3 C
Pristina
spot_img

Bitcoin Billionaires (Miliarderët e Bitcoin-it) – Ben Mezrich

Share:

Pengesat në Silicon Valley

Vendosin të bëhen venture capitalists (kapitalistë sipërmarrjeje), duke investuar pasurinë që mblodhën prej kompanive të reja. Vendi i parë që u shkon në mendje është Silicon Valley, djepi i teknologjisë, ku janë të vendosura shumica e kompanive të tilla. Sidoqoftë, pas disa takimesh, e kuptojnë se Valley ishtë e dominuar nga gjigandi Facebook, i cili i kishte izoluar tërësisht.

Efekti i mosmarrëveshjes së tyre me Zuckerberg është i atillë që iu largon çdo mundësi bashkëpunim të mundshëm. Nëse Valley nuk i do ata, menduan binjakët, atëhere do ta çonin biznesin e tyre në kryeqytetin financiar në botë, në New York.

Festa në Ibiza dhe takimi rastësor

Gjatë një feste ekskluzive në Ibiza në 2012, binjakët takohen rastësisht me një burrë që u ofron atyre një ide revolucionare. Fillimisht Tyler dhe Cameron nuk duken të interesuar dhe i thanë atij se kishin marrë pjesë njëherë në një revolucion që nuk përfundoi mirë.

Megjithatë, burri nuk u dorëzua dhe arriti të zgjojë mjaft kuriozitet te binjakët, duke u folur atyre për një monedhë dixhitale, diçka që nuk kishte ekzistuar deri më tani dhe që premton të ndryshojë botën.

Disa muaj më vonë, në një festë, takojnë Charlie Shrem.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...