-0.4 C
Pristina
spot_img

Competing in the Age of AI (Konkurrenca në epokën e AI) – Marco Iansiti, Karim R. Lakhani

Share:

Njihni problemet e arkitekturës tradicionale të biznesit për t’i kapërcyer ato dhe për të konkurruar në tregun e ri digjital

Kompanitë tradicionale kanë dy probleme të qënësishme në modelin e tyre operativ: të ashtuquajturën inerci arkitektonike, inerci që fshihet në procesin e forcimit të rutinave dhe e bën të vështirë ndryshimin dhe evolucionin, dhe struktura operative e silos, që është arkitektura organizative e bazuar në modele të veçanta të funksionimit për secilin produkt ose shërbim të ofruar.

Kompanitë e reja të bazuara në inteligjencën artificiale dhe modelin e tyre digjital të funksionimit zgjidhin këto dy probleme, duke revolucionarizuar arkitekturën tradicionale të kompanisë dhe duke e shndërruar atë në një strukturë të re të shpejtë dhe të gjithanshme, të përshtatshme për rritje të madhe në të tre elementet e shkallëzimit, fushës dhe nxënies.

Baza e kësaj arkitekture të re është ajo e fabrikës AI, d.m.th hyrjet e të dhënave, teknologjia e softuerit dhe algoritmet, të gjitha të zhvilluara nga ekipe të vogla zhvilluesish, të shkathët (të ashtuquajtur skuadra dy picash të Amazonit, d.m.th. grupe të përbëra nga një numër aq i vogël i njerëzish sa mund të ushqehen me dy pica), të cilët gjithashtu krijojnë një numër agjentësh digjitalë.

Agjentët digjitalë janë homologu i agjentëve njerëzorë IT, por ata mund të përpunojnë udhëzime dhe të dhëna potencialisht të pafundme, komplekse dhe me kosto zero. Për më tepër, agjentët digjitalë mund të lidhen lehtësisht me aktivitetin e agjentëve të tjerë, me një numër të lartë kombinimesh të mundshme, duke qëne se modelet e funksionimit digjital nxisin modularitetin dhe ripërdorimin e programeve shpesh me burim të hapur.

Një shembull i një modeli operativ digjital praktikisht të përsosur dhe arkitekturës së re organizative është ai i zbatuar nga Amazon, e cila ka vendosur të digjitalizojë të gjitha proceset e saj, duke shkuar përtej organizimit fillestar të silos dhe duke revolucionarizuar plotësisht kompaninë. Një zgjedhje që e bëri kompaninë gjigantin digjital të blerjeve që ne të gjithë e njohim sot.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...