-0.8 C
Pristina
spot_img

Cilat mallra dhe në çfarë sasie ju lejohen udhëtarëve t’i bartin në bagazhin privat kur hyjnë në kosovë?

Date:

Share:

MALLRAT QË BARTEN NË BAGAZHIN PRIVAT TË UDHËTARËVE

Neni 45

1. Varësisht nga neni 46 deri 49, mallrat që bartën në bagazhin personal të udhëtarëve që vijnë nga një vend tjetër ju lejohet lirimi nga detyrimet e importit, me kusht që këto importe nuk janë të
natyrës tregtare.

2. Për qëllime të paragrafit 1:
a) Bagazh personal, nënkupton tërësinë e valixheve, të cilat udhëtari i paraqet para autoritetit doganor me rastin e arritjës se tij në Kosovë, si dhe çdo valixhe që i paraqitet këtij autoriteti në   data të mëvonshme me kusht që kjo dëshmi të mund të sigurohet për të dëshmuar se është regjistruar, me rastin e nisjes së udhëtarit, si bagazh shoqërues me kompaninë që e ka transportuar në Kosovë nga vendi i nisjes.
Pa rënë ndesh me Nenin 112 (1) (b), kontejnerët portabël që mbajnë karburante nuk bëjnë pjesë në bagazhin personal;
b) Importe të natyrës jo-tregtare, nënkupton importet të cilat:
– Kanë natyrë të rastit
– përbëhet ekskluzivisht nga mallra për përdorim personal të udhëtarëve apo të familjeve të tyre apo të mallrave të destinuara për dhurata, natyra dhe sasia e të cilave nuk lënë dyshim, se janë
duke u importuar për qëllime tregtare.

Neni 46

1. Lirimi i përmendur në nenin 45 (1) për mallrat e shënuara më poshtë zbatohet varësisht nga kufijt sasiorë për udhëtarë, me sa vijon:
a) produkte duhani:
– 200 cigare, ose
– 100 cigarillos (cigare që peshojnë më së shumti 3 gramë secila) ose
– 50 puro ose,
– 250 gramë duhan për tymosje ose,
– Një përzierje proporcionale e këtyre produkteve të ndryshme;
b) alkool dhe pije alkoolike:
– pije të distiluara dhe alkoolike me përbërje alkooli mbi 22%; alkool etilik i pa-denatyralizuar me
përbërje alkooli 70% e mbi: një litër ose
– pije të distiluara alkoolike dhe alkool, si dhe aperitivë me bazë vere apo alkooli, pije tafia, sake apo pije të ngjashme alkoolike me përbërje alkooli deri ne 22%; verëra shkumëzuese, verëra
likeri: një litër apo një përzierje proporcionale nga këto produkte të ndryshme dhe
– Vere e pa gazuar: dy litra;
c) parfume: 50 gramë, ose ujë tualeti: 0,25 litra.
– Medikamente mjekësore: sasia e nevojshme që i përgjigjet nevojave personale të udhëtarit.

2. Lirimet për mallrat e përmendura në paragrafin 1 (a) dhe (b), nuk lejohen për udhëtarët nën moshën 17 vjeçare.

Neni 47

Lirimet e përmendura në nenin 45 lejohen deri në shumën 175 € për çdo udhëtarë për mallrat tjera përveç atyre të shënuara në nenin 46.

Neni 48

Kur vlera e përgjithshme e dy a më shumë artikujve tejkalon shumën e përmendur në nenin 47, lirimi për ato shuma lejohet njëjtë sikur këta artikuj të ishin importuar ndaras, duke marrë parasysh se vlera e një artikulli të vetëm nuk mund të ndahet.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img