Në Amerikë e quajnë “Shpërthimi i Shtatorit”. Sipas Girlboss, duke filluar nga 1 shtatori, kompanitë e të gjitha llojeve fillojnë të kërkojnë furishëm punëtorë. Ky informacion konfirmohet edhe nga konsulentja e biznesit Chanelle Howell, e cila ishte një nga njerëzit e parë që foli në TikTok për këtë çështje.

Jemi në mesin e tremujorit të tretë të vitit, drejtuesit e lartë po kthehen nga pushimet dhe kompanitë kanë ende buxhet që nuk e kanë ndarë diku”, shpjegon Howell.

Ky është një trend që i shtyn kompanitë ta bëjnë stafin më të mirë në departamentet e tyre, në mënyrë që të arrijnë objektivat që kanë vendosur për vitin. Kjo nis procesin që rezulton në hapjen e shumë vendeve të reja të punës dhe plotësimin e shpejtë të tyre, relativisht gjithmonë, me personel.

Ky trend zgjat për rreth një muaj e gjysmë, pasi kompanitë duan të kenë mbushur çdo boshllëk në fuqinë e tyre punëtore dhe të përmirësojnë cilësinë e punës që ofrojnë ekipet e tyre.