3 C
Pristina
spot_img

‘Çmendet’ tregu, nuk gjendet shtëpi me qira në Tiranë poshtë 350 euro!

Date:

Share:

“S’ka qira më poshtë 350 euro”, thotë eksperti i pasurive të paluajtshme Ervin Demirxhiu.

Ky është normaliteti i ri në tregun e pasurive të paluajtshme, ku çmimet e qirave edhe në periferi të Tiranës, kanë kapërcyer në 300 euro.

Banka e Shqipërisë thotë se ky trend rritës nuk pritet të ndalet. 70% e agjencive imobilare pjesë e një anketimi të bërë nga banka qendrore thonë se çmimet do të jenë të qëndrueshme, 26% pohojnë se do të rriten dhe vetëm 4% presin ulje.

“Çmimet e apartamenteve që vazhdojnë të rriten normalisht vjen si pasojë e kërkesave që ka. Tirana dhe bregdeti kanë shumë kërkesa për blerje. Kostot po rriten çdo ditë, vuajnë realisht shumë mungesën e fuqisë punëtore ndërtuesit. Ato po paguajnë më shumë për fuqinë punëtore dhe është normale që do të përkthehet në çmim”, thotë eksperti.

Superitja rreth qendrës së Tiranës me 29%, po orienton tregun në zonat periferike, ku dhe atje çmimet janë të larta.

“Është normale që të rriten çmimet në periferi, pasi kush e ka të pamundur të blejë në qendër sigurisht do ti drejtohet periferisë. Për këtë arsye ka një rritje të madhe kohët e fundit”, tha Demirxhiu.

Ajo çfarë ka bërë diferencën në 6 muajt e parë të këtij viti, ka të bëjë edhe me blerjet e larta nga atë huajt. Banka e Shqipërisë thotë se 14% e pronave të shitura janë blerë nga të huajt.

“Apartamentet i blejnë të gjithë. Blejnë shqiptarët nga gjithë vendi, blejnë shumë të huajit, për investime, e shikojnë si një treg me potencial. Ndoshta për ne çmimet janë të larta por për një gjerman, polak apo italian është një treg i favorshëm”, tha Demirxhiu.

Në rang vendi çmimet e apartamenteve janë rritur me 11.6%, dhe si pasojë e këtij shtrenjtimi 40% e pronave janë blerë me kredi bankare.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img