Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Përmbledhje Libri
Formësuesi i së Ardhmes
Çfarë ka për mua në këtë libër?
Bëhu lider formësues i së ardhmes dhe lulëzo në një botë të pasigurt.
Çfarë të duhet për të qenë lider i mrekullueshëm?
Çfarë aftësish të nevojiten? Çfarë qasje mund të përdorësh?
Në të kaluarën, përgjigjja ndaj këtyre pyetjeve ishte relativisht e thjeshtë. Bota jonë ishte trajtësisht stabile, dhe një biznes mund të zhvillonte një plan dhjetë vjeqar dhe qëllime përfundimtare-dhe pastaj thjesht i përkushtoheshe atij plani. Liderët mund të përqendroheshin në sajimin e strategjive dhe gjetjen e njerëzve për ti zbatuar ato pa u brengosur shumë rreth pengesave të paparashikueshme.
Fatkeqësisht, kjo qasje e udhëheqjes nuk funksionon mjaftueshëm më. Jemi duke jetuar në një botë politike, shoqërore dhe ekonomike me një pasiguri të pandalshme, e cila ndikon në bizneset e të gjitha madhësive, nga korporatat e mëdha deri tek bizneset fillestare që janë në lulëzim e sipër.
Përveq kësaj, shoqëria botërore po përjeton një revolucion të madh digjital dhe të Inteligjencës Artificiale. Nëse udhëheqësit duan që bizneset e tyre të mbijetojnë në këto kohë të pasigurta, atyre do të ju duhet ta marrin vetë në dorë fatin e tyre dhe të bëhen formësuesit e të ardhmes së vetë.
Në këto pulsime do të mësosh për:
- Bazat e lidershipit të formësimit të së ardhmes
- Si të harrosh detajet e vogla, ta shikosh fotografinë e plotë, të vendosësh qëllime të qarta dhe
- Pse kultivimi i qëndrueshmërisë është i mirë për biznesin.
Idea Kyçe 1
Jetojmë në një botë të pasigurtë dhe bizneset janë në rrezik.
Është më se e dukshme, por bota në të cilën jetojmë është jashtëzakonisht e paqëndrueshme. Ndonjëherë mund të duket dërrmuese vetëm ti shikosh lajmet e mëngjesit, me kryetitujt e tyre rreth klimës, ndryshimit, korrupsionit, terrorizmit, popullizmit dhe të këqijat tjera botërore.
Me këtë paqëndrueshmëri shqetësuese, përparimet e shpejta në teknologji po ndryshojnë-pothuajse-gjithçka.
Mesazhi kryesor është ky: Jetojmë në një botë të pasigurtë, dhe bizneset janë në rrezik.
Shoqëria botërore po hyn në revolucionin e katërt industrial të saj-një epokë e përkufizuar nga kthesa të reja shkencore dhe teknologjike. Këto kthesa përfshijnë Inteligjencën Artificiale, teknologjinë zingjirore (blockchain), dhe mjekësinë e saktë, dhe secila prej këtyre po e shndërrojnë botën tonë në mënyra të panumërta.
Për fillestarët, këto teknologji të reja po i shkatërrojnë industritë. Për shembull, nevoja për bankat digjitale në industrinë financiare ka detyruar bankat tradicionale ti përmirësojnë shërbimet e tyre online në mënyrë që të jenë në konkurencë.
Pastaj ka vetura vetë-vozitëse me Inteligjencë të Lartë, për shembull- gjë që është duke e sfiduar dhe ndryshuar mënyrën sesi jetojmë dhe punojmë.
Përderisa revolucioni digjital premton mundësi të pafundme për bizneset, ai gjithashtu ka krijuar një ndjenjë të paqëndrueshmërisë botërore. Teknologjia është bërë territor shqetësues; paraqet rreziqe të reja, ngrit probleme etike, dhe shërben si përkujtues i paparashikueshmërisë së të ardhmes.
Për këtë arsye të qenit lider në vitin 2020 është më e vështirë se kurrë. CEO-t dhe ekipet menagjuese janë në atë që autori e quan ‘’alarm të vazhdueshëm të rrezikut’’, ku atyre ju duhet të parashikojnë ndryshimet, të jenë kreativë, dhe vazhdimisht të jenë në qendër për ti mbajtur kompanitë e tyre në qarkullim.
Për shembull, shumë biznese fizike i kanë bërë mallrat e tyre të qasshme online për t’ju përshtatur shprehive digjitale të konsumatorëve të tyre. Dhe ato dyqane që nuk e kanë bërë këtë gjë, së shpejti mund ta gjejnë veten jashtë tregut.
Problemi është se nëse je lider në alarm të vazhdueshëm të rrezikut, asnjëherë nuk do të kesh kohë mjaft për tu kthyer prapa dhe për të mësuar aftësitë udhëheqëse që do të të ndihmojnë të orientohesh në ambientin biznesor të ndryshueshëm të pandalshëm të ditëve të sotme.
Në mënyrë që bizneset të mbijetojnë në këto kohë të pasigurta, liderëve do të ju nevojitet ta marrin kontrollin, ti inkurajojnë bizneset e tyre, dhe të jenë të qëndrueshëm në sfidat dërrmuese të kohës.
Ideja Kyçe 2
Për t’u bërë lider formësues i së ardhmes, duhet ta përcaktosh vizionin tënd jetëgjatë.
Le të fillojmë me një tregim të një lideri të madh në histori.
Në fillim të viteve 1960, presidenti Amerikan Jon F. Kennedy kishte një vision. Në një fjali të thjeshtë Kennedi tregoi se çfarë donte të arrinte: ‘’Ta dërgonte një njeri në hënë në fund të asaj dekade.’’
Vizioni i Kenedit ishte sigurisht ambicioz. Por kjo nuk ishte arsyeja pse e bëri atë aq efektiv. Lexoje prapë. Nuk ka paqartësi, apo fjalim të mjgullt për ‘’të ardhmen’’. Kennedi, jo vetëm që e bëri të qartë se çfarë donte të bënte, por edhe se kur donte ta bënte atë. Po, qëllimi i tij ishte ambicioz. Por më e rëndësishmja, ishte i qartë.
Mesazhi kyç është ky: Për të qenë lider formësues i së ardhmes, do të të duhet ta përcaktosh vizionin tënd jetëgjatë.
Ajo çfarë Kenedi mund ta ketë quajtur ‘’vizion’’, autori e quan rezultat i preferuar i së ardhmes, ose shkurt, i mundur. Dhe siç sapo mësuat, kur i identifikon gjërat e mundshme për biznesin tënd, qëllimi është të jesh i qartë. Për shembull, nuk ka dobi të thuash se don ta ndryshosh botën, apo ‘’të bësh një ndryshim’’. Këto qëllime janë shumë të mëdha. Nuk do të dije as nga t’ia filloje!
E gjithë kjo këshillë mund të tingëllojë e dukshme. Por do të befasoheshe sa shumë liderë vendosin qëllime të mjegullta që i lënë punëtorët e tyre të hutuar rreth punës që e bëjnë. Kjo ndodh më së shumëti sepse liderët janë aq të dhënë pas detajeve-duke zgjedhur problemet ditore dhe duke planifikuar për skenarin më të keq-saqë ata dështojnë ta shohin fotografinë e plotë.
Nëse kjo tingëllon sikur je ti, provo të bësh pushim për pak. Kthehu prapa dhe pyete veten se pse je lider. Çfarë të motivioi ty të hysh në pozitën e lidershipit? Çfarë lloj ndikimi jetëgjatë po mundohesh të bësh? Si mund ta matësh suksesin?
Henry Fordi, themeluesi i Kompanisë Ford Motor është shembull i mirë i liderit i cili kishte përgjigje të forta për pyetje të fotografisë së plotë. Që nga fillimi, ai kishte një gjë të qartë dhe qëllimore në mendje: të ofronte lëvizshmëri të përballueshme financiarisht për njerëzit. Ai poashtu e dinte pse donte ta arrinte atë qëllim-ai ishte thellësisht i brengosur që ta ndërtonte një veturë që ishte e përshtatshme për të gjithë.
Nëse ti, sikurse Fordi, dëshiron ta identifikosh një gjë dhe pse dëshiron ta arrish atë, atëherë punëtorët e tu gjithnjë do ta dinë për çfarë po punojnë dhe pse. Dhe ti do ta kesh kohën dhe hapësirën mendore për ti renditur burimet e tua dhe të vazhdosh tutje.
Idea kyçe 3
Mënyra më e mirë për ti caktuar qëllimet e tua është të ideosh pa kufizime.
Imagjinoje sikur je artist përballë një dërrase piktorimi. Para teje është një karton i bardhë, dhe në të djathtë është një grumbull ngjyrash dhe brushash. Në këtë moment, nuk ka rregulla: mund të pikturosh çfarë të duash. Është liria-potenciali i pafund i atij kartoni të bardhë-që ia mundëson artistit të jetë kreativ.
Sikurse artistët, formësuesit e së ardhmes që janë në kërkim të zgjidhjeve kreative, kanë poashtu nevojë për liri. Në fakt, kur don ta gjesh vizionin e së ardhmes, gjëja më e mirë është ta lësh imagjinatën të lirë- dhe ti lësh anash brengat e tua se si do ta realizosh atë.
Mesazhi kyq është ky: Mënyra më e mirë për ti caktuar qëllimet e tua është të ideosh pa kufizime.
Kjo qasje ka nxjerrur shumë ide të mëdha. Merre shembullin e veturave vetë-vozitëse. Ideja se një automobil mund të vozis vetë pa një person prapa timonit ishte në fillim thjesht një rezultat I dëshirueshëm. Tani veturat pa vozitës janë në prag të bërjes realitet i gjithëmbarshëm.
Për shembuj të tjerë, mund të shikojmë edhe tek Inteligjenca artificiale. Robotët njëherë e një kohë nuk ishin asgjë pos një ide e pëlqyeshme- por sot, robotët në formë njeriu po fuksionojnë si fundore të shërbimit për konsumatorë në aeroporte dhe madje po shërbejnë edhe si TV lajmesh në Kinë.
Kjo tregon se kur e imagjinon se cili është caku yt-dhe përkohësisht i sistemon mendimet e tua se si të arrish atje-ti i jep vetes lirinë për të paramenduar mundësitë më të çmendura.
Liria imagjinare është qenësore. Por nuk do të të dërgoj larg përderisa nuk e mbush imagjinatën. Dhe kjo kërkon të dalësh jashtë ‘’dhomës tënde echo’’ dhe të përqafosh pikëpamjet e reja.
Këtë mund ta bësh duke gjetur mënyra se si të takosh njerëz nga kultura, industri dhe profesione të ndryshme, dhe duke i dëgjuar me kujdes idetë dhe përvojat e tyre.
Hapi tjetër: mbaj shënim trendin e kohës. Shiko çfarë modele dhe trende po qarkullojnë nëpër botë, dhe shiko nga afër çfarë duan konsumatorët. Gjithashtu, rri në kontakt me risitë e fundit në teknologji. Ti kapësh idetë e reja sapo ato të dalin do të të ndihmojë të rrish përpara kurbës.
Si këshillë të fundit, gjej kohë në ditën tënde për ta pastruar mendjen tënde dhe lejoje veten tënde të ëndërrojë. Me një mendje të pastër dhe karton të bardhë, dhe thjeshtë me lirinë për të krijuar, mund të vish shumë lehtë me idenë tënde më të mirë.
Ideja kyçe 4
Për të fituar mbështetje, liderët duhet të komunikojnë vizionin e tyre të qartë dhe të ofrojnë një hartë se si do të arrijnë tek ai.
Në fillim të viteve 1990 dhe dekada më përpara, bota e biznesit dukej shumë ndryshe nga ajo se si duket sot. Atëbotë, ishte tipike për liderët e bizneseve të uleshin në krye të një tavoline të gjatë, për të dhënë udhëzime dhe caktuar detyra. Liderët ishin mbretërit-ose mbretërëshat-e sferës së korporatave të tyre.
Ky model ka ndryshuar plotësisht. Sot, stili i vjetër ‘’Urdhër dhe kontroll’’ i lidershipit nuk funksionon më. Dhe ka dy arsye për këtë gjë. Fillimisht, punëtorët janë më të motivuar, më të edukuar dhe më autonomë sesa asnjëherë më parë. Së dyti, hierarkitë tradicionale të korporatave janë zvogëluar. Me fjalë të tjera, kompanitë funksionojnë më pak si monarkitë dhe më shumë sikur demokracitë.
Çfarë domethënë kjo për liderët? Epo, nëse dëshiron ti kthesh të parapëlqyerat e tua në rezultate, do të të duhet mbështetja e një ekipi të mirë- por do të të duhet ta fitosh atë mbështetje.
Mesazhi kyç është ky: Për të fituar mbështetje, liderët duhet ta tregojnë një vizion të qartë dhe të ofrojnë një hartë se si do ta arrijnë atë.
Pra, si e fiton mbështetjen?
Fillo duke e sajuar të mundshmen. Qartë dhe saktë, sqaroje se çfarë është ajo dhe pse është e rëndësishme për kompaninë që ta arrijë atë. Provo duke ju treguar ndjekësve të tu të mundshëm një shembull real jetësor se çfarë po mundohesh të arrish. Ndoshta ke një shembull egzistues nga ndonjë industri që mund ta përdorësh-ose ndoshta mund ta sajosh një për ta ilustruar atë që synon.
Duhet të jetë plotësisht e qartë se si arritja e të mundshmes do ta ndryshojë kompaninë dhe pse ai ndryshim do të jetë për të mirë.
Mos harro të përdorësh imazhe të fuqishme për ta pasuruar hapin tënd. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit joshen më shumë nga diçka që mund ta vizualizojnë. Tregimet që përfshijnë karaktere të ndërlidhura do ta bëjnë më të lehtë për tu kuptuar dhe do ti frymëzojnë dëgjuesit e tu.
Tani që kemi treguar se si ta komunikojmë ‘’çfarë-in’’, ta shohim si mund ta komunikojmë ‘’si-në’’.
Si fillesta, do të të duhet t’i jepçsh ndjekësve tu një plan hap pas hapi se si ta arrijnë rezultatin e dëshiruar. Do të t duhet poashtu të tregosh se çfarë burimesh do të kesh nevojë të të mbështesin në këtë proces-qofshin ato financa shtesë, pajisje apo fuqi njerëzore.
Një gjë kyçe për të kujtuar është se njerëzit i rezistojnë ndryshimit derisa të jenë të sigurtë se ndryshimi do të ja vlejë. Kështuqë, në vend se ti lodhësh njerëzit me entuziazmin tënd, lejoi ata ti thithin idetë e tua, të bëjnë pyetje, dhe të mendojnë se si mund të të mbështesin.
Idea Kyçe 5
Ndërto një ekip kreativ dhe të qëndrueshëm me shumëllojshmëri dhe përfshirje.
Paramendoi dy ekipe. Njëri është i shumëllojshëm. Përbëhet nga meshkuj dhe femra, të zinjë dhe të kaftë, të rinjë dhe të vjetër. Ekipi tjetër është homogjen-një grup meshkujsh, shumcia e tyre të bardhë, diku rreth të 40-tave. Disa njerëz mund ta marrin këtë befasuese, por ekipi i shumëllojshëm vazhdimisht e tejkalon ekipin homogjen në performancë, përkundër faktit se anëtarët e tij kanë më pak të përbashkëta. Pse?
Mesazhi kyç është ky: Ndërto një ekip kreativ dhe të shumëllojshëm me shumëllojshmëri dhe përfshirje.
Përpara se të hulumtojmë se pse shumëllojshmëria e përmirëson performancën, le të flasim se çfarë është shumëllojshmëria fillimisht.
Nëse punon në një firmë korporatë të madhe, me siguri je i njohur me fjalën shumëllojshmëri dhe përfshirje. Kjo frazë përshkruan çfarë strategjishë dhe praktikash ka një biznes që të mbështesë një vendpune përfshirës. Për shembull, kompania mund të ketë nisma që të rritë përqindjen e grave në rolet menagjuese të larta, ose mund të japë punëtori se si ta zvogëlojmë stereotipizmin në punë.
Kur vie tek procesi i plotësimit të vendeve të punës, punësimi për diversitet nënkupton përgaditjen e njerëzve të racave të ndryshme, etnive, gjinive, orientimeve seksuale dhe madje edhe prapavijave të ndryshme të edukimit-të cilat duhet të jenë lartë në agjendën e cilitdo biznesi për të siguruar barazi.
Shumica e njerëzve do të pajtoheshin se barazia është gjë e mirë. Por pse është e mirë për biznesin? Epo, ka dy arsye. Së pari, ekipet e shumëllojshme priren të jenë më të qëndrueshme. Sikurse një person që ka pasur më shumë përvoja është më i përgaditur ta pres të papriturën, poashtu një ekip i shumëllojshëm ka më shumë gjasa ti ketë mjetet për tu ballafaquar me paqëndrueshmëri dhe ndryshim. Së dyti, ekipet e shumëllojshme kanë gjasa të jenë më risimtarë. Kjo sepse individët nga kultura dhe me përvoja të ndryshme e zgjerojnë rrethin e ideve të kompanisë dhe përmirësojnë aftësinë e saj për të zgjidhur problemet.
Kështuqë të kesh një ekip të shumëllojshëm është padyshim gjë e mirë, por fatkeqësisht, nuk mund të ndodh brenda natës.
Liderët do të duhet të punojnë shumë për të ngulitur përfshirjen në praktikat e tyre të punësimit. Ata poashtu do të duhet të ushqejnë një kulturë ekipore që është plotësisht e favorshme në përqafimin e ideve të reja. Një mënyrë për ta bërë këtë gjë është të inkurajohet komunikimi i hapur në vend të punës dhe të lejohet çdokush në dhomë të marrë fjalën dhe ta ofrojë mendimin e vet.
Më e rëndësishmja, shumëllojshmëria dhe përfshirja nuk duhet të shihet vetëm sikur një ‘’projekt i veçantë’’ ose një nismë e burimeve të punësimit që është mirë ta kesh. Në vend të saj, liderët duhet ta shohin përfshirjen si një pjesë qenësore të strategjisë së tyre të biznesit.
Ideja kyçe 6
Për ta ndërtuar platformën tënde, krijo lidhje.
Njihuni me Sanjajin. Ai është menagjer komercial i lartë i huadhënies, dhe ai ka pasur një ide brilante. Sanjaji ka vëzhguar se banka e tij është rehat me huadhënie ndaj bizneseve të mëdha, por nuk është e gatshme të ju japë fonde ndërmarrësve. Plotësisht i vetëdijshëm se Apple dhe bizneset tjera të mëdha botërore filluan si start-up-e të copëzuara në nevojë për kapital, Sanjaji vendos se ai dëshiron të ngrit një ‘’Bankë ndërmarrëse për ndërmarrësit’’.
Por pastaj Sanjay has në një problem-problem platforme.
Mesazhi është ky: Për ta ndërtuar platformën tënde, kultivo lidhje.
Nëse dëshiron ta vësh idenë e formësimit të së ardhmes në lëvizje, do të të duhet ta gjesh një mënyrë se si të dëgjohet zëri yt. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është ta ndërtosh atë gjë që autori e quan platformë. Çfarë është saktësisht platforma? Paramendoje sikur je duke dhënë një fjalim në publik. Të duhet skena, apo jo-një vend ku njerëzit mund të të shohin dhe të të dëgjojnë.
Epo, platforma është skena jote.
Pra si e ndërton platformën? Hapi i parë është të krijosh lidhje. Kjo përfshin identifikimin e njerëzve të cilet mund ta lehtësojnë vizionin e formësimit të së ardhmes tënde, dhe pastaj të punosh në ndërtimin e një raporti të mirë me ta. Nëse nuk e bën këtë, ideja jote mund të mos dëgjohet kurrë.
Dhe kjo na sjell ne prapa tek Sanjay dhe problemi i tij i platformës. Ai nuk kishte ndonjë lidhje për ta ndihmuar atë që ta bëjë idenë e tij realitet. Përderisa ai e diti emrin e CEO-s së bankës për të cilën punonte, ai nuk mund ti emërtonte ndonjë nga liderët e kompanisë në nivelin më të ulët.
Në këtë rast, Sanjay dëshiroi të kishte investuar më shumë kohë në krijimin e një raporti të mirë me shefin e tij, me shefin e shefit të tij, dhe me ndikuesit e tjerë në organizatë. Nuk kishte shumë rëndësi që ai e kishte një ide të mrekullueshme sepse ai nuk kishte një platforme që të mund ta shpërndante atë diku.
Kështuqë, fuqizimi i rrjetit tënd është qenësore që të tjerët ti dëgjojnë idetë e tua. Fillo të konsiderosh se me kë dëshiron të lidhesh dhe pse-dhe çfarë aftësishë apo lidhjesh mund të kesh që do të mund të ju bënte atyre dobi. Çelësi është ta dëshmosh se mund të jesh vlerë e shtuar tek ky person. Pastaj ata mund të të ndihmojnë ta nxjerrësh idenë tënde në jetë.
Idea Kyçe 7
Të qenit lider i lumtur dhe energjik krijon një atmosferë të mjaftueshme për punë të mrekullueshme.
Si lider, gjithnjë do të të duhet të kesh një ekip njerëzish që varen nga ti për drejtim. Nëse je i painteresuar për qëllimet e tua, kjo jo vetëm që do të ndikojë në nivelin e motivimit tënd, por edhe në atë të punëtorëve poashtu.
Punëtorët, qoftë me vetëdije apo pa vetëdije, mundohen ta imitojnë disponimin dhe sjelljet e liderit të tyre. Për shembull, nëse ec në zyre me një re stuhie përmbi kokën tënde, është e mundur se disponimi i punëtorëve do të vërenjtet poashtu. Në anën tjetër, nëse mund ti lësh brengat tua anash dhe të jesh vazhdimisht i motivuar dhe energjik, prodhueshmëria e ekipit tënd do të ndikohet pozitivisht si rezultat i kësaj.
Mesazhi kyç është ky: Të qenit lider i lumtur dhe energjik krijon atmosferë të mjaftueshme për punë të mrekullueshme.
Si formësues i së ardhmes, është detyra jote që ti frymëzosh njerëzit që ta sjellin në punë më të mirën e tyre. Nëse e sheh motivimin e ekipit tënd duke rënë, konsideroje ti shtrosh pyetjet e mëposhtme: A po gjej kohë ti dëgjoj idetë dhe brengat e punëtorëve të mi? A po i çmoj ata për punën e tyre të madhe? A po sjelli mjaft pozitivitet në vend të punës?
Nëse përgjigjja ndaj këtyre pyetjeve është jo, atëherë gjej kohë për t’ju qasur problemeve të tyre. Për shembull, thjeshtë ti lësh punëtorët tuaj të mendojnë se dera juaj është gjithnjë e hapur-për çdo rast-mund ti ndihmojë ata të ndihen më të lumtur dhe më të sigurtë në rolet e tyre.
Një tjetër gjë kyçe për ta mbajtur në mend është se të gjithë liderët-madje edhe formësuesit e së ardhmes-janë njerëz. Dhe ata kanë nevojë për kohë që të pushojnë dhe ta rimarrin veten, sikurse të gjithë të tjerët. Prandaj është me rëndësi të kesh sistem të mirë të mbështetjes të shokëve, familjes dhe kolegëve, të cilët mund të të ndihmojnë dhe përkrahin në kohën kur ke nevojë.
Gjithashtu, një rutinë vetëkujdesi është e detyrueshme. Formësuesit e së ardhmes e dinë se një trup i shëndetshëm dhe një mendje e shëndoshë janë qenësore në caktimin e qëllimeve të qarta, dhe në arritjen e tyre. Poashtu, ndjekja e këshillës së zakonshme-të fjeturit mjaftueshëm, ngrënia e perimeve, dhe gjetja e kohës për ushtrime-është poashtu qenësore për të zhvilluar një qëndrim pozitiv.
Çfarëdo që të duhet për ta bërë këtë gjë, sigurohu që ta mbash misionin tënd të brendshëm në mendje. Kjo do të të ndihmojë të performosh rolin tënd në atë mënyrë që është domethënëse për ty.
Idea Kyçe 8
Bëhu këmbëngulës të mbijetosh ndaj ambientit të sotëm biznesor të paqëndrueshëm.
Steve Jobs. Emri i tij është bërë sinonim i suksesit, risisë, dizajnit stilistik-të gjitha gjërave që bizneset i kanë të vështira ti arrijnë. Por një pjesë e madhe e karrierës së tij u përcaktua nga dështimi i tij.
Në vitin 1976, ai e filloi Apple, e cila pati një fillim të mirë. Por pas lansimit të një produkti të pasuksesshëm në vitin 1985, ai u largua nga kompania e tij. Pastaj ai themeloi një kompani të re, të quajtur NeXT.
NeXT ishte e pasuksesshme që nga fillimi, dhe vazhdoi të jetë e tillë derisa Apple e bleu atë. Por kjo nuk ndodhi deri në vitin 1997-12 vite pasi Jobs themeloi NeXT. Dymbëdhjetë vite! Pse gjatë gjithë asaj kohe, Jobs nuk hoqi dorë? Përgjigjja është një nga çelësat e suksesit.
Mesazhi kyç është ky: Bëhu këmbëngulës që të mbijetosh ambientin e paqëndrueshëm të sotëm biznesor.
Në biznes, sikurse në jetë, këmbëngulësia është në të ecurit përpara, në kërkimin e zgjidhjeve, dhe të punosh për suksesin. Biznesi poashtu ka të bëjë me mbajtjen e vendosmërisë kur të shkosh përpara është e vështirë.
Një pjesë e madhe e të qenit këmbëngulës ka të bëjë me të pasurit vetëbesim. Steve Jobs ishte i suksesshëm sepse ai besoi në vete, pavarësisht rrethanave. Ai thjesht nuk hoqi dorë. Ai e dinte se, nëse ai nuk do të besonte në vete, askush nuk do ta bënte për të.
Problemi është se nuk ka në të vërtetë një udhëzues hap pas hapi për ndërtimin e vetëbesimit. Nuk është domosdoshmërisht një vlerë me të cilën ke lindur; është diçka që duhet ta mësosh dhe të punosh në të gjatë karrierës tënde.
Mund të fillosh nga zhvillimi i disa strategjive që e ngritin vetëbesimin kur ndihesh poshtë. Për shembull, kujtoja vetes qëllimin e lidershipit. Pyete veten çfarë të detyroi ty të udhëheqësh dhe pse lidershipi është me rëndësi për ty. Mund të jetë poashtu e dobishme të vish me mantrën tënde personale që të të mbajë të ngushëlluar dhe të motivuar gjatë kohëve të vështira-diçka sikurse ‘’Thjeshtë vazhdo të shkosh përpara’’ ose ‘’Edhe kjo do të kalojë’’.
Te pasurit vetëbesim është ajo që do të ju jepet si një lider i formësimit të së ardhmes. Do të të ndihmojë të mendosh larg, të jesh nismëtar, dhe të marrësh vendimet më të mira për biznesin tënd.
Përmbledhja përfundimtare
Mesazhi kyç në këto pulsime është:
Asnjë lider nuk mund ta parashikojë të ardhmen. Por ata mund të ndihmojnë në formësimin e saj. Në një botë jashtëzakonisht të pasigurtë, të mbetet që të vendosësh se çfarë lloj të ardhmeje don të krijosh, dhe çfarë strategjishë do të gjesh për ta ditur si do të arrish atje. Krahas motivimit të ekipit tënd, përcjellja nga afër e zhvilllimeve aktuale, dhe krijimi i qëllimeve të qarta, është me rëndësi poashtu të kesh vetëbesim. Nëse nuk ke besim në vete dhe në idetë tu, atëherë është shumë e mundur se askush nuk do të besojë në ty.
Një këshillë aktuale:
Mos flit, por vepro!
Çdokush dëshiron të dëgjojë për idetë e reja dhe mundësitë e së ardhmes. Por nëse liderët flasin dhe nuk veprojnë, ka shumë mundësi që ata do ta mbledhin mbështetjen e ekipit të tyre. Kështuqë herën tjetër kur të hipësh në skenë për të ju treguar punëtorëve tu rreth vizionit tënd, sigurohu që të kesh një plan veprimi të qartë dhe si do ta transmetosh atë. Kjo do të ndihmojë të ndërtosh reputacion për të qenit i besueshëm dhe lider që jep rezultate, sesa të merresh për një predikues i fjalëve boshe.
Keni kritikë?
Do të donim të dëgjonim se çfarë keni për të thënë për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email tek [email protected] me titullin e këtij libri si Kryetitull dhe ndani mendimet tuaja me ne!
Çfarë të lexoni tutje: ‘’Pasiguria’’, nga Jonathan Fields
Nëse jeni të interesuar për të mësuar më shumë rreth përballjes me situata të pasigurta, atëherë pulsimet e Pasigurisë nga Jonathan Fields, janë vendi i përsosur për të filluar. Këto pulsime shpalosin mënyrën se si të merreni me paparishikueshmërinë dhe frikën e dështimit në një nivel më personal, duke na treguar si ti kthejmë këto ndjenja në mundësi për gjëra të reja.
Përvetësimin e mendësisë së duhur dhe vullneti për të rrezikuar është rrugë e sigurtë për të arritur sukses personal dhe professional. Doni të mësoni më shumë? Atëherë futeni kokën tuaj në pulsimet e ‘’Pasigurisë’’ nga Jonathan Fields.