Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Doracaku i DevOps-it
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Mësoni si ta shfrytëzoni fuqinë e DevOps
A e keni pyetur veten ndonjëherë se si e mbajnë ritmin e tyre të çrregullt kompanitë sikurse Amazona, Google dhe Netflix derisa mundohen të sigurojnë një qëndrueshmëri të pashoqe? Cili është sekreti që ju mundëson këtyre gjigantëve teknologjikë të qesin përditësime në një shkallë pothuajse të paimagjinueshme, duke i mbajtur shërbimet e tyre të freskëta, emocionuese, dhe përgjegjëse ndaj nevojave të përdoruesëve të tyre? Nëse e keni gjetur veten duke bërë këso pyetjesh, atëherë ju jeni gati për t’u nisur në një udhëzim fascinues në botën e DevOps-ave.
Në këtë pulsim do ta heqim perden e Devops-një praktikë kjo që e ka transformuar industrinë e teknologjisë. Do të mësoni per bazat, barimet dhe aplikacionet e tyre reale duke u zhytur në shembujt e kompanive që e kanë përvetësuar këtë kulturë me sukses. Qoftë nëse jeni ndërmarrës, menagjer, apo thjesht dikush i interesuar në botën e teknologjisë, kjo dituri do t’iu bëjë më të mirë në interpretimin e ndryshimeve teknologjike, do ta përmirësojë bashkëpunimin në ekip dhe do t’i optimizojë rrjedhën e punës.
Le të zhytemi në të.
Ideja kyçe 1
Njiheni metodë DevOps
Së pari gjërat më të rëndësishme: DevOps. Çfarë është saktësisht kjo metodologji? Përgjigja e parë është krejtësisht në emrin e saj-një përzierje e ‘’zhvillimit’’ dhe ‘’operacioneve.’’ E tëra ka të bëjë me kalimin e hapësirës në mes të njerëzve që e shkruajnë kodin dhe njerëzit që sigurohen që kodi të kalojë lehtë në botën reale.Por DevOps nuk është thjesht një titull pune-është një kulturë e tërë. Ajo ka të bëjë me një grup njerëzish me një qëllim të përbashkët që punojnë së bashku për ta bërë magjinë realitet.
Imagjinoni këtë: dy ekipe të veçanta që punojnë në një puzzle masive në dhoma të ndryshme.Ata po punojnë shumë dhe po bëjnë progres. Por ajo që ata nuk e dinë është se dy ekipet janë duke punuar në të njëjtën enigmë pa e ditur atë. Tingëllon pak qesharake, apo jo?Por kjo është saktësisht ajo që ndodh kur ekipet e DevOps dhe operatorët punojnë në atë që njihet si Silos. Me fjalë të tjera, ata esencialisht po punojnë si ekipe të pavarura brenda një ekipi-dhe shpesh me komunikim apo bashkëpunim të kufizuar me njëri-tjetrin.
Tani, imagjinojeni çfarë do të mund të arrinin ata nëse do të kishin punuar së bashku në atë enigmë, duke i ndarë pjesët me njëri-tjetrin dhe duke ndihmuar poashtu. Kjo është bukuria e bashkëpunimit në DevOps.E tëra ka të bëjë me bashkimin e njerëzve, ndarjen e ideve, dhe kryerjen e punës më shpejtë-të gjitha këto me më pak vështirësi përgjatë rrugës.
Le ta shohim se si funksionon kjo në botën reale. Merreni për shembull, Amazonën. Në vitin 2011, ingjinjerët e Amazonës po vendosnin kodin 15,000 herë në ditë. Deri në vitin 2015, ata e prezantuan DevOps, e ndanë Silosin, dhe i bashkuan ekipet për të punuar së bashku si një makinë e lyer mirë.Rezultati?Ata tani vendosin më shumë se 136,000 herë në ditë.
Pra, si mund ta sillni këtë magji në hapësirat tuaja të punës? Së pari hiqni qafe silosat sa më shumë që të jetë e mundur.Bëni bashkë ekipin tuaj të DevOps dhe ekipin e operatorëve në të njëjtën dhomë-qoftë në një dhomë fizike apo në një dhomë Zoom-i-dhe bëni të flasin me njëri-tjetrin. Ata janë dy anët e të njëjtës medalje, tek e fundit.
Së dyti, gjejani vetes disa mjete cilësore sikurse Slack apo Microsoft Teams. Këto mund të bëjnë qudira në lojën tuaj bashkëpunuese. Ato e mbajnë çdokë në llupë, ju mundësojnë të ndani ide në proces e sipër, dhe ju krijojnë hapësirë t’i festoni fitoret e vogla që ju bëjnë të ecni përpara.
Kjo është magjia e DevOps dhe e bashkëpunimit. Nuk është shkencë rakete-e tëra ka të bëjë me njerëzit, me komunikimin dhe me punën e përbashkët për të krijuar diçka mahnitëse.
Ideja kyçe 2
Fuqia e prurjes të vazhdueshme dhe e automatizimit.
Tani që i dini bazat e filozofisë së DevOps, le të zhytemi në aspektin kyç të asaj që e bën të funksionojë aq mirë.Prurja e vazhdueshme dhe automatizimi.
Imagjinojeni këtë-sikur po udhëhiqni një dyqan picash. Në këtë dyqan, brumi përgaditet i freskët për çdo ditë, djathi grihet me dorë, dhe çdo picë përgaditet me kujdes nga shefat tuaj të talentuar.Tingëllon e mrekullueshme, apo jo?Por pastaj, porositë fillojnë të vërshojnë, dhe stafi juaj ka vështirësi ta mbajë rregullin. Cilësia fillon të ulet, porositë përzihen dhe konsumatorët kanë mbetur në pritje.Si ia bëni në këtë rast?
Epo, çfarë nëse do të mund ta automatizoni përgaditjen e brumit, grirjen e djathit, dhe madje edhe pak përgaditje të picës? Stafi juaj pastaj do të mund të fokusohej në sigurimin që gjithçka të vazhdojë si duhet, që porositë të jenë korrekte, dhe picat të jenë sipas standardit. Kjo është fuqia e automatizimit- dhe kjo është saktësisht ajo që nënkupton prurja.
Mendoni rreth kësaj-nëse po nxirrni vazhdimisht kodin e ri dhe secila pjesë duhet të testohet dhe vendoset manualisht, do t’ju duhet një ushtri inxhinierësh që punojnë ditë e natë.Edhe atëherë, gabimi njerëzor do të mund të përvidhej kohë pas kohe. Dhënia e vazhdueshme është zgjidhja juaj për këtë gabim-është si rripi transportues në dyqanin tonë të picave, duke i mbajtur picat të rrjedhin pa probleme dhe të besueshme.
Merreni për shembull, Netfliksin. Me më shumë se 200 milion abonues duke shikuar programet e tyre të parapëlqyera nëpër orë, nuk ka hapësirë për gabime.Netfliksi përdor dhënie të vazhdueshme për të bërë mijëra ndryshime kodi çdo ditë. Sistemi i tyre vendoset në atë mënyrë që çdo pjesë e kodit mund të shpërndahet ashtu siq është i gatshëm, në çdo kohë. Kjo i ndihmon ata të reagojnë me shpejtësi ndaj çdo pengese, dhe i lë të sjellin veqori të reja për t’i mbajtur shikuesit të joshur.
Pra si mund ta shfrytëzoni fuqinë e magjisë së dhënies së vazhdueshme në ekipin tuaj të Develloperëve?
Para së gjithash, filloni të mendoni për proceset tuaja të automatizimit. Shikojeni procesin e tanishëm të shpërndarjes dhe pyeteni veten se ku po e kaloni shumicën e kohës. Cilët janë hapat që po ju pengojnë?Sapo t’i keni identifikuar këto pengesa, mendoni se si mund t’i automatizoni ato.Egzistojnë një mori mjetesh për t’iu ndihmuar të automatizoni gjithçka nga testimi e deri tek shpërndarja-kuptojeni se cilat mjete do të funksionin më së miri për ekipin tuaj.
Pastaj, ushqeni një kulturë që e përqafon të mësuarit dhe përmirësimin e vazhdueshëm.Bota e teknologjisë është gjithnjë në zhvillim, dhe kështu duhet të jenë edhe proceset tuaja. Rishikoni proceset tuaja rregullisht, dhe kërkoni fusha të përmirësimit.Mbani mend, nuk është puna të bëni hapa të mëdhenjë, por më parë të bëni ndryshime të vazhdueshme, rritëse. Dhe nëse po ndiheni i dërrmuar, vetëm kujtoheni dyqanin e picave.Gjeni pengesat tuaja, automatizoni çfarë të mundeni, dhe mbajeni atë rrip transportues të përditësimeve të kodit të rrjedhin pa probleme.
Ideja kyçe 3
Tri mënyrat.
Sikurse ndonjë filozofi e rëndë, DevOps poashtu i kanë parimet e tyre udhëzuese. Njihnu me Tri mënyrat-rrjedha, komentet dhe eksperimentimi i vazhdueshëm. Këto janë pjesët përbërëse të DevOps, që ofrojnë një kornizë të çmueshme që e formon themelin e të gjitha gjërave në universin e DevOps-it.
Parimi i parë është rrjedha. Së pari është parimi i rrjedhës. Imagjinoni se jeni në një udhëtim rafting në ujërat e bardha. Ju, ekipi juaj dhe trapi po përpiqeni të lundroni në pragjet e pragjeve dhe të zbrisni nga lumi sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt që të mundeni.Por këtu është puna-Ju nuk jeni i fokusuar vetëm në performancë tuaj apo se sa shpejt mund të vozitni. Qëllimi është të siguroheni që i tërë trageti të qëndrojë deri në fund. Është performanca e tërë sistemit ajo që ka rëndësi. Për këtë flet parimi i parë.
Tani, merreni për shembull, Nordstrom.Kompania kishte një qëllim-ata dëshironin t’iu përgjigjeshin ndryshimeve më shpejtë në industrinë e modës, t’ia dilnin me pritshmëritë e konsumatorëve, dhe ta mbajnë një përparësi konkurence.Por ata e kuptuan se për ta bërë këtë, ata do të duhej t’i bënin ekipet e produktit dhe ekipet e operacioneve të punojnë së bashku në mënyrë më efektive. Atyre ju duhej ta përmirësonin rrjedhën.
Pra çfarë bënë ata? Ata vendosën t’i thyejnë pengesat mes departamenteve. Ata u larguan nga ekipet e mbyllura, ku secili ekip ishte i fokusuar në detyrat dhe sfidat e veta, në një qasje më të integruar. Në vend të zhvillimit të ndarë dhe ekipeve të operacioneve, ata krijuan ekipet ndër-funksionale që përfshinin aksionarët biznesorë, menagjerët e produktit, DevOps, testuesit, dhe ingjinjerët operatorë.
Në këtë strukturë të re, të gjithë ishin të përfshirë që nga fillimi.Ata mund ta shihnin ciklin e plotë jetësor të produkteve të tyre, nga koncepti tek konsumatori.Kjo e rriti të kuptuarit e përbashkët të sistemit, përmirësoi bashkëpunimin dhe e rriti aftësinë e tyre për të reaguar ndaj ndryshimeve. Dhe rezultati? Një përgjigje më e mirë, më e shpejtë dhe më e përputhur ndaj nevojave biznesore.
Le të shkojmë tek parimi i dytë: Komentet.Mu sikurse një ekip i shefave që testojnë shijen e një recete të re dhe i përshtatin erëzat në proces e sipër, ne duhet vazhdimisht ta kontrollojmë punën tonë, dhe të bëjmë korigjime aty ku është e nevojshme.
Mos kërkoni më larg sesa Google, shtëpia e Site Reliability Engineers, SREs.Ky ekip i përkushtuar ia mundëson Google suksesin operator. Po si?Epo SER operon në zemër të ekipeve të produkteve të Google, duke e mishëruar veten që të sigurojë komente të vazhdushme, të cilësisë së lartë.
Por strategjia e reagimit të Google nuk ka të bëjë vetëm me shuarjen e zjarreve. Përpara se çdo shërbim i ri të bëhet publik, ai duhet të kalojë “Launch Readiness Review”, ose LRR, dhe më vonë “Hand-Off Readiness Review”, ose HRR. Këto faza veprojnë si kontrolle sigurie, duke mundësuar përfshirjen e mësimeve të nxjerra nga të gjitha lançimet e mëparshme, duke kultivuar kështu një kulture të të mësuarit dhe përmirësimit të vazhdueshëm.
Dhe cila është bukuria e saj?Edhe para se të caktohet SRE, DevOps ju kërkohet ta menagjojnë shërbimin e tyre në prodhim për së paku gjashtë muaj.Kjo përvojë ju mundëson develloperëve të ecin një milje në këpucë Ops, të udhëzuar nga LRR dhe HRR, duke e rritur empatinë dhe të kuptuarit ndër-funksional.
Kështuqë, parimi i dytë i DevOps nuk ka të bëjë thjeshtë me komentet-ai ka të bëjë me një kulturë gjithëpërfshirëse vlerësuese. Ky është përbërësi sekret i recetës e suksesit të Google.
Dhe përfundimisht, e kemi parimin e tretë-të mësuarit e vazhdueshëm dhe eksperimentimin.Mendoni për muzikantin apo atletin tuaj të preferuar-ata nuk kanë arritur në maje të lojës duke luajtur në ujëra të sigurta. Ata kanë marrë rreziqe, kanë eksperimentuar, kanë mësuar prej dështimeve të tyre, dhe kanë vazhduar të praktikojnë. E njëjta vlen edhe për të gjithë ne.
Siguria kombëtare është shembull i mirë i një kompanie që e ka përqafuar këtë parim.Ajo e ka bërë këtë duke mirëpritur konferenca të teknologjisë së brendshme, duke ju ofruar platforma që ekipet e tyre të mësojnë, t’i ndajnë njohuritë, dhe të bëjnë inovacion së bashku.Konferenca të tilla demonstrojnë se ushqimi i një kulture të brendshme të kuriozitetit, marrjes së rrezikut, dhe mësimit nga dështimet mund ta nxisë inovacionin dhe përmirësimin, duke i mbajtur kompanitë në ballë të industrive të tyre.
Pra si mund t’i merrni këto parime dhe t’i vini ato në veprim?
Filloni duke inkurajuar një kulture të sistemeve të të menduarit në ekipet tuaja.Bëjeni që të gjithë ta shohin fotografinë e plotë dhe ta kuptojnë se si ndikon e tërë puna e tyre në produktin e përgjithshëm. Në atë mënyrë, ata nuk janë të fokusuar vetëm në detyrat e tyre, por në suksesin e tërë projektit.
Së dyti, bëjeni komentin mikun tuaj më të mirë.Krijoni kontrolle të hyrjes dhe shqyrtime të rregullta, dhe sigurohuni që të gjithë të jenë rehat me ndarjen e mendimeve dhe brengave të tyre.Mbani mend, komentet janë dhuratë, jo mallkim.
Së fundmi, mos u frikësoni të eksperimentoni dhe të bëni gabime. Krijoni një hapësirë të sigurtë ku ekipi juaj mund të marrë rreziqe, të mësojë dhe të rritet. Mbani mend, nuk do të thotë të mos dështoni asnjëherë, por të mos ndaloni asnjëherë së mësuari.
Por me vënien e të trija këtyre parimeve në praktikë, ju do të jeni në rrugë të mirë për zotërimin e artit të DevOps.
Ideja kyçe 4
Të gjitha gjërat kanë të bëjnë me menaxhimin dhe monitorimin.
Në rregull. Le ta lidhim gjithë këtë me shtyllën finale të DevOps-menagjimin dhe monitorimin. Gjithçka ka të bëjë me heqjen e pushit, heqjen e mbeturinave dhe dhënien e vlerës – ka të bëjë me drejtimin e operacioneve tuaja si një makinë sportive e hijshme dhe jo një motor i vjetër me avull.
Mendoni rreth kësaj sikur për pastrimin e garazhës tuaj. Nuk ju nevojitet ajo kositësja e thyer e barit apo ato kutitë e vjetra të bojës, apo jo?Pastrimi i gjithë asaj mbeturine jo vetëm që e bën garazhën tuaj të duket më e rregullt, kjo poashtu ju jep më shumë hapësirë për të bërë atë që doni aktualisht të bëni, sikurse rregullimin e biçikletës tuaj apo vendosja e palestrës në shtëpi.
Në botën e teknologjisë, Toyota është babai i menagjmentit. Sistemi i tyre i prodhimit ka të bëjë i tëri me zvogëlimin e mbetjeve, zbutjen e rrjedhëve të punës, dhe përmirësimit të vazhdueshëm. Dhe e dini çfarë? Nuk vlen vetëm për veturat. Kompanitë teknologjike rreth botës janë inspiruar nga metodat e Toyotës, duke ju ndihmuar t’i kanalizojnë proceset e tyre dhe të dërgojnë produktet më të mira më shpejte.
Por si duket menagjimi në DevOps? Epo, ai ka të bëjë me vizualizimin e punës tuaj, kufizimin e punës që mund të merrni përnjëherë, dhe shikimin e gjatësisë së rradhëve tuaja. Është sikur të jeni DJ-duhet ta lexoni dhomën, ta menagjoni listën e këngëve tuaja, dhe të siguroheni që të mos e tejmbushni skenën e vallëzimit.
Por menagjimi vetëm nuk mjafton- dhe këtu vie në shprehje monitorimi. Mendoni rreth tij sikurse për sistemin nervor të trupit tuaj, gjithnjë duke kontrolluar gjërat dhe duke ju lënë të kuptoni se diçka është duke shkuar keq.
Merreni për shembull Take Etsy, një lojëtar i madh në tregun online Ata kanë një sistem alarmi të madh që i njofton ekipet relevante nëse pragjet e paracaktuara janë shkelur, duke treguar një problem potencial. Këto alarme janë të dizajnuara të jenë informative dhe vepruese, duke ofruar mjaft kontekst që ekipet të fillojnë të hetojnë menjëherë.
Pra si mund ta aplikojmë menagjimin dhe monitorimin në udhëtimin tonë të DevOps?Së pari, bëni gjërat vizuele. Përdorni mjetet sikurse tabelat Kanban apo Jira për të parë nëse të gjithë janë duke punuar dhe dalloni pengesat.
Pastaj, mos harroni ta kufizoni punën tuaj në progres.Është sikur të hedhni pjata-sa më shumë që gjuani për herë të parë, aq më e vështirë është t’i kapni prapë të gjithë. Prandaj, fokusohuni në përfundimin e asaj që e keni filluar para se të merrni më shumë punë.
Dhe në fund, investoni në monitorimin e mirë të mjeteve. Është sikur të keni një sistem të nivelit të lartë për shtëpinë tuaj-ju jep paqe në mendje, ju alarmon nëse ka diçka të re, dhe ju ndihmon t’i rregulloni problemet para se ato të kthehen në katastrofa.
Menagjimi dhe monitorimi i dobët mund të mos jenë pjesë madhështore e DevOps, por kjo nuk i bën ata më pak vitale-ata janë vaji i makinës tuaj. Ata do t’iu ndihmojnë të qëndroni në alarm, dhe do ta mbajnë udhëtimin tuaj të DevOps të shkojë me lehtësi.
Përmbledhja Finale
DevOps është një kulturë që e ushqen bashkëpunimin në mes të ekipeve të zhvillimit dhe operacioneve, shpesh i shëmbëllyer nga gjigantët teknologjikë sikur Amazona dhe Google. Qendrore në këtë etos është ndarja e silosve, promovimi i komunikimit të vazhdueshëm, dhe përdorimi i mjeteve bashkëpunuese sikurse Slack apo Microsoft Teams. Aplikimi i dhënies dhe automatizimit të vazhdueshëm, siq praktikohet nga Netfliksi, i drejton proceset dhe e zvogëlon gabimin njerëzor. Salca sekrete për DevOps mund të gjendet në Tre Mënyrat: rrjedha, reagimet dhe mësimi dhe eksperimentimi i vazhdueshëm. Kompanitë si Nordstrom dhe Nationwide Insurance kanë miratuar këto parime për të krijuar një përgjigje më të mirë ndaj nevojave të biznesit, për të inkurajuar kulturën e drejtuar nga reagimet dhe për të nxitur një mjedis kurioziteti dhe rreziku.Përfundimisht, koncepti i menagjimit dhe monitorimit të dobët, i frymëzuar nga sistemi prodhues i Toyotas, ndihmon në reduktimin e mbetjeve, lehtësimin e rrjedhës së punës, dhe identifikimin e problemeve potenciale, duke krijuar përfundimisht ambient më efikas pune.