4.7 C
Pristina
spot_img

Finish (Mbaroje) – Jon Acuff

Share:

T’i kushtojmë kohën tonë vetëm aktiviteteve që e meritojnë atë

Një hap tjetër i gabuar që vjen bashkë me perfeksionizmin është bindja se mund t’i bëjmë të gjitha dhe se mund t’i arrijmë menjëherë.

Nga burimet që kemi në dispozicion, koha është padyshim më e çmuara, sepse nuk ka asnjë mënyrë për ta rritur atë. Për t’i kushtuar më shumë kohë një projekti, duhet t’ia marim diçkaje tjetër. Kjo do të thotë që të jemi të suksesshëm në një gjë, duhet të dështojmë në një tjetër.

Jeta jonë drejtohet nga listat e detyrave dhe ne vazhdojmë të shtojmë afate të reja pa e vrarë mendjen, projekte dhe punë në kalendarët tanë, me bindjen se mund t’ia dalim me pak më shumë përpjekje.

Sidoqoftë, kjo qasje nuk merr parasysh kohën që duhet të heqim nga aktivitetet e tjera dhe në planin afatgjatë rrezikon të na vendosë në një situatë ku nuk kemi më kohë të mjaftueshme për t’i kushtuar ndonjë prej projekteve tona.

Një zgjidhje për këtë problem mund të jetë krijimi i një liste “për të mos u bërë”, e cila është një listë e aktiviteteve të cilave nuk mund t’i kushtojmë kohë. Kjo na bën të pranojmë se disa biznese thjesht nuk e meritojnë kohën dhe vëmendjen tonë.

Kjo listë nuk duhet të jetë diçka përfundimtare. Ajo mund të ndryshojë së bashku me qëllimet tona. Nëse fillojmë një projekt që kërkon një pjesë të madhe të kohës sonë për muajt e ardhshëm, mund të vendosim të lëmë përkohësisht jashtë një aktiviteti tjetër, siç është trajnimi sportiv dhe më pas të rifillojmë më vonë, pasi të ketë mbaruar projekti.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...