Tre justifikimet më të zakonshme për të mos mbaruar diçka
Secili projekt është i ndryshëm, por ata që kanë vështirësi të përfundojnë atë që nisin, shpesh, përdorin një nga tre justifikimet.
- Kontrolli mbi atë që ndodh – Përpjekja për të arritur një qëllim përfshin një nivel të caktuar pasigurie, sepse ekziston mundësia që do të dështojmë. Sidoqoftë, nëse nuk përpiqemi, të paktën kemi sigurinë se çfarë do të ndodhë.
- Sakrifica na bën të admirueshëm – Nëse vendosim të “sakrifikojmë” ëndrrën ose projektin tonë në mënyrë që të mund të bëjmë diçka tjetër, të tjerët do të na shohin si martirë dhe jo si dikush që nuk ka arritur të përfundojë atë që ka filluar.
- Pritshëri të ulëta – nëse përpiqemi të arrijmë qëllimet, të tjerët do të presin që ne të përpiqemi gjithmonë. Nëse, nga ana tjetër, nuk e përfundojmë kurrë atë që fillojmë,surpriza e një arritjeje të papritur do të duket shumë më e mrekullueshme.