Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Bisedat me Vajzën time për Ekonominë
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua? Një abetare fillestare në teorinë ekonomike.
Lakoret e rendimentit, këmbimet e paracaktuara, kërkesa mesatare agregate! Ekonomia mund të jetë një temë e frikshme. Edhe të flasësh për bazat e saj është e vështirë. Sidoqoftë, në botën tonë skajshmërisht të financializuar, ta kuptoni natyrën e parave dhe të tregut është më e rëndësishme se asnjëherë më parë.
Kjo është pikërisht pse Ministrja e mëhershme e Financave Greke Yanis Varoufakis e shkroi librin ”Bisedat me Vajzën time për Ekonominë”-për ti prezantuar nuancat e kësaj fushe komplekse aq qartë saqë edhe një fëmijë mund ti kuptojë bazat e saj.
Këto pulsime i kapin pikat kyqe të kësaj abetareje të qasshme mbi teorinë ekonomike.Duke e lexuar, do ta përjetoni një përmbytje të fuqishme në brendësinë dhe të jashtmen e peizazhit tonë bashkëkohor financiar. Do ta zbuloni prej nga vijnë paratë, si dominoi logjika e tregut në jetën tonë, dhe si mund ta përshtatim ekonominë në atë mënyrë që të funksionojë për të gjithë.
Në këto pulsime do të mësoni:
- Sa i ndryshëm është moussaka nga një iPad
- Pse cigaret janë valutë e shkëlqyeshme; dhe
- Si mundet automatizimi ta rrënojë ekonominë.
Ideja kyçe 1
Tepricat agrokulturale e përgadisin skenën për pabarazinë moderne ekonomike.
Janar 1788. Njëmbëdhjetë anije Britaneze arrijnë në brigjet e Australisë. Këta kolonistë të parë sjellin me vete armë, mjete metalike, kafshë shtëpiake dhe sëmundje Evropiane. Banorët origjinale të Australisë, Aborigjinët, nuk i kanë asnjë prej këtyre sendeve. Ata vështirë mund të rezistojnë teksa banorët e rinjë ua pushtojnë shtëpitë.
Pse ndodhi kjo në këtë mënyrë, e jo në një tjetër? Pse Aborigjinët e pushtuan Londrën? Nuk është se Aborigjinët ishin përherë më pak të zhvilluar sesa Evropianët. Jo, dallimi kyq ishin kushtet materiale në të cilat është zhvilluar çdo shoqëri.
Ndërsa aborigjenët mund të jetonin lehtësisht nga gjuetia dhe grumbullimi, britanikët u mbështetën në bujqësi – gjë që çoi në një zinxhir të tërë zhvillimesh të mëvonshme.
Mesazhi kyç këtu është: Tepricat agrokulturore e përgaditën skenën për pabarazinë ekonomike moderne.
Pra, si ndodhi që agrokultura çoi në pushtimin e shumicës së botës nga Evropa? Epo, 12.000 vite më parë, kur njerëzit filluan të merren me ferma, për herë të parë njerëzit mund të prodhonin më shumë ushqim sesa që aktualisht ju nevojitej për të mbijetuar. Ky prodhim në tepricë, i quajtur surplus, lejoi më shumë siguri materiale, por poashtu kërkoni zbulime të reja për ta mbajtur dhe menagjuar prodhimin e tepruar.
Së pari, kërkoi që ndërtesat ta ruanin, të shkruanin për ta mbajtur nën kontroll dhe rojë për të garantuar sigurinë e tij. Me këto në vend, njerëzit mund madje të fillonin të tregtonin. Thekra për grurin, gruri për elbin. Do të mundeshit poashtu ta lini tepricën në vend dhe thjeshtë ti shitnit produktet që e përfaqësonin atë. Apo ti shisnit produktet për tepricën që ende nuk egzistonte.Papritmas, keni para dhe kredit.
Sidoqoftë, paraja funksionon kur çdokush beson se funksionon. Prandaj, vlera e saj duhej të përforcohej pra, nga forca. Kështuqë, këto shoqëri zhvilluan burokracitë që ti llogarisin paratë dhe ushtritë e tyre për ta siguruar legjitimitetin e tyre. Shumë shpejtë, keni një kastë të tërë njerëzish që nuk prodhojnë me tepricë por kanë fuqi të madhe në shpërndarjen e saj. Papritmas, ka hierarki.
Pra derisa Aborigjinët po jetonin me duar në gojë, duke zhvilluar një shoqëri të pasur në poezi, muzikë dhe mit, Evropianët po mblidhnin tepricat dhe po zhvillonin një shoqëri të bazuar në para, menagjment dhe hierarki. Pabarazia materiale në mes të këtyre shoqërive nuk bazohej në dallimet e përhershme, sikurse gjenetika, por ishte rezultat i kushteve të ndryshme materiale.
Por, siq e dimë, Evropianët nuk e shihin këtë gjë në këtë mënyrë. Ata, sikurse të gjitha kulturat, kishin një sistem besimi-një ideologji-që i përforcoi këto kushte si të pashmangshme dhe të sakta.Sipas tyre, ata thjesht nuk kishin mjaft, dhe meritonin më shumë. Kështu kur kolonistët arritën në vitin 1788, ata menduan se Australia ishte e tyre.
Ideja kyçe 2
Shoqëria jonë tregtare e vendos vlerën e shkëmbimit mbi gjithçka tjetër.
E dielë e Pashkëve.Familja juaj ulet rreth tavolinës duke ngrënë moussaka dhe duke treguar shaka. Dielli është i ngrohtë, ushqimi i mirë, dhe të gjithë po qeshin. Vërtetë, këto janë gjërat e mira në jetë. Por, a janë ato të mira si të mirat që do ti blenit në Amazonë?
Jo, jo aspak. Të mirat si moussakat e gjyshes tuaj janë bërë për tu ndarë me të tjerët. Vlera e tyre është e rrënjosur në përdorim. Të mirat që i bleni nga Amazona, sikurse ora apo një iPad, janë ndryshe. Ato janë komoditete-që domethënë, të mira të shitura në treg. Vlera e tyre është çmimi i tyre, ndonjëherë e quajtur shkëmbimi valutor.
Pra cila lloj vlerë është më e vlefshme? Pëlqejeni ose jo, në botën tonë bashkëkohore, vlera e shkëmbimit mbretëron më së shumëti.
Mesazhi kyç këtu është: Shoqëria jonë tregtare e vë vlerën e shkëmbimit mbi të gjitha të tjerat.
Ne e quajmë shoqërinë tonë shoqëri tregu sepse logjika e shkëmbimit ka depërtuar pothuajse në çdo aspekt të jetës. Shtëpia në të cilën jetoni, toka ku uleni, madje edhe koha dhe përpjekjet tuaja-të gjitha këto gjëra e kanë të caktuar një çmim dhe shkëmbehen në treg. Thënë shkurt, ato janë mallra.
Por nuk ka qenë gjithnjë kështu. Përderisa shoqëritë kanë pasur tregje, ato nuk ishin forca dominuese. Merreni për shembull Evropën para industriale në Kohët e Mesjetës. Toka nuk blihej as nuk shitej por trashëgohej nga Zotërinjtë. Serfëve nuk u pagua një rrogë; ata thjesht punonin për të prodhuar ushqim. Zotërinjtë e konfiskuan këtë ushqim në këmbim të mbrojtjes. Ky ishte një shkëmbim, por nuk ishte një treg. Nuk kishte çmime, vetëm detyrime dhe privilegje që qeverisnin kush merrte çfarë.
Kur tregtia globale filloi në vitet 1500, ky sistem u prish. Tregtarët grumbulluan pasuri duke shitur mallra të qëndrueshme si leshi për blerësit e largët. Lordët panë që fshatarët që kultivonin ushqimin krijonin vetëm mallra për t’u përdorur – asnjë për të shitur. Kështu, duke dashur të merrnin pjesë në aksion, ata i përzunë fshatarët nga toka dhe filluan ta përdorin atë për të prodhuar mallra si leshi.
Papritmas, toka kishte një vlerë shkëmbyese. Fshatarët, më nuk mund ta krijonin ushqimin e tyre, ju duhej të endeshin nëpër tokë duke shitur gjërat e vetme që i kishin: kohën dhe pushimin e tyre. Tani puna kishte një vlerë shkëmbyese poashtu.
Ardhja e industrializimit dhe puna në fabrikë e shpeshtoi këtë proces. Së shpejti, shumica e njerëzve po e shitnin punën e tyre në tregun e punës në mënyrë që të mund ti blinin të mirat në tregun e mallrave. Me kalimin e kohës, shoqëria u bë më e përqendruar në këto shkëmbime tregu.
Ideja kyçe 3
Borgji e ushqen urinë e vazhdueshme të shoqërisë për fitim.
Le të themi se jeni një bujkrob, i sapoçmuar nga toka e zotëriut tuaj. Për të mbijetuar në këtë shoqëri të re të tregut, ju duhet të fitoni para. Tani, ju mund të shkoni dhe të shisni punën tuaj në minierat e qymyrit të sapo hapura, ose mund të shkoni në biznes duke prodhuar lesh. Natyrisht, kjo e fundit është e preferueshme. Por, ka një çmim.
Fillimisht duhet ti mbuloni paratë e çmimeve të start-upit. Ju duhen para për të marrë tokë me qira, të bleni ca dele dhe të paguani disa punëtorë. Fatmirësisht, peshkaqeni i kredisë lokale mund të ju ndihmojë-nëse e paguani atë me interes. Ju e bëni marrëveshjen.
Urime, nuk jeni më bujkrob! Tani jeni ndërmarrës. Poashtu jeni në borgj, dhe mënyra më e mirë për të dalë nga borgji është duke e kthyer atë në fitim.
Mesazhi kyç këtu është: Borgji e ushqen urinë e vazhdueshme të shoqërisë tregtare për fitim.
Njerëzit i kanë bërë gjithnjë ndere njëri-tjetrit. Një fqi e ndihmon një tjetër për ta këputur një dru që javën tjetër, të mund ti kërkoj nder poashtu.Këto veprime të ndihmës reciproke bazohen në solidaritet komunitar. Në fund të fundit, kur dikush thotë, ‘’Faleminderit, ju kam borgj’’ai në fakt nuk e mendon atë literalisht.
Borgji është ndryshe sepse i përfshin dy elemente të reja në këtë lidhje.Së pari-një kontratë-e formalizon reciprocitetin si një obligim legal, shpesh për tu paguar në sasi të larta të vlerës së shkëmbimit. E dyta është interesi. Kjo është vlerë e shtuar që borgjliu e ka borgj mbi borgjin fillestar.
Në një shoqëri tregtare, çdokush që nuk është tashmë i pasur duhet të marrë borgj për të prodhuar diçka. Dhe meqenëse borgji vie me kamatë, ndarja nuk është e mirë mjaftueshëm; borgjliu duhet ta kthejë një fitim. Natyrisht, fitimi nënkupton ta kaloni konkurencën duke prodhuar më shumë të mira, në çmimin më të ulët, me më së paku shpenzime.
Prandaj, ndërmarrësit, sikur bujkrobi ynë që prodhon lesh, duhet ti paguajë punëtorët pak e më pak derisa investon më shumë në gjërat si toka dhe mjetet e punës. Ky presion e hedh jashtë një cikël të egër të marrjes së borgjit, duke krijuar fitime, dhe duke shkurtuar kosto. Po rezultati? Ata që mund të marrin para hua, grumbullojnë shumë e më shumë pasuri, përderisa ata që duhet të punojnë janë në stres të vazhdueshëm financiar.
Shumë besime, sikurse Krishterimi dhe Islami e kanë sanksionuar marrjen e borgjit dhe e kanë ndaluar grumbullimin e kamatës. Sidoqoftë, me ardhjen e shoqërisë tregtare, këto ndalesa u dobësuan. Ky është vetëm një tjetër shembull i gjendjeve material të shoqërisë duke i ushqyer ideologjitë e saj.
Ideja kyçe 4
Në shoqëritë tregtare, bankat nuk mund të dështojnë-por ju po.
Imagjinoni sikur ta merrni një hua prej një million dollarëve nga një bankë? Prej nga vie gjithë ajo para në dorë? Një kasafortë diku prapa? Jo, jo dhe aq. Në fakt, banka thjesht shton disa zero në gjendjen e llogarisë tuaj, dhe poof! Një milion dollarë krijohen nga ajri i hollë.
Këto para tani egzistojnë me pritshmërinë që do ti paguani ato në të ardhmen. Por nëse nuk i paguani, do të vuani pasoja të mëdha. Për privilegj të marrjes së huasë, ju paguani bankën në këste dhe interes. Sa më shumë që bën hua një bankë, aq më shumë para mbledh. Prandaj bankat bëjnë hua sa më shumë që munden.
Por çfarë ndodh nëse një bankë bën hua të këqija të cilat askush nuk mund të ja paguajë apo t’ia kthejë? A do ti vuajnë bankierët pasojat e mëdha? Nuk ka mundësi.
Mesazhi kyç këtu është: Në shoqëritë tregtare, bankat nuk mund të dështojnë- por ju po.
Në shoqëritë tregtare, paratë duhet të lëvizin në mënyrë që të funksionojë ekonomia. Bankat e ndihmojnë këtë proces duke dhënë hua dhe duke u bërë përgjegjëse për ato borgje. Ndonjëherë, kjo funksionon mjaft mirë. Kështu, më shumë njerëz mund të bëjnë më shumë biznes, dhe rrjedhimisht, të fitojnë më shumë. Sidoqoftë, pak lakmi e bën këtë cikël spital të virtytshëm të shkojë në një tjetër drejtim.
Problemi mund të lind kur bankat përfituese fillojnë të bëjnë hua edhe më të rrezikshme. Kur këta borgjlinjë dështojnë ti bëjnë pagesat e tyre, banka mbetet përgjegjëse për më shumë gjëra sesa që mund ti përballojë. Nëse dikush don ti tërheq paratë e tij, banka nuk do të ketë para në dorë për ta paguar. Pra çdokush duhet të ngutet për ti marrë paratë e veta para se të jetë shumë vonë.
Kur në treg ndodhin këto rënie të pashmangshme, ato rrezikojnë shkatërrimin e tërë ekonomisë. Për ta parandaluar këtë, shteti duhet të përfshihet dhe ti marrë huatë e tij nga bankat. Kjo ndonjëherë quhet shpëtim. Kjo është ajo që ndodhi pas rrëzimit të tregut të banesave në SHBA në 2008.
Tani, është plotësisht e mundur që shteti t’i bashkëngjisë kushte një pakete shpëtimi. Ata mund t’i bëjnë bankat të ndjekin rregulla të reja apo edhe të burgosin bankierët neglizhentë që shkaktuan krizën. Fatkeqësisht, për shkak se bankierët e pasur shpesh i mbështesin politikanët financiarisht, shteti ka shumë pak nxitje për të ndëshkuar partnerët e tyre të biznesit.
Në këtë mënyrë, bankat përfitojnë më të mirën nga të dy botët. Kur ekonomia është e mirë, ata marrin shumë para. Kur ekonomia është e keqe, qeveria duhet të ndërhyjë dhe t’u japë atyre edhe më shumë para. Ata fitojnë edhe kur ju humbni.
Ideja kyçe 5
Puna dhe paratë janë komoditete të veçanta me rregulla të veqanta.
Wasily, një ekonomist i trajnuar, ka vështirësi të gjej punë. Në ndërkohë, Andreas ka vështirësi ta shesë shtëpinë e tij të bukur verore në Ishullin e Patmos. Të dy meshkujt po mundohen të shesin diçka por nuk po kanë fatin të gjejnë blerës. A mund të ndodh se ata po i lënë çmimet shumë të larta?
Mirë, edhe po edhe jo. Nëse Andreas do e zbriste shtëpinë e tij në plazh, thuaj për shembull, për dhjetë dollarë, ai nuk do të kishte ndonjë problem për të gjetur një blerës. Në fund të fundit, të gjithë e vlerësojnë një largim në një ishull të lirë. Por çfarë ti bëjmë Wasilit? Nëse ai do ta ulte çmimin e punës së tij në dhjetë dollarë, a do ta blente dikush atë?
Jo domosdoshmërisht. Ndryshe nga shtëpia e plazhit, njerëzit do ta blejnë punën vetëm nëse kanë vërtetë nevojë për të.
Mesazhi kyç këtu është: Puna dhe paratë janë komoditete të veqanta me rregulla të veqanta.
Sikurse shtëpia, puna poashtu mund të blihet dhe të shitet. Sidoqoftë, ndryshe nga shtëpia, puna nuk ofron ndonjë vlerë eksperimentale. Kështuqë, derisa dikush mund të blejë një shtëpi njëkatëshe për të pushuar dhe për tu relaksuar në të, një punëdhënës do ta blejë punën vetëm nëse mund ta kthejnë atë në fitim.
Pra nëse ju posedoni një fabrikë frigoriferash, ju do të paguanit shtesë punëtorët tuaj nëse do të mendonit se puna e tyre ishte e domosdoshme për ta plotësuar një kërkesë për më shumë frigoriferë. Nëse askush nuk do të blente frigoriferë, nuk do të kishte kuptim për stafin e fabrikës tuaj, edhe nëse ajo punë do të ishte shumë e lirë.
Logjika e njëjtë vlen për paratë. Askush nuk i blen paratë-që domethënë, askush nuk merr hua para dhe nuk paguan kamatë për argëtim. Biznesmenët do ti blejnë paratë vetëm nëse mendojnë se do t’iu ndihmojnë ti kthejnë ato në fitim, për shembull, duke i lënë ata të blejnë paisje të reja. Edhe nëse shkalla e kamatës është shumë e ulët, nuk ka tjetër arsye për të huazuar.
Çfarë do të thotë kjo për shoqëritë tregtare? Kryesisht, njerëzit e blejnë punën apo paranë vetëm kur besojnë se ka kërkesa të konsumatorëve. Në rast të një recesioni, kur askush nuk ka para të pashfrytëzuara, askush nuk do të punësojë apo të bëjë investime, duke u varur kështu në recession.
Për këtë arsye, nuk ka kuptim të kërkoni që njerëzit të punojnë për më pak, edhe gjatë recesioneve.Nëse çdokush do ta ulte çmimin e punës së vetë, çfarë do të ndodhte? Punëtorët do të kishin më pak para për të shpenzuar, kërkesa do të binte, dhe më pak biznese do ta blenin punën.
Në përgjithësi, do të ishte keq për kompaninë.
Në këtë mënyrë, tregjet dhe paratë e tregjeve janë paksa joracionale. Ato funksionojnë sikur profecitë vetëpërmbushëse, ku pesimizmi shpie në rënie, dhe optimizmi shpie në ngritje.
Ideja kyçe 6
Në shoqëritë tregtare, automatizimi më i madh nuk është gjithnjë përgjigja.
Imagjinoni këtë: Është fillimi i viteve 1800 dhe ju punoni në një fabrikë pambuku duke bërë pëlhurë. Një ditë, ju merrni një lajm të keq – shefi bleu një tezgjah të zbukuruar me avull. Kjo makinë e re mund të prodhojë pëlhurë më shpejt se edhe dhjetëra punëtorë njerëzorë. Ju jeni shkarkuar. Tani çfarë?
Epo, mund të mblidhni disa miq dhe ta copëtoni atë tezgjahun e ri në kova. Kjo është ajo që bënë Ludditët në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Ky grup punonjësish të zemëruar të mullirit në Angli udhëhoqën një nga lëvizjet e para të mëdha kundër automatizimit duke shkatërruar makinat që po zëvendësonin punën e tyre.
Sot, shumë i shohin ludditët si njerëz të prapambetur që pengojnë përparimin. Megjithatë, përpjekjet e tyre për të ngadalësuar automatizimin mund të kenë shtyrë gjithashtu përplasjet e ardhshme të tregut.
Mesazhi kryesor këtu është: Në shoqëritë e tregut, më shumë automatizim nuk është gjithmonë zgjidhja.
Për ta kuptuar problemin e automatizimit, duhet ta egzaminoni mënyrën se si ndikon në fitime. Në fillim, automatimi e shkurton çmimin e prodhimit. Në fund të fundit, nëse posedoni një fabrikë materiali, kushton më lirë për ta blerë një tezgjah efikas sesa të punësoni qindra punëtorë krahu. Dhe, natyrisht, çmimet më të ulëta të punës nënkuptojnë më shumë fitim. Apo jo?
Jo për shumë kohë. Fabrikat e tjera poashtu do të blejnë një tezgjah për ti ulur çmimet e tyre të punës.Tani, për të qëndruar në konkurencë, duhet ta ulni çmimin e materialit tuaj, derisa të mund të bleni një tezgjah më të ri dhe më efikas. Dhe siq shkon puna, poshtë e lartë, çdokush duke blerë makina, duke punësuar staf, dhe duke ulur çmime.
Rezultati përfundimtar i kësaj gare për të automatizuar është një botë ku pëlhura është aq e lirë sa që fabrikat duhet të shesin shumë prej saj për të mbuluar koston e prodhimit. Megjithatë, duke qenë se i gjithë prodhimi menaxhohet nga makineritë, asnjë punëtor nuk ka rrogë për të blerë pëlhurë. Në kërkimin e tyre për fitime gjithnjë në rritje, prodhuesit e rrobave kanë krijuar një përplasje tregu.
Kjo alegori e bën të duket se automatizimi i plotë do të shpie pashmangshmërisht në fatkeqësi ekonomike. Por kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë. Në këtë skenar, fabrikat e materialeve posedohen nga shumë pak njerëz fatlumë. Këta pronarë biznesesh e mbledhin gjithë fitimin, përderisa punëtorët e pushuar nga puna nuk e marrin asnjë. Eventualisht, të gjitha paratë koncentrohen në një vend, dhe ekonomia pushon së funksionuari.
Një marrëveshje alternative është e mundur. Imagjinoni sikur të gjithë të zotëronin një pjesë të fabrikave. Në këtë mënyrë, ndërsa makineritë zëvendësuan punën, njerëzit do të merrnin akoma një ulje të fitimit, edhe pse nuk u duhej më të punonin aq shumë. Në këtë skenar, paratë vazhdojnë të qarkullojnë, njerëzit vazhdojnë të blejnë dhe tregu nuk rrëzohet.
Ideja kyçe 7
Vlera e parave është gjithnjë politike, kështuqë më së miri bëjeni atë demokratike!
Ar, predha, shënime letre. Të gjitha llojet e artikujve janë përdorur si monedhë gjatë historisë. Në kampet e të burgosurve të Luftës së Dytë Botërore, monedha e përbashkët ishin cigaret, të cilat dhuroheshin çdo muaj nga Kryqi i Kuq. Cigaret ishin rezerva ideale për para, sepse ato janë të vogla, të lehta për t’u ruajtur dhe, në një kamp plot me ushtarë, të dëshiruara nga pothuajse të gjithë.
Në kampe vlera e cigareve luhatej me ofertën. Kur Kryqi i Kuq dërgonte shumë, një tym i vetëm mund të blinte një çokollatë. Kur duhani ishte në mungesë, e njëjta cigare mund të merrte dhjetë çokollata.
Jashtë kampeve, vlera e parasë funksionon në të njëjtën mënyrë – përveç një ndryshimi kryesor. Ndërsa Kryqi i Kuq ishte një ofrues i paanshëm i cigareve, në botën reale, kontrolli mbi monedhën nuk është aq neutral.
Mesazhi kryesor këtu është: Vlera e parasë është gjithmonë politike, prandaj më së miri bëjeni atë demokratike!
Siq e kemi parë, paratë funksionojnë si mjet shkëmbimi sepse çdokush pajtohet me vlerën e tyre. Ky legjitimitet zakonisht obligohet legalisht nga shteti. Nuk është rastësi që monedhat shpesh e bartin imazhin e sunduesve politikanë. Madje edhe Perandoria Romake e shtypi valutën e saj me fytyrat e perandorëve.
Por vlera e parave poashtu rregullohet nga sasia e parave në qarkullim. Nëse ka shumë monedha duke lundruar përreth në mënyrë relative ndaj të mirave dhe shërbimeve të gatshme, ato para do të jenë relativisht më pak në vlerë. Ky quhet inflacion. E kundërta është e vërtetë poashtu. Kur nuk ka mjaftueshëm valuta, vlera e saj është shumë e lartë. Ky quhet deflacion.
Prandaj, kontrollimi i furnizimit të parave është një fuqi e madhe. Në shumicën e vendeve, ajo fuqi i përket një banke qendrore. Këto institucione janë formalisht të pavarura, pro ato shpesh kanë lidhje të ngushta me bankat e tjera dhe anëtarët e klasës më të pasur. Prandaj, kur ata e përdorin fuqinë e tyre për ta kontrolluar valutën e tyre, kjo shpesh ju shërben së pari atyre interesave.
Për shembull, nëse një bankë ka nevojë për një paketë shpëtimi, monedha e nevojshme do të vihet në dispozicion me disa vargje të bashkangjitura. Megjithatë, nëse shtresat e ulëta duan shuma të mëdha parash për të paguar për të mirat publike si infrastruktura, ky fluks parash mund të jetë pak më i afërt.
Ashtu si shumë struktura ekonomike, kjo marrëveshje nuk është e pashmangshme. Me vullnet të mjaftueshëm politik, oferta e parasë mund të vihet nën kontroll më demokratik.
Ideja kyçe 8
Varësia e shoqërisë tonë tregtare me shkëmbimin valuator e rrezikon gjithë planetin.
Imagjinoni një pyll pishe të lulëzuar në shpatet e maleve të Peloponezit. Tani, pyesni veten: Çfarë e bën të vlefshëm këtë pyll? A është hija që ofron, aroma e freskët e lëngjeve në ajër dhe zogjtë që cicërijnë në pemët e tij? Apo, a është druri që mund ta prisni dhe ta shisni si lëndë druri?
Fatkeqësisht, në shoqërinë tonë të tregut, çmimi i asaj lëndë druri – vlera e këmbimit të pyllit – është gjithçka që ka rëndësi. Në fakt, pothuajse e gjithë bota natyrore trajtohet thjesht si një rezervë mallrash potenciale për tregun.
Më keq akoma, disa nga këto mallra, si qymyri dhe nafta, degradojnë në mënyrë aktive atë që mbetet nga bota natyrore e pakomodifikuar.
Ja ku është mesazhi kyq: Varësia e shoqërisë tonë tregtare me shkëmbimin valuator e rrezikon tërë planetin.
Dukshëm, ndjekja e fitimit mbi të gjitha gjërat e tjera i ka problemet e veta. Për shkak të natyrës së konkurencës tregtare, çdo individ, apo biznes individual, stimulohet për të nxjerrur, për të bërë mall dhe për të shitur sa më shumë që është e mundur-pavarësisht nëse është një gjë e qëndrueshme apo jo. Ky problem mund të vëzhgohet çdokund nga mbipeshkimi i oqeneve tona e deri tek shitja e vazhdueshme dhe përdorimi i lëndëve djegëse fosile.
A mund të ndalet ky shkatërrim i vazhdueshëm i ambientit? Ndoshta. Një qasje është të miratohen ligje që e mbrojnë botën natyrale pavarësisht vlerës së saj shkëmbyese. Së fundmi, Ecuador e ka bërë këtë gjë duke e rregulluar kushtetutën e tij për ta njohur vlerën e përhershme të ruajtjes së pyjeve të tij. Por me qeveritë e tjera mirënjohëse për interesant biznesore, ligjet strikte mjaftueshëm mund të jenë të pazakonta.
Një tjetër qasje është ti caktojmë një vlerë shkëmbyese çdo gjëje, madje edhe ajrit. Kjo është ideja pas tatimit të karbonit, ku kompanitë duhet të paguajnë për të drejtën e tyre për ta ndotur atmosferën.Në teori, kjo duhet ti stimulojë bizneset të prodhojnë edhe më pak gaze serash. Sidoqoftë, çmimi, kufinjtë dhe detyrimi është ende i varur nga qeveritë e afërta me bizneset.Kjo poashtu vetëm sa e rrënos më shumë logjikën e tregut.
Një zgjidhje më e mirë mund të jetë të menagjohen në mënyrë demokratike burimet e botës.Momentalisht, një grup individësh të pasur mund të vendosin se cilat burime ti nxjerrin dhe ti shesin. Nëse duan të vazhdojnë shpimet për naftë, do ta bëjnë – edhe nëse miliona njerëz në rajonet bregdetare do të preferonin të investonin në energjinë diellore. Nëse ata miliona njerëz do të kishin një shans për të dëgjuar zërin e tyre – jo si konsumatorë individualë, por si një komunitet kolektiv – mund të shfaqej një rrugë më e qëndrueshme dhe e barabartë.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyç në këto pulsime është:
Ekonomia bashkëkohore globale mund të përshkruhet si një shoqëri tregtare, kur një numër jashtëzakonisht i madh i jetës i nënshtrohet forcave të tregut. Kjo nënkupton çdo gjë nga burimet tona natyrale deri tek vetë koha dhe përpjekja është vlerësuar bazuar në aftësinë e saj për të gjeneruar fitim. Sidoqoftë, ky sistem ekonomik nuk është natural apo i pashmangshëm. Nëse e ndryshojmë mënyrën se si gjërat posedohen dhe çfarë vlen, është e mundur ta rregullojmë ekonominë në atë mënyrë që të jetë më demokratike dhe më të drejtë.
Keni komente?
Do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Çfarë të lexoni më pas: ‘’Të rriturit në dhomë’’, nga Yanis Varoufakis
Sapo dëgjuat një shpjegim të qartë dhe të lehtë të parimeve bazë të ekonomisë sonë të tregut. Më pas, mësoni se çfarë ndodh kur ky sistem godet disa turbulenca serioze me të rriturit në dhomë, gjithashtu nga Yanis Varoufakis.
Ky libër hap pas hapi jep një rrëfim të brendshëm të mandatit të shkurtër dhe të vështirë të Varoufakis si ministër i financave i Greqisë. Ju do të merrni historinë e plotë se si Varoufakis mori një valë mbështetjeje popullore për të luftuar masat e rrepta shtrënguese të BE-së dhe se si fuqitë e tjera bënë gjithçka që mundën për ta mbyllur atë.