17.5 C
Pristina
spot_img

Blejmë në Kroaci, shesim në Gjermani pa ardhur malli në Kosovë, si t’ia bëjmë për tatimet, TVSH-në dhe importin?

Date:

Share:

Biznesi i ynë është ne kontakt me një biznes që ndodhet në Kroaci për të blerë prodhimet e tij. Këto produkte që do t’i kontraktojmë nuk vijnë fare në Kosovë, por dërgohen në Gjermani. Për produktet e blera nga ky prodhues, na faturohet neve si biznes i regjistruar dhe i vendosur në Kosovë. Shitjen që e bëjmë në Gjermani ne i faturojmë blerësit potencial atje dhe i lëshojmë faturën nga biznesi i jonë, ku edhe pagesën na bëjnë neve në xhirollogarinë tonë në emër të biznesit në Kosovë. A kemi të drejtë të bëjmë ne një lloj eksporti të tillë pa e sjellë mallin në Kosovë? Blerjet që i bëjmë nga ky prodhues, a mund ti zbresim në koston e mallrave të blera duke përfshirë dhe transportin, dhe të njëjtat ti regjistrojmë në librin e blerjeve si importe dhe në deklaratë të TVSH-së? Shitjen e këtyre produkteve, në deklaratën e TVSH-së dhe në libra, a mund ti regjistrojmë si eksporte? Përveç Tatimit në Korporata a obligohemi edhe për ndonjë lloj tjetër të tatimit?

Vendi i furnizimit të mallrave është përcaktuar me paragrafin 1 dhe 2 të nenit 19 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Mallrat mund të blihen në Kroaci dhe pastaj ato mallra të shiten direkt në Gjermani, pra pa ardhur fare mallrat në Kosovë, dhe për këtë qellim nuk do të ketë implikime për TVSH në Kosovë, citojmë:
1. Kur mallrat nuk janë dërguar ose transportuar, vendi i furnizimit është vendi ku janë vendosur mallrat në momentin kur bëhet furnizimi.
2. Vendi i furnizimit të mallrave me transport përcaktohet si vijon:
2.1. kur mallrat janë dërguar ose transportuar nga furnizuesi, nga konsumatori, ose nga pala e tretë, vendi i furnizimit është vendi ku janë të vendosura mallrat në momentin ku fillon dërgimi apo transporti i mallrave për konsumatorin;
2.2. kur mallrat e dërguara apo transportuara nga furnizuesi, nga konsumatori apo nga pala e tretë, instalohen apo montohen, me ose pa testim, nga ose në llogari të furnizuesit, vendi i furnizimit duhet të jetë vendi ku janë instaluar apo montuar mallrat.

Në rast se mallrat nuk sjellën fare në Kosovë, nuk ka implikime për TVSH, pra fare nuk duhet të paraqiten në Deklaratën për TVSH. Për shitjen e mallrave të tilla, për qëllime të Tatimin në të Ardhura të Korporatave keni të drejtë të njiheni KMSH, ndërsa të ardhurën duhet njohur sikurse edhe të ardhurat tjera.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img