetin dhe pavarësinë financiare, dhe pastaj ti merrni vendimet e rëndësishme duke u bazuar në këto informata.
Por ja vlen ta kujtoni: Nuk mjafton thjesht formulimi i një plani të madh; ju duhet poashtu të veproni sipas tij.
Për shembull, a jeni duke menduar ta shijoni një pensionim të rehatshëm? Një numër i madh i Amerikanëve-70%, për të qenë të saktë-jetojnë nga paga në pagë. Ata nuk mendojnë për kursime apo investim në të ardhmen; ata preferojnë të mendojnë afatshkurtër, të fokusohen se cilën veturë mund ta blejnë tani. Kur këta njerëz ta arrijnë moshën e pensionimit, do të përjetojnë shok.
Nëse dëshironi ta shmangni këtë fat, keni nevojë për një plan. Krijoni një llogari te kursimeve menjëherë, dhe çdo muaj, depozitoni 10 deri në 15% të të ardhurave tuaja. Nëpërmjet mrekullisë së interesit të përbërë, investimet relativisht të vogla të bëra në moshë të re – madje edhe 100 dollarë në muaj – mund të rriten në shuma masive në kohën kur të keni dalë në pension. Çdo moment që vononi ose përqendroheni në kënaqësinë afatshkurtër do t’ju kushtojë në pleqëri.
Ideja kyçe 3
Për të marrë vendime më të mira, ngadalësojeni të menduarit.
Mendimet njerëzore janë përgjithësisht pak a shumë sikurse shkuma në një gotë shampanjë-secila zhduket sapo të formohet, bashkë me shumë të tjera. Ndonëse ka gjithnjë shkëndijë mendore dhe gaz, aty definitivisht ka shumë pak substancë reale.
Fatkeqësisht, shumë nga ne e lëjmë veten të dominohemi nga këto mendime kalimtare të shpejta, shkumore. Në vend se ta përdorim trurin tonë për të menduar logjikisht dhe me urtësi, ne i lejojmë mendimet tona emocionale reaguese ti përcaktojnë veprimet tona. Për shembull, kur marrim një lajmërim në telefonin tonë, truri ynë na shtyen menjëherë ta lëmë punën që jemi duke e bërë dhe t’ia hedhim atij një shikim. Apo kur dikush na shqetëson, mendimet tona të menjëhershme të zemëruara shpesh na shpiejnë në shpërthim.
Por nuk ka nevojë të jetë kështu. Në mund ta përdorim trurin tonë në mënyrë më efektive.
Sipas psikologut që ka fituar çmimin Nobel Daniel Kahneman, egzistojnë dy lloje të proceseve të mendimeve. Ka një lloj i të menduarit impulsiv të cilin sapo e përshkruam, dhe pastaj egziston procesi i të menduarit më i ngadalshëm, dhe më racional ku i peshojmë të gjitha opsionet dhe marrim vendime të konsideruara. Kur planifikojmë qëllime afatgjata, shfrytëzimi i kësaj metode të shkurtër të të menduarit do të shpien në vendime më të mira.
Lajmi i mirë është se metoda më e ngadalshme është më e lehtë për tu përdorur; sa më shumë kohë që ju duhet për të marrë një vendim, aq më shumë i jepni mundësi trurit të të menduarit ngadalë të vijë me përgjigjen më të mirë.
Ja disa truqe të thjeshta që mund ti përdorni për ta ngadalësuar të menduarit.
Një taktikë e mirë është të merrni 72 orë para se të merrni një vendim të rëndësishëm. Kjo do të ju jepë kohë të mjaftueshme për të kaluar me kujdes në opsionet e ndryshme.
Asgjë nuk e bën trurin e ngadaltë në ingranazh si një periudhë vetmie. Duke kaluar 30 minuta deri në një orë çdo ditë në një vend të qetë dhe të izoluar, do t’i japë mendjes tuaj kohën që i duhet për të menduar. Mbyllni të gjitha shpërqendrimet, si telefonat dhe muzika, dhe lëreni mendjen tuaj të rrjedhë si një lumë. E lënë vetëm për të menduar, nuk do të kalojë shumë kohë para se mendja juaj të fillojë të gjenerojë ide dhe zgjidhje të shkëlqyera.
Së fundi, kaloni nëpër secilën fazë të modelit GOSPA të autorit për të menduar me kujdes kur mendoni për strategjinë afatgjatë.
• Qëllimet: Cfarë rezultatesh doni të arrini përfundimisht gjatë një periudhe afatgjate kohore të caktuar. Për shembull, çfarë caku rritjeje do të donit të arrini gjatë pesë viteve të ardhshme?
• Objektivat: Targetet e vogla do të ju shpiejnë më afër qëllimeve tuaja. Për shembull, çfarë niveli të rritjes duhet të synoni këtë vit?
• Strategjitë: Si do ti arrini objektivat tuaja? Për shembull, çfarë strategjie marketingu do ta gjenerojë rritjen e kërkuar?
• Prioritetet: Identifikoni veprimet më efektive që do ta bëjnë strategjinë tuaj t suksesshme.
• Veprimet: Puna e përditshme që do të ju shpie përfundimisht tek qëllimet tuaja.
Kalimi i modelit GOSPA, hap pas hapi, do t’i lejojë trurit tuaj që mendon ngadalë hapësirën për të marrë vendimet më të mira. Herën tjetër që ju duhet të mendoni për një strategji afatgjatë, sigurohuni që ta përdorni atë.
Ideja kyçe 4
Suksesi varet nga hulumtimi intenziv dhe bërja e pyetjeve të duhura.
Deri tani kemi folur më së shumëti se si perspektivat e ndryshme mund të ndihmojnë në zhvillimin tuaj personal. Në këtë pulsim, le të shikojmë se sa ndryshimi i mendësisë tuaj mund të ju ndihmojë në botën e biznesit.
Ja një pyetje për ju: Pse ndodh që 80% e produkteve të reja dështojnë dhe duhet të tërhiqen nga tregu?
Sipas revistes Forbes, faktori kryesor përcaktues se pse një biznes do të ia dalë është kërkesa konsumatore për produktin apo shërbimin e tyre. Shumë thjeshtë, nëse askush nuk është në gjendje ta përdorë produktin tuaj, do të dështoni.
Pra si siguroheni që konsumatorët tuaj e duan atë që po shisni?
Hulumtimi intenziv është në zemër të tregimeve të bizneseve të suksesshme. Nëse nuk dini mjaftueshëm rreth tregut tuaj potencial, do të dështoni. Shumë e thjeshtë.
Një mënyrë e mirë për të filluar është ti pyesni të tjerët. Nuk ka zëvendësim për ekspertizën; ekspertët në fushën tuaj sipas të gjitha gjasave do të jenë në gjendje ta përcaktojnë cilësinë e idesë tuaj, andaj pyetini ata gjithsesi. Poashtu, ju duhet të kërkoni njerëzit që tashmë kanë shkelur të njejtin shteg. Një kërkim i thjeshtë në Google për idenë tuaj potenciale me siguri do të sjellë informacione rreth asaj që njerëzit tashmë e kanë gjetur rreth saj.
Ju madje mund t’i pyesni këta pionierë ballë për ballë. Me pak fjalë, dilni nga rruga juaj për të marrë të gjitha faktet.
Pasi të keni një ide bazë për një produkt të zbatueshëm, është koha të zbuloni nëse njerëzit do ta blejnë atë. Por mos kërkoni vetëm prova të madhështisë së produktit tuaj. Kjo mund të çojë në paragjykim konfirmimi, ku fiksoheni vetëm në gjetjen e informacionit që vërteton idenë tuaj. Në vend të kësaj, ju duhet të silleni si një shkencëtar.
Krijoni një hipotezë për atë që mendoni se produkti juaj do të sjellë në treg dhe më pas përpiquni ta kundërshtoni atë.
Për shembull, imagjinoni se keni krijuar një lloj të ri detergjenti për larjen e rrobave. Hipoteza juaj do të jetë diçka e tillë, “Unë mendoj se njerëzit do të blejnë detergjentin tim të ri të rrobave.” Më pas, ju përpiqeni të provoni pse hipoteza juaj është e gabuar. Dilni dhe inkurajoni klientët e mundshëm që të bëjnë vrima në produktin tuaj; pyesni ata pse nuk do ta blejnë atë, ose pse duhet të shkojnë me një markë rivale. Nëse ata ende duken të interesuar pavarësisht fushatës suaj kundër, ju mund të keni gjetur një fitues.
Natyrisht, kjo qasje kërkon ndershmëri të plotë nga ana juaj. Nëse ideja ose produkti juaj është më i rëndësishëm për ju sesa e vërteta, atëherë nuk do të zbuloni se çfarë duhet të dini për të. Pra, adoptoni një gatishmëri totale për të dështuar dhe mësuar – dhe gjykoni të dashurit tuaj sipas meritave të tyre të vërteta.
Ideja kyçe 5
Në një botë vazhdimisht ndryshuese, kaotike, ndjekja e një qëllimi të shkruar do të ju ndihmojë të qëndroni në rrugë të duhur.
Jetojmë në kohë të egra: teknologjia po zhvillohet me shpejtësi marramendëse; informacioni dhe idetë e reja mund të përhapen në të gjithë botën në pak minuta; dhe konkurrenca – qoftë nga një biznes apo koleg rival – është më e ashpër se kurrë.
Në këtë botë hiperdinamike, shumë prej nesh janë të mbingarkuar. Jetët tona duken si një sfidë e vazhdueshme të cilës i përgjigjemi dhe mbahemi në të në çdo ndryshim të ri. Natyrshëm, nëse kaloni jetën tuaj në këtë mënyrë, asnjëherë nuk do të jeni të suksesshem.
Pra si mund ti ikni këtij fati?
Qëllimet. Ata me qëllime të qarta për ti ndjekur kanë një ide më të mirë se cila informatë është e rëndësishme, dhe cila duhet të injorohet. Gjithashtu, meqenëse ata e dijnë se ku duhet të jenë përfundimisht, ata me qëllime mund të përshtaten më lehtë para ndryshimit.
Përkundër rëndësisë së tyre, qëllimet reale janë shumë të rralla. Vetëm 3% e njerëzve kanë qëllime të qarta, të shkruara që i ndihmojnë ata të drejtohen në jetë. Nëse nuk jeni nga ata 3% tashmë, duhet t’ju bashkoheni atyre menjëherë.
Së pari, merrni një letër; qëllimet janë më efektive kur janë të dukshme.
Pastaj filloni duke menduar se çfarë dëshironi të arrini brenda një viti apo më shumë. Mendoni dhjetë gjëra që doni ti bëni. Disa nga këto qëllime do të mund ti arrini shumë shpejtë, përderisa të tjerat mund të marrin 12 muaj të plotë kohë.
Shkruajeni secilin qëllim në mënyrë specifike: përdoreni kohën e tashme, bëni ato personale, dhe sigurohuni që ato të jenë pozitive. Për shembull, le të themi se doni të shkruani një roman. Do të mund ta shkruanit qëllimin kështu: ‘’E përfundoj romanin tim me 31 gusht, këtë vit.’’ Apo, nëse doni të hiqni dorë nga ushqimi i pashëndetshëm, nuk duhet të përdorni fjalë negative-‘’’ndaloni së ngrëni ushqim të pashëndetshëm’’-por fraza fuqizuese, sikurse ‘’Unë ha shëndetshëm.’’
Më pas, shikoni këtë listë qëllimesh dhe gjeni atë që vërtet dallohet si diçka që dëshironi të arrini këtë vit. Pasi të keni gjetur këtë qëllim, ai bëhet, sipas fjalëve të autorit, “qëllimi juaj kryesor i caktuar në jetë”.
Hiqni një copë letre të freskët dhe gjeni të paktën 20 gjëra që mund të bëni për ta bërë këtë qëllim realitet. Për romanin tuaj, këto mini-qëllime mund të jenë “kërkim për redaktorët e mundshëm” ose “klasa të plota shkrimi”. Bëjeni këtë listë në një listë kontrolli dhe trajtoni detyrën e parë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Nëse kontrolloni diçka nga lista juaj çdo ditë, nuk do të kalojë shumë kohë para se të keni arritur qëllimin tuaj përfundimtar.
Ideja kyçe 6
Përdorni kohën tuaj në punë për të adresuar detyra të rëndësishme. Mos e humbni kohën e çmuar duke luajtur ose duke e shtyrë.
Të gjithë ne e dimë se në mënyrë që ta kenë një edukim, fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Por ndodh që mu në shkollë njerëzit marrin një shprehi shumë të keqe-një shprehi që do të ju kushtojë kur të hyjnë në botën e punës.
Shprehia e tmerrshme është loja. Nga momenti që fillojmë shkollën e deri në kohën kur diplomojmë, loja është në qendër të përvojës tonë fëmijërore: luajmë në mëngjes, në pushim, pas shkollës dhe në fundjava.
Problemi është se kjo dëshirë për të luajtur nuk përfundon kur e lëmë shkollën dhe fillojmë punën.
Studimet kanë treguar se punëtori mesatar punon me të vërtetë vetëm mes orës 11 paradite dhe 3.30 pasdite, dhe madje edhe atëherë, shumicën e kësaj kohe të shkurtër e kalon duke ndërvepruar me kolegët.
Fatkeqësisht, ku fokusi në lojë i limiton aftësitë tona. Por si?
Vlera më e madhe që keni në jetën tuaj është ‘’aftësia për të fituar;-ajo që të tjerët janë të gatshëm të paguajnë për ta përfunduar një detyrë. Të qenit i suksesshëm varet se sa shpejt dhe sa efektivisht mund ti kryeni punët.
Prandaj, nëse dëshironi të rangoheni me të suksesshmit, duhet të kaloni çdo orë pune duke punuar-jo të shkoni për kafe me kolegë, të humbisni orët në internet apo ta kontrolloni emailin dhe mediat tuaja sociale pafundësisht.
Natyrisht, fokusimi në punën që keni para vetes është diçka që thuhet më lehtë sesa bëhet. Provokimi për të luajtur dhe për ti shtyer punët është thellë i rrënjosur brenda nesh. Por fatmirësisht, egzistojnë disa teknika të sigurta që do të ju ndihmojnë të keni sukses.
Ligji i Treshit është një metodë e mrekullueshme. Ligji i Treshit argumenton se vetëm tre nga detyrat tuaja do të përfaqësojnë 90 për qind të rezultateve tuaja. Prandaj, çelësi është të identifikoni dhe të përqendroni të gjithë punën tuaj në këto tre gjëra.
Për të gjetur këto tre detyra vendimtare, shkruani të gjitha gjërat që duhet të bëni. Ndoshta do të gjeni një listë mjaft të gjatë, por mos u shqetësoni. Më pas, bëjini vetes tri pyetje të rëndësishme.
1.Sikur ta bëja vetëm një gjë të vetme sot, cila gjë do të gjeneronte rezultatin më të madh?
2.Sikur ti bëja dy gjëra në listën e ditës së sotme, cila gjë do te gjeneronte rezultatin e dytë më të madh?
3.Nëse do ti bëja tri gjëra në listën e ditës së sotme, cila gjë do të gjeneronte rezultatet e treta më të mëdha?
Për t’ju ndihmuar ti identifikoni arsyet e duhura, duhet ti konsultoni kolegët apo shefin tuaj. Nga të gjitha detyrat dhe punët për të cilat jeni përgjegjës, cilat mendojnë ata se janë tri nga më të rëndësishmet.
Sapo ti keni tri, dita juaj e punës duhet të fokusohet në arritjen e tyre; detyrat tuaja tjera thjeshtë nuk kanë rëndësi. Në atë mënyrë, do ti kryeni punët, dhe do ta rrisni potencialin e fitimit.
Ideja kyçe 7
Suksesi në botën moderne kërkon mendje fleksibile që vazhdon të mësojë.
Bota jonë po zhvillohet vazhdimisht. Në fakt, ne jemi duke jetuar në kohët më të trazuara në historinë njerëzore.
Prandaj, për të qenë i suksesshëm, duhet të jeni të vetëdijshëm për avansimet teknologjike. Thjesht konsideroni tregimin paralajmërues të Kufinjëve, shitësi masiv i librave që doli nga biznesi pasi Kindle dhe iPad revolucionarizuan industrinë e printimit.
Kufijtë u falimentuan nga harresa e tij dhe nëse doni të shmangni një fat të ngjashëm, do t’ju duhet të përdorni të menduarit fleksibël. Të menduarit fleksibël mund të përshkruhet më së miri si aftësia për të reaguar dhe përshtatur shpejt përballë ndryshimeve dramatike. Ndryshe nga drejtuesit në Borders, mendimtarët fleksibël do të kuptojnë rëndësinë e ndryshimit dhe inovacionit dhe do të përshtaten në përputhje me rrethanat.
Por si të zhvilloni mendësinë e duhur për të menduarit fleksibël?
Mënyra më e mirë për ta mbajtur veten nga rënia në zonën e rehatisë është ta bëni atë që autori e quan të menduarit me bazë zeron. Për ta bërë këtë duhet që vazhdimisht ta vini në pikëpyetje vlerën e gjithçkaje që bëni. Më specifikisht, duhet t’ia bëni vetes një pyetje të vështirë: ‘’Nëse më jepet mundësia ta bëjë këtë gjë prapë nga fillimi, a do ta bëja?’’
Bëjani vetes këtë pyetje të thjeshtë në çdo fushë të jetës tuaj: për shembull, a janë shokët tuaj me një koleg që nëse filloni të punoni në kompani sot, nuk do ta shoqëronit atë? Ndoshta është dikush që ju ka pëlqyer të shoqëroheni me të, por tani mendoni se ju mban prapa. Ose ndoshta keni marrë një vendim biznesor apo zgjedhje karriere të cilën e keni kuptuar që nuk duhej ta kishit bërë?
Çfarëdo përfundimi të pakëndshëm që rezulton të menduarit me bazë zero, ju duhet të jeni të pamëshirshëm në zhbërjen e këtyre “gabimeve”. Kjo nuk është e lehtë; do t’ju duhet të pranoni se keni bërë zgjedhjen e gabuar dhe, akoma më e rëndësishmja, do t’ju duhet të pranoni që investimet tuaja në këto fusha – qoftë koha, kapitali apo emocionet – do të humbasin. Ju thjesht duhet ta pranoni këtë dhe të shkurtoni humbjet tuaja. Sado e dhimbshme të jetë tani, do të jetë më mirë në planin afatgjatë.
Fatmirësisht, sadoqë të jetë e vështirë ti largoni aktivitetet që më nuk ju sjellin shpërblim, rezultatet ja vlejnë. Do ta shihni se do të keni më shumë kohë, më shumë energji dhe ndjenjë të jashtëzakonshme të lehtësimit.
Për më tepër, do të bëheni edhe më fleksibil. Do ta gjeni veten në një pozitë më të mirë, gati ti lini gjërat që ju ngadalësojnë dhe të merrni mundësi të reja që shfaqen për ju.
Ideja kyçe 8
Shmangeni të menduarit mekanik duke marrë shanca kreative.
Nëse ju pëlqen gatimi, me siguri e dini që përpjekja e parë për të ndjekur një recetë të re shpesh mund të shpie në një fatkeqësi kuzhine. Por një gatues i mirë mëson nga këto gabime, provon përsëri dhe mund të përfundojë me një gjellë të re të preferuar.
Të menduarit e mençur funksionon në të njëjtën mënyrë: duhet të merrni mundësitë, të bëni gabime, të mësoni nga këto gabime dhe të gjeni mënyra kreative për tu përmirësuar. Kjo është e kundërta e të menduarit mekanikë.
Mendimtarët mekanikë besojnë në ekstreme-gjërat janë ose komplet sukses apo komplet dështim, pa hapësirë për ndonjë gjë tjetër në mes. Ata poashtu priren ta refuzojnë mendimin risimtar, pjesërisht për shkak të frikës së dështimit. Por kjo frikë që shkakton Kritika apo përqeshja shpesh i lë ata të ngecur me ide dhe metoda të vjetra.
Natyrisht, këta njerëz nuk janë aq të suksesshëm, ngase ata rrallë dalin nga zona e tyre e rehatisë apo rrallë bëjnë ndryshime. Mund ta njihni një restaurant që udhëheqet nga një mendimtar mekanik sepse këto restaurante duken të ngecura në të kaluarën, me pajisje të zbehta dhe me të njëjtën menu të mërzitshme dhe të vjetëruar.
Ata që mendojnë në mënyrë kreative, në anën tjetër, i mbajnë çelësat e suksesit sepse ata janë vazhdimisht duke kërkuar përmirësim. Aty ku mendimtarët mekanikë fiksohen në probleme, njerëzit kreativë fokusohen në zgjidhje.
Në mënyrë që të filloni të mendoni në mënyrë kreative edhe ju, ndiqni këta hapa të thjeshtë.
Filloni duke shikuar punën që bëni dhe kërkoni një problem. Për shembull, nëse jeni pronar biznesi, mendoni se çfare po e mban prapa atë. Sapo ta keni përcaktuar ‘’problemin’’, hapi i ardhshëm është ta pranoni se, në fakt nuk e keni përcaktuar. Përfundimi juaj është sigurisht pothuajse shumë i gjerë, andaj filloni ta ndani atë në pjesë.
Për shembull, ju mund ta keni përcaktuar problemin tuaj si “nuk keni të ardhura të mjaftueshme” – por mendoni përsëri. Ndoshta kjo është për shkak se “nuk janë njerëz të mjaftueshëm duke blerë produktin tuaj”, gjë që çon në “njerëzit preferojnë produktin e rivalit tuaj” dhe më pas “produkti juaj nuk është në përputhje me teknologjinë më të fundit”. Vazhdoni të punoni derisa të dilni me problemin e vërtetë themelor.
Sapo ta keni një problem, është koha ta gjeni një zgjidhje. Punoni shumë dhe pranojeni ndihmën e ekipit tuaj për ta gjetur atë. Sapo ta keni gjetur, mundeni të hamendësoni se çfarë të bëni tutje. Po, saktë: vazhdoni dhe identifikoni edhe më shumë zgjidhje.
Bëni një listë të tyre, përpara se të vendosni më në fund se cila mendoni se do të funksionojë më mirë. Më pas, caktoni treguesit kryesorë të performancës (TKP) për këtë zgjidhje (këto do t’ju tregojnë nëse zgjidhja juaj po funksionon) dhe caktoni dikë që të marrë përgjegjësinë e përgjithshme. Më pas caktoni një afat për zbatimin e tij. Sigurisht, ekziston mundësia që zgjidhja juaj të mos funksionojë, kështu që zhvilloni disa plane rezervë për çdo rast.
Duke zbatuar këtë qasje strukturore për të gjetur zgjidhje kreative, biznesi juaj ka shanset më të mira për të qëndruar përpara lojës dhe për të lulëzuar në një botë që ndryshon gjithnjë.
Ideja kyçe 9
Të bërit i pasur fillon nga të menduarit si i pasur.
Cili është sekreti i pasurisë? Pse disa njerëz janë më të pasur, përderisa disa nga ne mbesin të varfër? Cili është sekreti i tyre?
Aq befauese sa mund të duket, të pasurit nuk kanë ndonje sekret. Çdokush mund të bëhet i pasur nëse fillon të mendojë si një person i tillë. Kjo ndodh sepse ligji i korrespodencës, i cili thotë se mënyra se si e poziciononi veten tuaj nga brenda-pra pikëpamja dhe përceptimet tuaja mbi jetën-do të reflektohen në botën e jashtme. Për shembull, nëse e përceptoni veten si të vlefshëm, punëtor dhe një vlerë për botën, do ta shihni veten duke arritur sukses.
Ligji i korrespodencës funksionon vërtet: kur autori ishte i varfër, një herë ai dëshmoi dikë në të njëjtën shkollë të mbrëmjes kur ai ngjitej në klasë me një Mercedes të shtrenjtë e të bukur. Ai donte një të tillë menjëherë. Kështu ai filloi të mendojë si një njeri i pasur. Ai lexoi për miliarderët, gjeti një punë më të mirë dhe punoi më gjatë dhe më shumë për punëdhënësit e tij. Shumë shpejt, ai kishte fituar mjaftueshëm bonuse sa të mund të blinte vetë të njëjtin Mercedes. Ai do të bëhej një sukses sepse filloi të mendonte si një person i suksesshëm.
Sikurse autori, nëse dëshironi të bëheni të pasur, atëherë është koha që ta zhvilloni një mendësi të të pasurit. Për ta bërë këtë gjë, duhet të filloni të analizoni se çfarë bëjnë njerëzit e pasur. Shikoni intervista me biolionerë dhe lexoni rreth tyre. Veqanarisht, shikoni shprehitë që i bëjnë ata të suksesshëm.
Shprehitë janë me siguri elementi më i rëndësishëm për tu bërë i suksesshëm. Në fund të fundit, ato e përcaktojnë 95% të asaj që bëni. Andaj fokusohuni me kujdes në zhvillimin e shprehive të fuqishme.
Për ta bërë një shprehi të mirë-për shembull, zgjimi i hershëm-fokusohuni në një element në një kohë, dhe mundohuni ta bëni atë çdo ditë. Pas 20 apo 30 ditëve, me siguri do ta keni bërë këtë shprehi pjesë të jetës tuaj, dhe pastaj mund të kaloni tek tjetra, si psh planifikimi i detyrave çdo javë,a po menagjimi i investimeve tuaja për ti marrë rezultatet më të mirë.
Dhe edhe nëse keni zhvilluar disa shprehi të mira tanimë, nuk duhet të pushoni. Njerëzit e pasur janë gjithnjë në kërkim të mundësive të reja për tu zhvilluar, dhe kështu duhet të jeni edhe ju. Vazhdoni të kërkoni dhe të mësoni. Mendësia e pasurisë varet në të.
Përmbledhja Përfundimtare
Mesazhi kyç në këto pulsime është:
Ka mënyra të mira dhe mënyra të këqija për ta përdorur trurin tuaj. Mund të keni mendje të shkujdesur dhe të pafokusuar që vetëm dëshiron të mësojë për gjërat që i forcojnë paragjykimet tuaja negative, ose keni një mendje të mprehte dhe kreative. Kjo e fundit i sheh gjërat pozitive në jetë dhe gjen sukses në të qenit kërkuese, përshtatëse dhe risimtare. Prandaj, ndaloni së shtyeri gjërat, përdorni të menduarit fleksibil, shkruani qëllimet tuaja, ndryshoni perspektivën dhe përvetësoni mendësinë e të pasurit.
Këshillë vepruese:
Shiheni mundësinë në çdo sfidë.
Ndani pak kohë për të menduar për problemin tuaj më të madh. Tani, në vend se të mendoni për të si për një problem, mundohuni të mendoni për të si për një dhuratë-një mundësi për të mësuar diçka për veten. Ndoshta do të ju ofrojë kuptim rreth sjelljes tuaj, dhe të ju ofrojë një mundësi për të ndryshuar në të ardhmen dhe për tu bërë edhe më i suksesshëm. Mos harroni fjalët e Henry Ford: “Dështimi dhe vështirësitë janë shanse për të filluar nga e para dhe për ta përmirësuar atë.”
Keni komente?
Me siguri do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Sugjerohet lexim i mëtejshëm: Psikologjia e shitjes nga Brian Tracy
Psikologjia e shitjes (2004) do t’ju shkollojë në psikologjinë e konsumit. Këto pulsime zbulojnë teknikat e përdorura nga shitës të shquar – teknika që mund t’i përdorni për të rritur performancën tuaj të shitjeve në çdo treg.