Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Frymëzuar
Përmbledhje Libri
Hyrje
Si të krijoni produkte që konsumatorët i duan?
Menagjerët e mirë të produkteve janë inteligjentë, të fokusuar dhe ‘’dygjuhësh’ në teknologji dhe në biznes.
Nëntë prej dhjetë produkteve të lansuara janë dështime: ato nuk ia dalin t’i përmbushin objektivat e tyre. Shumicën e kohës kjo ndodh sepse roli i menagjerit të produktit është përcaktuar dobët, apo personi është i paaftë për ta kryer atë rol. Kështu, shumë CEO pyesin veten se çfarë karakteristikash të kërkojnë kur punësojnë menagjerë produktesh.
Në fakt, nevojiten një varg cilësishë dhe aftësishë.Kryesisht, menagjerët e produkteve i zgjidhin problemet e konsumatorëve, dhe kjo kërkon që ata t’i kuptojnë konsumatorët dhe të empatizojnë me problemet e tyre, si dhe të jenë mjaftueshëm inteligjentë dhe mendjemprehtë për të ardhur me zgjidhje.
Menagjerët e produkteve duhet poashtu të jenë të afrueshëm dhe komunikues të zhdërvjellët. Ata duhet të ndërveprojnë me shumë grupe të ndryshme aksionarësh- nga ingjinjerët tek egzekutivët, dhe kështu, duhet të jenë ‘’dygjuhësh’’, në kuptimin se ata e kuptojnë edhe anën teknologjike edhe anën biznesore të produktit.
Përfundimisht, menagjerët e produkteve mbajnë përgjegjësi të plotë për dërgimin e produkteve siq kanë premtuar. Ata kalojnë orë të gjata në punë dhe janë në ngarkesë të vazhdueshme të detyrave, kështuqë ata duhet të kenë një etikë të lartë pune dhe aftësi të mira të menagjimit të kohës.Mbi të gjitha, ata duhet të dinë si të prioritizojnë. Mantra e tyre është: ‘’Gjëja kryesore është ta mbani gjënë kryesore, gjënë kryesore.’’
Pra ku mund të gjeni njerëz të tillë?
Një burim i mrekullueshëm dhe i dukshëm është brenda kompanisë tuaj, aty ku është më e lehtë të gjeni dhe vlerësoni kandidatët vetëm duke i pasur përreth. Shikoni gjithkund: Menagjerët e mrekullueshëm të produkteve mund të jenë duke pritur virtualisht në çfarëdo departamenti, nga shërbimet ingjinjerike konsumatore, e deri tek marketingu. Zakonisht, ata do të kenë shprehur ndonjë interesim në kryerjen e një roli më të fortë në produkt. Kur t’i gjeni ata, trajnoni dhe mentoroni që ta kryejnë rolin me sukses.
Menagjerët e mirë të produkteve janë inteligjentë, të fokusuar dhe ‘’dygjuhësh’’ në teknologji dhe në biznes.
Ideja kyçe 1
Menagjerët e produkteve kanë nevojë për ekipe produktesh përreth tyre me role të përcaktuara qartë.
Një menagjer produktesh ka dy përgjegjësi kryesore: vlerësimi i mundësive të produktit, dhe përcaktimi i produkteve ashtuqë të ndërtohen për t’i trajtuar ato mundësi. Për t’ia mundësuar atij të fokusohet në këto detyra, menagjeri i produktit ka nevojë të ketë një produkt para vetes, pak a shumë sikurse një CEO që ka nevojë për një ekip menagjmenti që ta udhëheqë një kompani.
Ky ekip përfshin disa role të përcaktuara mirë.
Dizajnerët e përvojës së përdoruesit e krijojnë ndërfaqen e produktit të kthyer kah konsumatori. Ky rol kyç nënkupton se ata duhet të punojnë për së afërmi me menagjerin e produktit.
Ingjinjerët, që janë poashtu pjesë jetike e ekipit, e ndërtojnë produktin që menagjeri i produktit e ka përkufizuar. Kjo i bën ata kolegë të menagjerit të produktit, jo vartës.Për t’i ndihmuar ingjinjerët ta kuptojnë se çfarë duhet të bëjë produkti, menagjeri i produktit duhet t’i përfshijë ata herët në process, dhe t’i takojë ata dhe t’i ndihmojë t’i vëzhgojnë konsumatorët e vërtetë.
Një menagjer produkti i përkushtuar rekomandohet poashtu për ta mbikëqyrur punën e ingjinjerëve në fazën e zbatimit. Kjo e lejon menagjerin e produktit të fokusohet në zbulimin dhe përkufizimin e produkteve të reja derisa menagjeri i projektit cakton orare dhe mat projektet e kërkuara për t’i ndërtuar dhe lansuar ato.
Një person i veçantë i marketingut të produktit nevojitet për t’i treguar botës për produktin. Natyrisht, ai dhe menaxheri i produktit duhet t’i japin njëri-tjetrit të dhëna për të ndihmuar në formulimin përkatës të mesazheve të marketingut dhe kërkesave të produktit.
Në fund, çdo ekip produktesh mund të ketë dobi nga kërkimi i njerëzve më të mençur në kompani, pavarësisht funksionit apo pozitës, dhe duke i bërë ata jozyrtarë “zëvendës menaxherë produkti”. Nëse kërkoni ide dhe komente, ata mund të sjellin një sasi mahnitëse të vlerës vetëm duke u bazuar në mençurinë e tyre.
Menagjerët e produkteve kanë nevojë për ekipe produkte rreth tyre me role të përcaktuara qartë.
Ideja kyçe 2
Bëjeni prioritet dizajnin e përvojës së përdoruesit: Ndërtoni një ekip të plotë UX dhe ndihmojini ata të kontribuojnë.
Pervoja e mirë e përdoruesit PP-Përvojës së përdoruesit (UX) është përbërës jetik i produkteve të mira. iPodi, për shembull, ja ka borgj shumë nga suksesi i tij PP (UX)-ut të këndshëm dhe pa mund.
Për të krijuar një Përvojë Përdoruesi (UX) të mirë, menagjeri i produktit duhet të punojë intenzivisht me një ekip dizajni UX, i cili idealisht përfshin katër role kryesore:
Një dizajner ndëraktiv që punon për t’i kuptuar kërkesat dhe të menduarit e përdoruesve të synuar, dhe pastaj krijon një dizajn të kornizës së telit të produktit bazuar në këtë kuptim. Pas kësaj, dizajnerët vizuelë kontribojnë pamjen dhe ndjenjën e ndërfaqes së përdoruesit në maje të kornizës prej teli. Kryesisht, këto dy role e krijojnë përvojën e përdoruesit, duke i bërë ata pjesë kyqe të ekipit të produktit.Ato duhet të përfshihen herët, duke marrë pjesë në gjithçka nga vendimi për strategjinë e produktit, e tek pjesëmarrja në vizita me konsumatorë.
Vërejeni se rëndësia e dizjnerëve vizuelë shpesh fatkeqësisht nënvlerësohet.Puna e tyre e ka fuqinë të evokojë emocione tek konsumatorët, dhe nëse Apple na ka treguar ndonjë gjë, ajo është se produktet që evokojnë emocione të forta, sikurse dashuria dhe malli, kanë tendenca të bëhen hite.
Shtuar këtyre dy roleve, ju keni nevojë për një prototip të shpejtë i cili mund të krijojë shpejtë prototipe të produktit dhe testues të përdorimit që i bëjnë përdoruesit ta testojnë produktin, duke gjeneruar kështu të hyra për një tjetër përsëritje të procesit të dizajnimit.
Për të lejuar ekipin e saj të dizajnit PP (UX) të kontribuojë plotësisht, një menaxher produkti duhet t’i lejojë ata të kryejnë punën e tyre përpara se t’i ngarkojnë inxhinierët të ndërtojnë produktin. Kjo është për shkak se dizajnerët e mirë duan të eksperimentojnë me dizajne të shumta, por procesi inxhinierik nuk është mjaft i shkathtë për ta lehtësuar këtë.
Bëjeni dizajnin e përvojës së përdoruesit prioritet: Ndërtoni një tekip të plotë të PP (UX) dhe ndihmoni ata të kontribojnë.
Ideja kyçe 3
Një menagjer produkti duhet vazhdimisht të kërkojë dhe t’i vlerësojë mundësitë e produktit.
Mundësitë për produkte të reja janë çdokund rreth nesh, dhe idetë e reja, teknologjitë inovative dhe peisazhet ndërruese konkurente krijojnë mundësi të reja çdo ditë. Ato egzistojnë në tregjet në dukje të përziera. E mbani mend AltaVista dhe Infoseek? Dominimi i tyre në tregun e paisjes së kërkimit dukej e paarritshme derisa Google doli në pah.
Në këtë peisazh të ndërrueshëm pambarimisht, një menagjer produkti duhet vazhdimisht të vlerësojë mundësi produktesh dhe të vendos se cilat t’i ndjekë. Për ta arritur këtë gjë, ajo duhet t’iu përgjigjet një listë pyetjesh që përdoren për të ndihmuar përkufizimin dhe komunikimin e këtyre mundësive, e quajtur Vlerësimi i Mundësisë së Produktit (VMP):
- Çfarë problemi do të zgjedhë ky produkt?
- Për kë po e zgjedhim problemin dhe sa është i madh ai treg?
- Çfarë alternativash ofrojnë konkurentët dhe pse ata jane njerëzit që mund t’ia dalin në këtë gjë?
- Çilët janë faktorët kyç për sukses (shembull partneritetet me shpërndarësit)?
- Cilët parametra do t’i përdorim për ta matur suksesin tonë?
- Pse është ky momenti i duhur për të hyrë në treg dhe cila është strategjia jonë e hyrjes në treg (d.m.th. si do ta shesim produktin)?
- Bazuar në pyetjet e mësipërme, a është kjo një mundësi që duhet ta ndjekim?
Ky mjet i lehtë dhe i thjeshtë për ta kuptuar, mund të ndihmojë shumë në analizën dhe komunikimin e mundësive të produktit pa u drejtuar tek metodat e dokumentuara të gjata dhe të ashpra. Rezultatet e tij pastaj mund të diskutohen me menagjmentin e lartë dhe dhe mund të arrihet një vendim i qartë shko/ mos shko, duke ndihmuar kështu menaxherin e produktit të përqendrojë përpjekjet e saj.
Vërejeni se të gjitha pyetjet e VMP-së janë të përshtatura drejt kuptimit të mundësisë, jo parasupozimit të zgjidhjes. Vetëm pasi ta gjeni një mundësi produkti që mund ta ndiqni, një menagjer produkti e fillon fazën e zbulimit: përcaktimit të produktit të duhur që i përshtatet taman asaj mundësie.
Një mangjer produkti duhet vazhdimisht të kërkojë dhe vlerësojë mundësi produktesh.
Ideja kyçe 4
Zbulimi i produktit: Legjitimojeni faktin se produkti juaj është i vlefshëm, i shfrytëzueshëm dhe i realizueshëm, duke e përkufizuar dhe testuar produktin minimal.
Për të qenë i suksesshëm, një produkt duhet të jetë:
- I realizueshëm: ingjinjerët tuaj duhet të jenë në gjendje ta ndërtojnë atë.
- I shfrytëzueshëm: konsumatorët duhet të jenë në gjendje ta përdorin atë.
- I vlefshëm: vetë produkti duhet të jep vlerë tek konsumatori, ashtuqë ata të duan ta blejnë atë.
Të trija këto kritere duhet të testohen dhe të legjitimohen para ndërtimit të produktit. Për ta lehtësuar këtë gjë, menagjeri i produktit, dhe projektuesi i saj i ndërveprimit UX duhet së pari të dalë me një prototip minimal produkti: një që e ka funksionalitetin minimal të nevojshëm për të qenë i vlefshëm, dhe prapë jep një përvojë të mjaftueshme realistike që përdoruesit e vërtetë të testojnë.
Përfshijeni poashtu një ingjinjer për përkufizimin e një produkti minimal ashtuqë të mund ta masin realizueshmërinë e tij dhe ta ndihmojë menagjerin e produktit të vendos se cilat karakteristika t’i heqë dhe cilat t’i lë. Kjo siguron që ingjinjerët kanë besim se mund t’i zbatojnë karakteristikat që mbesin, dhe kështu nuk ka nevojë për heqje të tjera më vonë.Thënë shkurt, produkti tani duhet të jetë i realizueshëm.Sapo të arrihet të krijohet produkti minimal, mund të ndërtohet edhe një prototip dhe të testohet me përdoruesit e tij realë për ta legjitimuar nëse është i shfrytëzueshëm dhe i vlefshëm.
Sapo ta keni legjitimuar një produkt dhe i keni dërguar veqantitë tek ingjinjeringu, ju duhet ta bëni një ndërrim fundamental nga zbulimi i produktit tek zbatimi. Më tutje nuk duhet të ketë ndryshime të mëtejshme në veqanti të produktit pas kësaj faze.
Nëse menagjmenti kërkon ndryshime në këtë pikë, mos e humbisni fokusin në zbatim por më parë filloni një proces të ri zbulimi për verzionin 2.0 të produktit tuaj që të shkojë paralel me ndërtimin e verzionit 1.0.
Zbulimi i produktit:Legjitimojeni faktin se produkti juaj është i vlefshëm, i shfrytëzueshëm dhe i realizueshëm, duke e përcaktuar dhe testuar një produkt minimal.
Ideja kyçe 5
Përdorni prototipe me besnikëri të lartë për të përcjellë në mënyrë efektive specifikat e produktit dhe për të testuar produktin tuaj tek përdoruesit e vërtetë.
Përgjegjësia kyçe e menagjerit të produktit është të dorëzojë veqori të sakta të produktit tek ekipi i ingjinjeringut. Mënyra më efektive për ta bërë këtë është të ndërtoni një prototip me besnikëri të lartë: një prototip me funksionalitet minimal, por me një përvojë përdorimi reale. Në rast të faqeve të thjeshta, për shembull, prototipi mund të përfshijë thjeshtë butona të klikueshëm që shpiejnë në faqe të ndryshme.
Qëllimi i fundit i prototipit është se çdokush mund të ndërveprojë me të lehtë për ta kuptuar produktin, pa pasur nevojë që të shikojë në ndonjë veqanti të produktit.
Përveç të qenit një mjet i dobishëm për komunikimin e specifikave të produktit, një prototip hi-fi lejon menaxherët e produktit të testojnë menjëherë produktin me përdoruesit e vërtetë. Sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më e lehtë është të rregulloni produktin sipas reagimeve.
Përveç të qenit një mjet i dobishëm për komunikimin e specifikave të produktit, një prototip hi-fi lejon menaxherët e produktit të testojnë menjëherë produktin me përdoruesit e vërtetë. Sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më e lehtë është të rregulloni produktin sipas reagimeve.
Pra si ndodh ky testim?
Kur nisni një test prototipi, së pari ju duhen subjekte testimi. Mbledhni prej të gjitha burimeve të mundshme: miqtë, familja, apo rekrutet Kraiglist.Të gjitha janë brenda lojës së ndershme.
Së dyti, sigurohuni që të përgaditeni më parë.Mos i njollosni përvojat testuese të subjekteve me pritshmëritë tuaja. Qëllimi juaj është të vëzhgoni dhe ta kuptoni ku mund të jetë duke bërë shkëputje modeli juaj dhe si mendon një përdorues. Vetëm shikoni: A munden ata të kryejnë detyra lehtësisht? A e gjejnë atë që e kërkojnë?
Nëse i identifikoni shembujt e dukshëm pas testimit të subjekteve të para, rregulloni ato menjëherë. Në këtë mënyrë, përdoruesit e ardhshëm munden tanimë ta testojnë zgjedhjen tuaj.
Përdorni prototipe me besueshmëri të lartë për të njoftuar veqantitë e produktit në mënyrë efektive dhe për ta testuar produktin tuaj në përdorues reale.
Ideja kyçe 6
Përdorni një program përdoruesi hamer për të kuptuar klientët tuaj dhe për të fituar referenca për fillimin tuaj.
Nëse jeni menagjer produkti, të kuptuarit e konsumatorëve është pjesa kyçe e punës tuaj. Në fakt, është aq e rëndësishme saqë duhet ta ndiqni çdo visitë në faqe, çdo intervistë konsumatori dhe test të shfrytëzueshmërisë, si dhe të përdorni çfarëdo mjetesh të hulumtimit të tregut që janë në dispozicion për të fituar një të kuptuar të thellë të konsumatorëve.
Vini re, sidoqoftë, se konsumatorët janë në mënyrë famëkeqe të dobët në shprehjen e asaj që duan nga një produkt. Prandaj, mos e lini inputin e tyre ta drejtojë direkt rrjedhën që ndiqni me produktin tuaj. Në vend të kësaj, qëndroni të fokusuar në identifikimin e nevojave konsumatore, dhe mendoni vetë si t’i adresoni ato nevoja.
Një mënyrë e mirë për të fituar njohuri të thella të konsumatorit është programi i përdoruesit të hamerit (PPH).Realisht, ky është një program kur i gjeni dhe i rekrutoni 8 deri në 10 konsumatorë nga tregu juaj target të cilët vuajnë nga problemi që produkti juaj synon ta zgjidhë. Pastaj ju punoni me këta konsumatorë si partnerë për të zhvilluar dhe testuar një produkt që e trajton këtë problem.Qëllimi juaj final është të zhvilloni një produkt që funskionon për tërë tregun tuaj target, prandaj mos bini në kurthin e bërjes së një produkti të specializuar për vetëm një apo dy përdorues .
Përdorimi i PPH-se është i dobishëm për konsumatorët pjesëmarrës sepse ata fitojnë qasje të hershme dhe të lirë në produkt.Mbani mend, ai e zgjedh një problem për ata, prandaj sa më herët që mund ta përdorin, aq më mirë për ta.
Ju, në anën tjetër, fitoni qasje të shtuar tek përdoruesit nga tregu juaj target, duke ju lejuar që t’i testoni shpejtë prototipet e produktit tuaj dhe ta përsosni atë ashtu si i takon. Në ndërkohë, kur e lansoni produktin, atëherë mund ta kuptoni përparësinë e madhe të PPH-së: përdorni pjesëmarrësit si referenca të konsumatorëve të kënaqur, të cilët janë kyç për çdo lansim të suksesshëm produkti.
Përdorni një program përdoruesi hameri për të kuptuar klientët tuaj dhe për të fituar referenca për fillimin tuaj.
Ideja kyçe 7
Menagjmenti i produktit ka të bëjë me bërjen e zgjedhjeve: Përdorini personat dhe parimet e produktit për t’iu ndihmuar me këtë.
Menagjimi efektiv i produktit nënkupton që vazhdimisht të prioritizoni dhe të bëni zgjedhje: Cilat mundësi produkti duhet të ndiqen? Cilat veqori duhet të përfshihen në produkt? Cilat detyra janë më të rëndësishmet? Këto vendime janë të vështira, sepse, zakonisht, çdo aksionar në kompani do të ndjejë shumë dhe ndryshe rreth tij.
Për të ndihmuar në zgjidhjen e këtyre kompromiseve, duhet të përcaktoni një sërë parimesh produkti: besimet tuaja të asaj që është vërtetë e rëndësishme në strategjinë e gjithë kësaj linjeje produkti dhe kompanie. Në rast të start-upit, deklarata e misionit të kompanisë shpesh i mishëron këto parime.
Përkundër natyrës së tyre strategjike, parimet duhet të jenë mjaftueshëm specifike për të ndihmuar udhëheqjen e vendimeve rreth veqorive, konsumatorëve target etj. Për shembull, nëse një ofrues ankandi ka vendosur që parimi primar i produktit të tij është siguria, atëherë ai nuk duhet të hezitojë t’i rrisë masat e sigurisë për konsumatorët, edhe në llogari të shfrytëzimit të tij.
Një tjetër mjet i shkëlqyer për bërjen e zgjedhjeve të vështira të produktit është përdorimi i personave: profilet e përdorueseve fiktive (imagjinare) të konsumatorëve tipike. Këta persona krijohen nga menagjeri i produktit dhe dizajneri ndërmjetësues bazuar në atë që ata dinë rreth potencialit të konsumatorëve të tyre.
Për shembull, mund të thoni se klientët tuaj të mundshëm janë “Marys” (gratë profesionale, të aftë për teknologjinë në të 30-at e tyre) dhe “Freddys” (studentë meshkuj me të ardhura të kufizuara). Në varësi të faktit nëse i jepni përparësi “Marys” ose “Freddys”, ka të ngjarë të zgjidhni veçori shumë të ndryshme për të përfshirë në produktin tuaj. Arketipe të tilla të thjeshta ndihmojnë në harmonizimin e të gjithë ekipit të produktit se kush është klienti dhe çfarë është e rëndësishme për ta. Vetëm sigurohuni që në një fazë, të flisni edhe me përdorues të vërtetë dhe të verifikoni që personalitetet tuaja janë të sakta!
Menagjimi i produktit ka të bëjë me bërjen e zgjedhjeve: përdorini personat dhe parimet e produktit për t’iu ndihmuar me këtë.
Ideja kyçe 8
Kur bëni ndryshime në produktin tuaj, mendoni me kujdes për atë që doni të arrini dhe zbatoni ato me butësi.
Kur përmirësoni produkte egzistuese në vend se të lansoni produkte të reja, shumë menagjerë produktesh bien në modalitetin e rregullimit të të metave dhe shtimit të veqorive që kërkohen.Por hedhja e veqorive në mënyrë jodiskrimunuese për t’i kënaqur disa konsumatorë të caktuar shpesh e bën produktin më pak joshës për tregun e gjerë, duke e lënduar procesin në periudhë më të gjatë kohore.
Ashtu sikurse me produktet e reja, përmirësimi i produktit duhet të fillojë me një të kuptuar se cilat janë qëllimet tuaja. Ju duhet ta kuptoni se parametri më i rëndësishëm biznesor i produktit tuaj dhe të bëni ndonjë përmirësim drejt ndikimit të atyre parametrave. Thuaj se produkti juaj është një faqe interneti ku një parametër kryesore është përqindja e vizitorëve që bëhen klientë – aktualisht 5%. Më pas mund të prezantoni një veçori të re për të rritur atë përqindje, si një proces më i lehtë regjistrimi. Nëse përqindja rritet në 10%, sapo keni shtuar një veçori shumë të vlefshme.
Një kohë veqanarisht e çmuar për të bërë ndryshime në një produkt vie menjëherë pas lansimit të produktit. Shumë mësime mund të nxjerren në javën e parë kur produkti është aktualisht gjallë. Gjatë kësaj kohe, konsiderojeni veten në modalitet të ‘’përgjigjes së shpejtë’’, duke u marrë me problemet duke matur parametrat kyç shpejtë.
Kur përmirësoni produktet, bëni kujdes që të mos i abuzoni përdoruesit pa qëllim, psh, t’i lansoni ndryshimet kur ata nuk e vlerësojnë këtë gjë. Për ta shmangur këtë, sigurohuni që t’i zbatoni ndryshimet me kujdes. Kjo nënkupton që t’ i informoni konsumatorët për ndryshimet mirë paraprakisht dhe ta bëni kalimin sa me më pak dhimbje të jetë e mundur. Ridyfishoni përpjekjet e sigurimit të cilësisë, dhe për ndryshimet e mëdha, konsiderojeni udhëheqjen e versioneve të vjetra dhe të reja të produktit tuaj paralel, së paku në fillim, duke i lejuar përdoruesit të zgjedhin çfarë të kenë dëshirë.
Kur bëni ndryshime në produktin tuaj, mendoni me kujdes për atë që doni të arrini dhe zbatojeni atë me kujdes.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyç në këtë libër:
Përgjegjësitë kryesore të menagjerit të produkteve janë vlerësimi i mundësive të produktit dhe përcaktimi i produkteve për t’i trajtuar ato mundësi. Menagjeri i produktit dhe ekipi i tij duhet të sigurohen që produket e lansuara të jenë të realizueshme, të shfrytëzueshme dhe të vlefshme, duke krijuar prototip produkti, dhe duke e testuar atë me përdorues realë sa më shpejtë që është e mundur.
Pyetjet të cilave ju është përgjigjur ky libër:
Nga çfarë përbëhen ekipet e produkteve?
- Menagjerët e mirë të produkteve janë inteligjentë, të fokusuar dhe ‘’dygjuhësh’’ në teknologji dhe në biznes.
- Menagjerët e produkteve dizajnojnë prioritetin. Ndërtojnë një ekip të tërë të PP (UX) dhe i ndihmojnë ata të kontribojnë.
Cilat janë praktikat më të mira të ndërtimit të produkteve të mëdha?
- Një menagjer produktesh duhet vazhdimisht të kërkojë dhe të vlerësojë mundësi produkti.
- Zbulimi i produktit. Legjitimojeni se produkti juaj është i vlefshëm, i shfrytëzueshëm, dhe i realizueshëm duke e përcaktuar dhe testuar produktin minimal.
- Përdorni prototipe me besnikëri të lartë për të përcjellë në mënyrë efektive specifikat e produktit dhe për të testuar produktin tuaj tek përdoruesit e vërtetë.
- Përdorni një program përdoruesi hamer për t’i kuptuar konsumatorët tuaj, dhe për të fituar referenca për lansimin tuaj.
- Menagjimi i produktit ka të bëjë me bërjen e zgjedhjeve. Përdorini personat dhe parimet e produktit per t’iu ndihmuar me këtë.
Si mund ti përmirësoni produktet egzistuese?
Kur bëni ndryshime në produktin tuaj, mendoni me kujdes për atë që dëshironi të arrini dhe vendosini ato me butësi.