Seria më e re e smartphonë-ve (telefonëve të zgjuar) nga Samsung risjell për klientët besnikë dhe rendës pas risisë, Galaxy Z Fold 4, telefonë-tablet-ët e rinj hibridë të cilët vendosën një standard të ri në tregun e pajisjeve telefonike. Duke mbivendosur brenda një pajisjeje të vetme, një smartphone të fuqishëm dhe një tablet 7.6-inç (19.3 cm), Samsung ripërcaktoi nevojat e përdoruesve dhe ofroi një smartphone me dizajn të veçantë, unik dhe tërheqës.
Ky smartphone ofron dy ekrane me përmasa respektive 6,32-inç dhe 7.6-inç, me rezolucion 2176 x 1812 piksel (ekrani i brendshëm) dhe 2316 x 904 piksel (ekrani i parme), shoqëruar me sensorë të afërsisë dhe të ndriçimit. Krahasuar me Fold 3 jo vetëm që boshti i palosjes dhe kornizat e ekranit janë disi më të vogla por edhe raporti i ekranit ka ndryshuar nga 22.5:18 në 21.6:18. Të gjithë ekrane kanë frekuencë rifreskimi prej 120Hz duke e bërë lundrimin në internet apo navigimin nëpër aplikacione një eksperiencë të ëmbël. Ndriçimi prej 905-nits i jep ekranit dritë ndjeshëm më të fortë sesa atij të Galaxy Z Fold 3 prej 733-nits dhe e vendos pranë iPhone 13 Pro Max me ndriçim prej 1,038 nits. Flagshipi i vitit i Samsung, Galaxy S22, duket sikur i përket një dimensioni tjetër me ndriçim ekrani prej 1,359 nits.
Ndryshe nga versioni i vitit të shkuar gjenerata e re e Galaxy Z Fold përpiqet të sjellë konceptin e përsosmërisë së prekshme nëpërmjet dizajnit të nxjerrë në treg për herë të parë ende i pa testuar në masë (e njohur si teknologjia bleeding-edge – The bleeding-edge tech). Kornizat anësore metalike janë më të sheshta, më të lëmuara dhe me më shumë shkëlqim. Pajisja vetë është më e shkurtër por e hollë, gjë e cila reflektohet tek ndjesia që të jep tableti ndërkohë që mbahet i hapur dhe ndjesia e një telefoni të trashë kur përthyhet/mbyllet.
Risitë Teknike
Telefoni i ri e bën punën me disa aplikacione njëherazi shumë të thjeshtë falë një taskbari të ri, dhe gjithashtu një versioni të ri të sistemit operativ siç është Android 12L. Diçka për t’u përmendur është dhe kamera, e cila vjen me një rreze më të zgjeruar, dhe një ekran më të ndriçuar.
Samsung Galaxy Z Fold 4 ka diçka që të bën të ndihesh shumë i avantazhuar dhe produktiv gjatë përdorimit. Taskbari i ri mundëson një efikasitet dhe përdorim të dy ose më shumë aplikacioneve në të njëjtën kohë, dhe gjithashtu kalimi i dritareve nga njëri ekran në tjetrin. Për më shumë, ekrani prej 7,6 inç ka ndriçim dhe shkëlqim më të lartë.
Për sa i përket fotografisë, ka një kamerë kryesore të trefishtë, me sensorë të madhësive të ndryshe deri në 50 MP, dhe gjatë regjistrimit të videove përpunon një rezolucion 3840×2160 ose siç njihet ndryshe si 4K UltraHD. Përpara është një kamerë 4 MP, e cila duke u vendosur nën ekran nuk bëhet pengesë në paraqitje ose ndërveprim. Kamera nën ekran e Fold 4 është përmirësuar krahasuar me modelin e kaluar me Samsung që ka riorganizuar shtresën e pikselëve që qëndrojnë mbi ekranin për ta maskuar akoma më mirë sensorin. Ende cilësia e imazhit e kamërs 4-megapiksel nën ekran është larg asaj që jemi mësuar të shohim me kamerat selfie ndonëse kjo teknologji e re po avancon me shpejtësi.
Qasja me anë të shenjave të gishtërinjve dhe skanerit të fytyrës në të njëjtën kohë, është një shkurtesë e përkryer, duke shmangur vendosjen e kodeve në çdo moment. Me hapësirë për dy karta SIM, të cilat mund të jenë dhe nanoSIM, telefoni ka një avantazh të madh, pasi shmanget përdorimi i dy celularëve për ata të cilët kanë nevojë për një numër tjetër celular. Nga këndvështrimi i harduerit, memoria RAM prej 12 GB është e mjaftueshme për të kryer nevoja të ndryshme ndërsa bateria prej 4400 mAh, siguron 4 orë përdorim të rëndë të telefonit. Në zemër të telefonit fshihet çipi Qualcomm Snapdragon 8+ Gen 1 SM8475 (4 nm), i cili ka në vetvete një procesor tetë bërthamash në konfigurimin: 1 x 3,19 GHz Cortex-X2 + 3 x 2,75 GHz Cortex-A710 + 4 x 1,80 GHz Cortex-A510 dhe procesorin grafik Adreno 670. Hapësira e ruajtjes së të dhënave të këtij telefoni shkon deri ne 1TB. Gjatë testimeve Z Fold 4 mund të luante një prej video lojërave më intensive grafikisht Genshin Impact duke mbajtur të hapur edhe disa aplikacione të tjera në sfond pa cenuar aspak eksperiencën e përdoruesit.
Performanca në lojëra është një pikë e fortë e partneritetit mes Samsung dhe Qualcomm. Në testime të ndryshme, përfshirë standardin e Geekbench, Z Fold 4 shënon 1,328 pikë me një bërthamë procesorike dhe 3,831 pikë me të gjitha bërthamat. Kështu tejkalon Galaxy S22 Ultra me 1,240 dhe 3,392 pikë respektivisht por është pas iPhone 13 Pro Max me 1,720 dhe 4,549 pikë.
Narrativa që fshihet pas këtij produkti
Teknologjia e fundit e Z Fold4 përkthehet në një prej pajisjeve më të shtrenjta që mund të blini me 1,799 dollarë – një çmim i përafërt me blerjen e një telefoni premium dhe një tableti veçmas, por më shumë se sa duhet të paguajnë shumica e përdoruesve për një pajisje telefonike xhepi.
Samsung nuk jep informacion për jetëgjatësinë e baterisë, por ajo duhet të zgjasë më shumë se 500 cikle të plota ngarkimi duke ruajtur të paktën 80% të kapacitetit të saj origjinal. Telefoni në përgjithësi është i riparueshëm dhe bateria mund të zëvendësohet nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Samsung. Bateria është e aftë i rezistojë një “torture” prej mëse 5 orë e gjysmë me ekran të ndezur pa ndërprerje, me 30 minuta video streaming, navigim dhe përdorim i internetit celular në vend të Wi-Fi.
Disa komponentë të brendshëm kanë në përbërje 20% najlon ose plastikë e ricikluar. Samsung ofron skema shkëmbimi dhe riciklimi të pajisjet e vjetra të përdoruesve. Kompania publikon raporte vjetore të qëndrueshmërisë, por jo vlerësime të ndikimit për produkte individuale.
Ashtu si Fold 3, edhe gjenerata e re Fold 4 mbështet SPen, një laps i dizajnuar posaçërisht për panelin delikat të ekranit me palosje të smartfonit. Njëlloj si paarardhësi, vjen me bateri me kapacitet të njëjtë prej 4,400 mAh duke mos ndryshuar as shpejtësitë e karikimit prej 25W por që karikimi wireless ka bërë një hap përpara në 15W përkundër 11W që ishte në gjeneratën e kaluar.
Certifikimi IP nuk ka ndryshuar këtë vit me Fold 4 që vlerësohet me IPX8Samsung thotë se adezivi më i fuqishëm përdor me çdo gjeneratë e ka bërë telefonin më rezistent.
Nga artikulli në realitet
Fold 4 mundësohet nga një version i ri i One UI 4.1 që bazohet në sistemin operativ Android 12L të Google, i cili është i përshtatur për tabletët dhe pajisjet me ekrane që palosen.
Shumica e ndryshimeve në Android 12L fshihen prapa skenave dhe shkojnë për të përmirësuar performancën e aplikacionit kur kryeni shumë detyra dhe ndërroni forma. Taskbari i ri i detyrave është fantastik, duke vepruar si një portë për të qasjen e shpejtë në aplikacionet më të përdorura dhe mundësinë për “drag-and-drop” në modalitetin e ekranit të ndarë.
Fold 4 ka gjithsej pesë kamera: një sistem të ri të trefishtë kamerash të pasme, një kamerë selfie 10MP në pjesën e përparme dhe një kamerë shtesë 4MP selfie të fshehur nën cepin e djathtë lart të ekranit të brendshëm.
Kamera parësore është rritur nga 12-megapiksel në 50-emgapiksel por përmirësimi më i madh është padyshim tek sensori telefoto nga 2x në 3x. Të gjitha ato përditësime që pamë me modalitetin portret të serive S22 kanë migruar edhe në Fold 3. Lentja telefoto 4X prodhon disa prej fotografive portret më të bukura realizuar nga një smartphone. Fuqia përpunuese e imazhit përmes softuerit anon drejt ngjyrave më të forta e nganjëherë duket sikur e tepron me HDR-në, çdo telefon tjetër Samsung.
Vendosur përballë iPhone, Galaxy Fold 4 jo vetëm që i reziston por shpeshherë kalon në epërsi. Arrin të prodhojë më shumë detaje në hije, ngjyra më të ëmbla për syrin siç është bari jeshil ndërsa reflektimet që vinë nga ndërtesat prej xhami bëjnë dallim në Fold 4.
Konkluzione
Galaxy Z Fold 4 është një evolucion i mirë i smartphone më të mirë në botë me ekran me palosje. Përdoruesit mund të punojnë me disa aplikacione njëherazi në këtë smartphone si me asnjë smartphone tjetër duke arritur të njëjtën gjë në më pak kohë. Samsung meriton shumë për evoluimin që i ka bërë eksperiencës së softuerit me risi si taskbari, mbështetje më e mirë për “drag-and-drop” apo aplikacione të përshtatura më mirë për ekranet e mëdha në tërësi dhe modalitetin Flex në veçanti. Sistemi i kamerave që është kritikuar në të kaluarën tek linja Galaxy Z Fold është në nivelet e flagshipëve në Galaxy Z Fold 4 si për na treguar se Samsung është aty për të na dëgjuar. Pengesa më e madhe e adoptimit masiv të këtij smartphone? Çmimi prej 1,799 dollarë.