Përdoruesit do të kenë mundësi të krijojnë deri në 4 profile Facebook. Më pas përmes një menuje mund të kalojnë nga një profil tek tjetri.
Meta do të lejojë përdoruesit e Facebook të krijojnë disa profile personale dhe të kalojnë nga njëri tek tjetrit pa pasur nevojë të dalin nga llogaria dhe të hyjnë tek tjetra sipas një postimi në blog ditën e Enjte.
“Pavarësisht nëse jeni i ri në Facebook apo një përdorues i hershëm, mbase dëshironi që marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale ti mbani veçmas ose dëshironi të mbani një profil të lidhur me një komunitet pjesë e të cilit jeni dhe një profil tjetër vetëm për miqtë,” shkruante Meta.
Përdoruesit do të kenë mundësi të krijojnë deri në 4 profile Facebook. Më pas përmes një menuje mund të kalojnë nga një profil tek tjetri. Megjithatë profilet e reja kanë disa kufizime: aplikacioni Messenger nuk i mbështet dhe opsione si Facebook Dating, Facebook Marketplace dhe Professional Mode nuk janë të disponueshëm për profilet shtesë.
Meta tha se prej një viti ka eksperimentuar me funksionalitetin në fjalë e madje tha se përdoruesit e kanë pëlqyer idenë. Mundësia për të krijuar disa profile do të lançohet globalisht nga dita e Enjte ndërsa debutimi do të vijë gradualisht tek të gjithë përdoruesit.