“The Social Network” dhe marrëveshja shumë milionëshe
Binjakët Cameron dhe Tyler Winklevoss u bënë të famshëm disa vite më parë, falë një çështje që nxiti diskutim. Ata akuzuan Mark Zuckerberg, CEO-n e Facebook-ut, për vjedhjen e idesë prej tyre për të krijuar rrjetin e famshëm social. Vitet e betejave me avokatët çuan në një marrëveshje. Rreth 65 milion dollarë për të zgjidhur çështjen, 20 në parà kesh, 45 në stok për kompaninë Zuckerberg.
Disa muaj më vonë, Facebook u listua në bursë dhe aksionet kapën majat. Stoku i binjakëve tani vlen mbi 500 milion dollarë. Megjithatë, opinioni publik duke ndjekur këtë çështje, nuk është në anën e tyre. Parë si “fëmijët tipikë që janë të mirë në sport, por aspak të zgjuar”, ata janë quajtur nga media si fëmijë të pasur dhe të llastuar që përpiqen të bëjnë para mbi shpatullat e të tjerëve.
Ndonjëherë, jeta ofron një shans për t’u shëlbyer dhe për binjakët kjo mundësi vjen në formën e një revolucioni dixhital, Bitcoin.
Një jetë kushtuar sportit
Një aspekt tjetër i jetës së binjakëve që ka përfunduar në qendër të vëmendjes është ai i dedikuar sportit: Tyler dhe Cameron janë vozitës të shkëlqyeshëm, të cilët kanë garuar në nivel olimpik. Përkushtimi i tyre ndaj sportit i ka mësuar të menaxhojnë stresin dhe situatat e vështira, por edhe që për të arritur objektiva të mëdha nevojitet qendrueshmëri, këmbëngulje dhe përkushtim.
Pas Facebook, vëllezërit Winklevoss u strukën për ca kohë tek aktiviteti sportiv, duke reflektuar mbi atë që duket si fitore, por që gjithnjë e më shumë dukej si humbje. Natyrshëm, erdhi vendimi të liheshin mënjanë ëndrrat sportive dhe të përmirësonin imazhin në sytë e botës.