Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Ekipet e Mençura
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?
Mësoni si të punoni së bashku për t’i tejkaluar pengesat e përditshme të produktivitetit.
Të gjithë ne e dimë se produktiviteti personal është i rëndësishëm, por ka më shumë përtej aftësisë për ti kryer gjërat sesa vetëm stili ynë individual i punës. Pa marrë parasysh se sa shumë punojmë vetëm, mjedisi dhe ndërveprimet tona me njerëzit e tjerë munden ose të na lënë zvarrë ose të bëjnë që produktiviteti ynë të ngritet.
E njëjta gjë vlen edhe për kompanitë e vërteta. Nëse duam ta përmirësojmë produktivitetin në nivel të organizatës, duhet të mendojmë përtej individit.Dhe kjo nënkupton të shohim se si punojmë së bashku, dhe duke i kushtuar vëmendje kulturës së organizatës tonë, stilit të komunikimit që përdorim, dhe si i menagjojmë projektet dhe shembujt që i tregojmë kur udhëheqim.
Në pulsimet e mëposhtme do të mësoni për strategjitë praktike që ju duhen për ta përmirësuar cilësinë e ndërveprimeve tuaja me të tjerët, dhe për ti shmangur rëniet e produktivitetit.
Poashtu do ta kuptoni:
- Pse reagimi me urgjencë është ide e keqe;
- Si duket një parim produktiviteti; dhe
- Si mund të ju ndihmojë një picë të vendosni kë ta ftoni në takim.
Ideja kyçe 1
Kultura e duhur e një kompanie është çelësi i ndërtimit të ekipeve më produktive.
A e gjeni veten duke kaluar pjesën më të madhe të kohës duke u marrë me ndërprerje të papritura apo duke humbur kohën në takime të papërqendruara?A është inboksi juaj i tejmbushur me email-a të palexuar?A dalin prioritetet tuaja nga rendi nga kërkesat e minutave të fundit?
Nëse e njihni vendin e punës në këtë fotogtrafi, atëherë ju punoni në një kulturë të mosmarrëveshjes. Mosmarrëveshja është humbja e produktivitetit që, ndodh mes njerezve, si psh, kur planet tuaja për një ditë prishen ngase duhet ti mbledhni copat e një afati të parritur të dikujt tjetër.
Është fakt se emergjencat ndodhin, dhe është e natyrshme që produktiviteti juaj të ketë rezultat. Por shumë herë rënia e produktivitetit tuaj vie nga një mbledhje e një mori gjërash të vogla që as nuk i vëreni derisa ta kuptoni sa pak keni bërë. Janë gjërat sikurse takimet e vonshme dhe shumë email-a të papërshtatshme në inboksin tuaj ditë pas dite, e që janë një shenjë e qartë se egziston shumë mospërputhje në jetën tuaj të punës.
Fatmirësisht, shumica e njerëzve nuk kanë qëllime të mira dhe nuk shkojnë në punë të vendosur që ti përqajnë të tjerët. Por nëse praktikat e dobëta janë të shpërndara nëpër kompani, atëherë ato mund të funksionojnë kundër atyre qëllimeve të mira.
Për shembull, kolegët tuaj mund t’iu ftojnë në takimet e tyre sepse e vlerësojnë mendimin tuaj, duke mos e kuptuar se edhe ju mund të keni prioritete. Por nëse kultura e kompanisë tuaj ju bën presion që t’i thoni po çdo ftese, kjo mund t’iu pengojë nga të qenit produktiv sa mund të jeni. Në vend që të fokusoheni në qëllimin real të rolit tuaj, ju do të kaloni shumë kohë duke dëgjuar diskutime pjesërisht jorelevante.
Kjo domethënë se në mënyrë që ta rrisni produktivitetin realisht, ne kemi nevojë t’iu kushtojmë vëmendje asaj se si veprimet tona do të mundnin që padashje ta bëjnë jetën e të tjerëve më të vështirë. Është qështje e shikimit të jetës tonë të punës dhe gjetjen e sjelljeve që e krijojnë atë përqarje. Ato mund të jenë diçka shumë specifike-ndoshta është normë në kompaninë tuaj që të mos pengoni me email-a pa tituj, duke e bërë të vështirë renditjen e inboksit tuaj. Apo mund të jetë diçka shumë e përgjithshme sikurse mungesa e empatisë dhe respekti për kohën e çdokujt.
Sapo ta dimë se cilat janë praktikat problematike, mund të fillojmë t’i ndryshojmë ato.
Ideja kyçe 2
Një anëtar ekipi produktiv është qëllimor, i vëmendshëm, i rregullt dhe i besueshëm.
Nëse keni luajtur ndonjëherë një sport apo lojë të çfarëdo lloji, me siguri e keni mësuar rendësinë e të pasurit lojëtarë të mirë ekipi. Gërmoni pak më thellë, dhe do ta shihni se çfarë vërtetë e sjell një ekip së bashku është fokusi në një qëllim të përbashkët-sikurse fitimi i lojës.
E njëjta vlen edhe kur është në pyetje kultura e punës. Dhe mënyra e vetme për të garantuar se ekipi juaj po punon drejt një qëllimi të përbashkët është të jeni qëllimor dhe i vëmendshëm.
Të jeni qëllimor nënkupton se keni një të kuptuar të qartë të objektivave dhe prioriteteve, dhe se mund të merreni me atë që është vërtetë e rendësishme, në vend se të hutoheni nga puna e shumtë.
Por jo çdo gjë ka të bëjë vetëm me ju. Sepse nuk mund të punoni në një qëllim të përbashkët pa menduar se si puna juaj ndikon tek të tjerët. Nëse punoni me vëmendje, ju jeni të vetëdijshëm për këtë. Ju synoni t’i ndihmoni kolegët e ekipit tuaj t’i arrijnë qëllimet në vend se t’i hutoni ata. Për shembull, ju kujdeseni për cilësinë e punës tuaj ashtuqë të mos ju duhet të merreni me shkapërdedhjen dhe gabimet që ndodhin kur jeni duke u ngutur. Në atë mënyrë, ju keni një ekip me një dëshirë dhe harmoni për një rezultat më të mirë.
Një tjetër element kyq në punën së bashku me njerëzit është besimi.Nga përvoja, me siguri e dini se është shumë e vështirë të punoni me dikë nëse nuk mund të vareni prej tyre.Por prej çfarë ndërtohet besimi, nëse flasim profesionalisht? Mirë, dy përbërësit kryesor të besimit janë saktësia dhe besueshmëria?
Mund të mendoni se të qenit i saktë në vend të punës duhet të jetë diçka që s’ka nevojë të thuhet. Por nuk ka të bëjë vetëm me kryerjen e punëve në kohë. Të qenit i saktë poashtu nënkupton respektimin e afateve dhe përgjigjen ndaj kërkesave në kohë të duhur. Dhe kërkon nga ju që të jeni proaktiv në mënyrën se si e menagjoni kohën tuaj, për shembull, planifikimi i kohës së mjaftueshme për ti kryer detyrat, dhe të siguroheni që i caktoni vetes përkujtues.
Besueshmëria, në anën tjetër, nënkupton që njerëzit mund të presin nga ju ta bëni atë që e thoni. Kërkon që ju të merrni përgjegjësi për veprimet tuaja dhe t’i kërkoni vetes llogari. Është realisht aq e thjeshtë sa ti mbani premtimet tuaja, ashtuqë njerëzit të mos kenë nevojë t’iu ndjekin apo të vazhdojnë t’iu përkujtojnë gjërat.
Ideja kyçe 3
Për t’i ndryshuar sjelljet çrregulluese dhe për të krijuar një kulturë të re, bashkohuni me ekipin tuaj dhe nxjerrni parime sepcifike produktiviteti.
Pra, tani e keni kuptuar sa të rëndësishëm janë qëllimshmëria dhe vetëdija për një ekip të motivuar.Por egziston një gjë në të cilën duhet të punoni në nivele të qëllimshmërisë dhe vetëdijes-dhe ajo është si i inkurajoni ato koncepte në ekipin tuaj?
Këtu vie në pyetje produktiviteti. Parimet e produktivitetit e udhëheqin sjelljen duke kombinuar një cilësi të dëshirueshme që doni ta inkurajoni dhe një situatë ku mund të aplikohet ajo. Sapo të zhvilloni një varg parimesh bashkë me ekipin tuaj, do të jeni në rrugën tuaj drejt një stili më produktiv të punës.
Thuani për shembull se doni ta rritni cilësinë e vetëdijes në ekipin tuaj.Një fushë që e shihni si një problem të vazhdueshëm është dërgimi i shumë emailave nga të gjithë. Disa parime të mira ktu do të ishin t’ua përcjellni ato të tjerëve vetëm kur është shumë e nevojshme, dhe të shkruani tituj të qartë për ti bërë gjërat më të lehta për lexuesin.
Parimet tuaja të produktivitetit duhen të jenë të qarta dhe specifike, ashtuqë të jetë e lehtë të tregoni nëse po pasohen prej të tjerëve.Në fund të fundit, është shumë më e lehtë të thoni që një email është shkruar në mënyrë të qartë sesa të bëni një gjykim abstrakt për atë se sa i vëmendshëm është dikush.Dhe kjo e bën të lehtë për anëtarët e ekipit tuaj ta kuptojnë se cilat sjellje duhet ti ndryshojnë, dhe t’a llogarisin veten. Për shembull, kolegu juaj mund të fillojë të shkruajë diçka më të dobishme në temat e tij të emailit sesa thjesht: “një pyetje”.
Por email-at nuk janë fundi. Ju keni nevojë të zhvilloni një sërë parimesh të produktivitetit për sfida të caktuara me të cilat po ballafaqoheni. Çdo situatë dhe çdo kompani është ndryshe, prandaj bashkoni forcat me ekipin tuaj për të ardhë me parime që do të ishin më të dobishmet per ju.
Një vend i mirë për të filluar është të mendoni për atë që po ju shkakton aktualisht fërkime – ose probleme produktiviteti. Më pas mund t’i merrni problemet dhe t’i ktheni ato në parime produktiviteti. Bëni këtë duke pyetur: çfarë sjellje do ta ndalonte këtë të ndodhte?
Për shembull, mund të keni problem me takimet që i zvarritni dhe i përfundoni vonë.Një mënyrë për ta parandaluar këtë do të ishte të filloni t’i përmbledhni gjërat dhjetë minuta para fundit. Kjo është diçka specifike që mund të bëjë kushdo që drejton një takim dhe është e lehtë të gjykosh nëse funksionon. Pra, është një parim i mirë për t’u ndjekur.
Ideja kyçe 4
Bëjeni komunikimin tuaj më produktiv duke e bërë të qartë pse-në, çfarë-in dhe kush pas mesazheve që dërgoni.
Shumica prej nesh dërgojnë mesazhe të panumërta në autopilot çdo ditë, dhe si rrjedhojë, inbokset e të gjithëve janë vazhdimisht të tejmbushura.
Por nuk ka pse të jetë kështu.Ne mund të marrim hapa për ta rritur cilësinë e komunikimit tonë, ashtuqë mesazhet tona të mos e tërheqin përgjithmonë poshtë produktivitetin tonë.
Po si funksionon kjo? Si fillim, saherë që mendoni ta kontaktoni dikë, pyeteni vete: pse po e dërgoj këtë informacion?
Bërja e kësaj pyetjeve është e rendësishme sepse nëse jeni të qartë për qëllimin pas mesazhit tuaj, ju mund ta planifikoni mënyrën më të mirë për ta arritur atë.Thuani për shembull se jeni duke i dërguar email shefit tuaj shumë të zënë për një vendim të shpejtë. Një email direkte, drejt e në temë do të kishte më shumë gjasa të jetë e duhura. Në anën tjetër, nëse po kontaktoni një klient të cilin nuk e njihni shumë mirë, dhënia e përpjekjes për të ndërtuar një raport të mirë mund të jetë një qasje më e mirë. Pra një mesazh më i gjatë, me më pak të folur të zakonshëm do të kishte kuptim.
Sapo ta keni përcaktuar planin tuaj të veprimit, mund t’i bëni vetes më shumë pyetje për ta gjetur mënyrën më të mirë për ta vënë atë në veprim. Pyetja tjetër që mund ta bëni është, çfarë kam nevojë të komunikoj?
Këtu është me rëndësi t’ia kujtoni vetes se përmbajtja e mesazhit nuk është thjeshtë informacioni që përcjell. Është paoshtu mënyra se si thuhet.Duhet ta bëni të lehtë për lexuesin kapjen e qëllimit tuaj. Në atë mënyrë do të jeni më të sigurtë për ta marrë vëmendjen e tij mes qindra mesazheve konkuruese që ai me siguri po ka vështirësi ti kalojë.Mbani në mend se një kërkesë e cila është e lehtë të kuptohet, poashtu është e lehtë të veprohet mbi të-dhe me shumë gjasa, të kryhet.
Dhe këtu vie në pyetje shkrimi i strukturuar mirë, i qartë dhe i saktë.
Po si e arrini këtë?Një truk është ta vendosni parasysh atë që doni nga lexuesi. A është një veprim, një përgjigje, një vendim, apo thjeshtë ndarja e një informate me të?Përfshirja e fjalëve kyqe sikur këto në çdo titull email-i është sistemi që ushtria e SHB e përdor për ta bërë komunikimin e tyre më efektiv. Për ta, një mesazh i qartë mund të jetë një qështje jete ose vdekje, literalisht.
Kur janë në pyetje mesazhet e gjata, një tjetër këshillë e dobishme është të përfshini një permbledhje në fillim. Pastaj lexuesi do ta dijë që nga fillimi pse po kontaktohet, dhe çfarë duhet të bëjë.
Mire, pra tani që e dini që e keni gjetur pse-në dhe çfarë-in tuaj, mund të mendoni për pyetjen finale: kush.Pra kush saktësisht duhet ta dijë çfarë po komunikoni? Mos e mbyllni të gjithë departamentin tuaj për çdo rast, zgjidhni vetëm ata që preken drejtpërdrejt. Në këtë mënyrë, ju kurseni ekipin tuaj nga shpërqendrimi i panevojshëm dhe kultura e kompanisë suaj funksionon më mirë.
Ideja kyçe 5
Një qasje më e menduar për takimet do ta rrisë produktivitetin.
I mbani mend gjithë ato takime projektesh në të cilat keni hyrë, dhe ju kanë zvarritur, përtej orarit të tyre të caktuar, vetëm për t’iu lënë aspak më të mençur rreth hapave të tjerë të ardhshëm? Epo, fatmirësisht, egzistojnë gjëra specifike që mund t’i bëni për ta shmangur këtë humbje dhe për ti bërë takimet tuaja më produktive.
Gjëja e parë që duhet të bëni është thjeshtë ta ulni numrin dhe gjatësinë e takimeve të mbajtura. Konsideroni nëse vërtetë keni nevojë për një takim, apo nëse qëllimi i njëjtë mund të arrihet në një tjetër mënyrë. A do të funksiononte në vend të kësaj një telefonatë midis vendimmarrësve kryesorë, me një email informativ vijues për një grup më të madh? Dhe nëse kërkohet një takim, a duhet të zgjasë një orë apo do të mjaftonin 45 minuta?
Hapi tjetër është të jeni të qëllimshëm se kush është ftuar në takime. Si rregull e përgjithshme, sa më pak pjesëmarrës, aq më mirë.Mundeni poashtu ta provoni parimin e picës së shpikur nga Jeff Bezos, CEO-ja i Amazonit-dhe t’i ftoni vetëm aq njerëz në takim sa mund të ushqehen me dy pica.
Nëse nuk i besoni picës, ndoshta shkenca do t’iu bindë. Në fakt, hulumtimet na tregojnë se numri më i madh i njerëzve në një takim produktiv është më së shumëti shtatë. Për më tepër, vendimarrja anashkalohet nga shumë mendime konfliktuoze dhe diskutime të papërshtatshme. Një studim nga konsulenca e menaxhmentit të lartë Bain & Company tregoi se për çdo pjesëmarrës mbi shtatë vjeç, efektiviteti zvogëlohet me 10 përqind.
Për të qenë me përzgjedhës për atë se kush vërtetë duhet të marrë pjesë në takimin tuaj, mund ti listoni pjesëmarrësisht dhe arsyet e tyre për pjesëmarrjen si pjesë e agjendës tuaj. Ky proces poashtu do të sigurojë që çdokush ta pranojë ftesën për takim do ta dijë pse kanë nevojë të jenë aty dhe çfarë do të nxjerrin prej tij.
Hapi final drejt takimeve më qëllimore është të hulumtoni se cfarë ndodhë aktualisht në to.Si mund ta përdorni kohën në mënyrën më efektive?
Një truk është të krijoni gjithnjë një deklaratë të qëllimit të takimit për çdo takim që organizoni. Ky është një sqarim i shkurtër se si mbahet takimi. Dhe mund të jetë i thjeshtë sa kjo: Qëllimi i këtij takimi është të vendoset për listën e ftesave për darkën e klientit dhe të bihet dakord për formulimin e emailit të ftesës.” Me qëllimin e qartë, të gjithë mund të qëndrojnë të përqendruar dhe të punojnë drejt tij.
Ideja kyçe 6
Bashkëpunimi i suksesshëm në projekte është kyq për të punuar bashkë dhe në mënyrë produktive.
Edhe nëse fjalët ‘’menagjer projekti’’ nuk janë në titullin e punës tuaj, gjasat janë që ju kaloni shumicën e jetës tuaj profesionale duke menagjuar projekte.projekti nuk është e thënë të jetë diçka i madh-çdo copë pune që merr disa hapa për tu perfunduar, ka rëndësi, nga shkrimi i raportit e tek organizimi i ndejës së Krishtlindjes për kompaninë.
Dhe suksesi i shumicës se projekteve varet në atë se sa mirë janë njerëzit të anagazhuar për të punuar së bashku. Madje edhe një detyrë në dukje e vetme sikurse shkrimi i raportit zakonisht nënkupton që keni nevojë të bashkëpunoni me kolegët për ta marrë mundin e tyre në kohë dhe në formë në atë menyrë që ka kuptim.Pra për ti arritur qëllimet tuaja, bashkëpunimi më i mirë është qenësor. Por si mund të siguroheni për bashkëpunim të suksesshëm në projekte? Egzistojnë disa përbërës që mund ti konsideroni.
I pari është përputhja, që nënkupton të keni një të kuptuar të përbashkët të qëllimeve dhe vizionit të projektit. Kjo është me rëndësi sepse ndryshe çdokush do të punonte në prioritete të ndryshme dhe do të synonte rezultate të ndryshme poashtu. Imagjinoni sikur një ekip futbolli të mos e kishte të përbashkët synimin për të kaluar topin nëpër shtyllat e portës së palës tjetër. Do të ishte kaos në fushë. E njëjta gjë është e vërtetë në zyrë. Ju duhet të dini se çfarë synoni për ta arritur atë.
Sapo të jeni në përputhje me qëllimin e projektit tuaj, përbërësi tjeter kyq është marrëveshja. Marrëveshja nënkupton një process të përbashkët për arritjen e qëllimeve të projektit. Është më shumë se hapa planifikimi që nevojiten për të kryer një projekt. Poashtu do të ju duhet një strategji se si çdokush do të punojë së bashkë në mënyrë që ta mbajë thyerjen në minimum.
Kjo nënkupton se do të pajtoheni në detajet e caktuara si mënyra se si do të komunikoni, si do t’i paraqitni problemet, dhe si do ta njoftoni njëri-tjetrin për të rejat. Në fund të kësaj, është e dobishme ti shënoni disa rregulla bazë të qarta. Për shembull, mund të pajtoheni t’ minimizoni email-at dhe të keni biseda në vend të tyre. Këto do ti bëjnë ndërveprimet tuaja me të lehta, ashtuqë çdokush mund të fokusohet në punën e tyre aktuale.
Natyrisht se do të ju duhet të mbani shënime se si po shkon gjithçka dhe të rregulloni nëse është e nevojshme. Këtu vie në shprehje vetëdija. Me vetëdije, ju dhe ekipi juaj mund të siguroheni që çdokush po punon për ta rritur produktivitetin e tjetrit, dhe shpejtë ta zgjidhni çdo thyerje që mund të shfaqet.
Për të ndërtuar vetëdijen, ndihmon nëse i dedikoni një kohë të caktuar asaj në takime. Merrni një moment për ta pyetur ekipin disa pyetje të thjeshta për procesin e punës. Për shembull, a ndihen ata se takimet janë efektive? A janë të vërshuar me email-a? A kanë një kuptim të mirë të progresit? Përgjigjet e tyre do t’iu japin projektit tuaj drejtim kah suksesi.
Ideja kyçe 7
Bëhuni më produktivë duke u përgjigjur në mënyrë aktive në vend se të reagoni në mënyrë pasive ndaj urgjencës.
A presin klientët dhe shefat tuaj që të lini gjithçka dhe të reagoni menjëherë saherë që vijnë në kontakt me ju? Nëse po, sikurse shumica e njerëzve, edhe ju jetoni në një botë të udhëhequr nga urgjenca.
Kur urgjenca është rend i ditës, atëherë ju vazhdimisht e humbni fokusin dhe merreni nga prioritetet që keni planifikuar. Si rrjedhojë, produktiviteti bie. Por lajmi i mirë është se nuk ka nevojë të ndodhë ashtu. Në fakt, shumica e urgjencave janë plotësisht të panevojshme.
Per siguri, të gjitha vendpunimet i kanë emergjencat e tyre kohë pas kohe. Por perderisa puna juaj për shërbimet e zjarrit apo të spitalit, në shumicën e rasteve, një përgjigje e menjëhershme është vetëm një pritshmëri jorealiste. Ndjenja e urgjencës thjeshtë nuk e reflekton realitetin.
Edhe nëse urgjenca është reale, ajo shpesh është e paarsyeshme. Gjërat bëhen urgjente si rezultat e planifikimit të dobët të dikujt, sikurse elenia e detyrave deri në minutën e fundit. Dhe papritmas, kolegu juaj ka nevojë për një kalkulim të komplikuar bugjeti mu në këtë moment. Jo sepse është ndonjë krizë e papritur, po thjeshtë për shkak se askush nuk mendon përpara se çfarë saktesisht do të nevojitet për atë prezantim klienti.
Per ti shmangur këto lloj situatash dhe rënien e pashmangshme të produktivitetit tuaj, keni nevojë ta zvogëloni urgjencën. Mënyra për ta bërë këtë është të merrni një qasje më aktive në menagjimin e gjithë atyre kërkesave. Dhe kjo na shpie tek të përgjigjurit në vend të reagimit.
Pra cili është saktësisht dallimi?
Epo, të reagosh do të thotë që vazhdimisht po anashkaloheni për t’u marrë me të gjitha ndërprerjet që ju vijnë. Është një mënyrë pune që nuk ndalon për të kontrolluar nëse urgjenca e parashikuar është me të vërtetë diçka që kërkon veprim të menjëhershëm. Përgjigja, nga ana tjetër, është çështje e gjetjes së kohës për të menduar në kontekstin e asaj që kërkohet. Në këtë mënyrë, ju mund të vlerësoni urgjencën dhe arsyeshmërinë e tij të vërtetë.
Pra si kaloni nga reagimi në përgjigje? Përgjigja është të merrni një qasje më afatgjate në mënyrën se si punoni. Kjo ka të bëjë me planifikimin proaktiv të detyrave tuaja dhe të mësoni ta parashihni të ardhmen. Nëse planifikoni me kujdes, do ta dini ku duhet të jenë prioritetet tuaja për çdo moment. Pastaj mund të përgjigjeni në mënyrë më të menduar ndaj urgjencës. Dhe kur fokusoheni në atë që vërtetë ka rëndësi, produktiviteti juaj fluturon.
Ideja kyqe 8
Njerëzit që punojnë në të gjitha nivelet mund të udhëheqin krijimin e një kulture më produktive.
Mund të mendoni se nëse nuk jeni CEO, apo se paku një menagjer i lartë, nuk keni mundësi të bëni ndonjë dallim të madh në kulturën e produktivitetit të organizatës tuaj.
Por ndryshimi nuk ka pse të vijë nga lartë. Në fakt, është shumë më efektive të filloni në nivel lokal-duke sjellur mënyra të reja të punes në ekipin tuaj. Nëse fokusoheni në kulturën e menjëhershme të ekipit, atëherë do të jeni në gjendje të caktoni caqe të arritshme dhe ti vjelni shpërblimet shumë më shpejtë.
Për më tepër, përmirësimet lokale që i arrini do të krijojnë valë në kulturën e gjërë të kompanisë tuaj.
Dhe si do të funksiononte kjo? Mirë, me kulturën tuaj të vogël produktive në vend, ekipi juaj mund të bëhet ai me të cilin çdokush dëshiron të punojë dhe ta merr model. Duke dhënë shembull dhe duke i lënë mbresa çdokujt me parimet tuaja produktive në veprim, ju mund ti frymëzoni të tjerët ti ndryshojnë sjelljet e tyre nënoptimale.
Por si mundet, që ju, si lider, ta formoni këtë ekip të ëndrrave? Mirë, duhet më shumë sesa thjesht të jeni shefi. Ka të bëjë me aftësinë për të ndikuar.
Para se të zhyteni në ndikim, sigurohuni që ta përbrendësoni rregullën e parë të lidershipit: mos dëmtoni! Shumë shpesh, liderët punojnë kunder ekipit të tyre duke e çrregulluar produktivitetin e tij me kërkesa të momentit të fundit apo takime të panevojshme. Nëse veq i leni njerëzit të fokusohen në atë që e bëjnë më së miri, kjo do t’iu shpie shumë më përpara-dhe do krijohet kështu një atmosferë më e qetë.
Çelësi për të qenë një ndikues është të qëndroni vetë në krye të produktivitetit – dhe sigurohuni që ai të jetë i dukshëm. Kur të tjerët ju shohin duke përqafuar zakone produktive dhe duke u përkushtuar 100 për qind, ata do të jenë të etur të punojnë me ju dhe të mbajnë prapa idetë tuaja. Pra, bëni atë që keni thënë se do të bëni, paraqituni kur të keni nevojë dhe mos kini frikë të ndryshoni sjelljen tuaj kur diçka nuk funksionon.
Dhe mbani në mend se gjithçka që bëni duhet të shfaqë atë lloj sjelljeje produktive që doni ta promovoni. E tëra ajo dërgon mesazh për atë që ka rëndësi. Në fund të fundit, nëse ju jeni ata që vazhdimisht arrini vonë në takime, askush nuk do të ju merr seriozisht kur flisni për saktësinë. Dhe kush dëshiron të ndjekë nje lider të cilit nuk mund t’i besojnë?
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyç në këto pulsime:
Produktiviteti nuk ka të bëjë vetëm me atë se sa mund të arrini vetëm, por ka shumë të bëjë me kulturën në të cilën punoni, dhe si ndërveproni me të tjerët. Qoftë nëse jeni lider, menagjer, apo një profesionist, ju mund të merrni hapa konkretë për ta përmirësuar produktivitetin e ekipit tuaj dhe kompanisë në tërësi. Këtë mund ta beni duke përmirësuar mënyrat e komunikimit, ndalimit të sjelljeve crregulluese dhe zhvillimi të një qasjeje më aktive të emergjencave dhe krizave.
Këshillë vepruese:
Bëni një bisedë.
Herën tjetër kur ta gjeni veten duke shkruar një email të gjatë duke qenë ulur në anën tjetër të zyres, ngrituni dhe shkoni atje vetë. Bisedoni me personin. Mund ta kuptoni se duhen dy minuta bisedë për ta zgjedhur një problem që do t’iu kishte lënë zvarrë me 15 emaila. Dhe poashtu mund ta zbuloni që i pëlqeni kolegët tuaj!
Keni koment?
Sigurisht që do të na pëlqente të dëgjonim çfarë keni për të thënë për përmbajtjen tonë! Prandaj, veëtem dërgojeni një email tek [email protected] me titull të këtij libri si kryetitull emaili, dhe ndani mendimet tuaja me ne.
Çfarë të lexoni tjetër: ‘’Fuqia e Ekipit Pozitiv’’, nga Jon Gordon
Tani që e dini se çfarë duhet për të punuar në mënyrë produktive, jeni tashmë gato ta ndërtoni ekipin tuaj perfekt.Sidoqoftë, mund të pyesni veten se cfare duhet për ta ushqyer pozitivitetin dhe optimizmin në mes të anëtarëve të ekipit tuaj. Apo ndoshta do t’iu pëlqente ta dinit si të bëheni një lloj lideri inspirues i cili tërheq kolegë të talentuar.
Në pulsimet e ”Fuqia e Ekipit Pozitiv”, do të zbuloni cilësitë e një ekipi ideal dhe hapat që liderët mund ti marrin për t’i rritur dhe stimuluar ata. Pra, nëse dëshironi ta eliminoni negativitetin nga kultura e ekipit tuaj, promovoni kujdes dhe perkushtim, dhe arrini gjëera te mahnitshme së bashku, duke i lexuar këto pulsime tek ”Fuqia e Ekipit Pozitiv”.