4.2 C
Pristina
spot_img

Dawn Avatar Robot kafiteri ku të gjithë kamerierët janë robotë

Date:

Share:

Nëse mendoni se do të jetë e largët dita kur robotët do të na zënë vendin e punës, atëherë gaboheni. Në Japoni, një lokal i ka “pushuar” të gjithë kamerierët dhe i ka zëvendësuar ata me robotë.

Në “Dawn Avatar Robot Café”, i cili gjendet në Tokio, të gjitha ushqimet dhe pijet shërbehen nga robotët. Një iframe e shpërndarë në Instagram nga blogerja Maz Green, e cila vizitoi këtë lokal në Tokio është bërë menjëherë virale.

Ajo shkruan se robotët kontrolloheshin nga njerëz me aftësi të kufizuara. Maz Green shtoi se ishin të paktën 10 robotë që shërbenin si kamerierë, ndërsa një tjetër punonte në banak.

“Robotët mund të komunikojnë të gjithë. Ata kanë një kamera në kokën e tyre, një mikrofon dhe një altoparlant, në mënyrë që të komunikojnë me klientët, njësoj sikur përpara tyre të ishte kamerieri”, tha Maz.

Blogerja shtoi se çmimet ishin më të shtrenjta, por ia vlen të përjetosh një eksperiencë të tillë, e cila i vjen në ndihmë njerëzve me probleme fizike.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img