Përvojë tridhjetë vjeçare e mbledhur në një udhëzues
Ajo që vijon është rezultati i mbi tre dekadave të përparimeve në produktivitetin personal dhe të biznesit, i kthyer në një udhëzues për maksimizimin e rendimentit dhe minimizimin e energjisë së shpenzuar.
Metoda bazohet në tre aktivitete kryesore:
- Përqendrohuni te gjithçka që duhet të bëni dhe organizojini ato në një sistem logjik dhe të besueshëm jashtë mendjes tuaj
- Detyrojeni veten të bëni zgjedhje, në mënyrë që të keni gjithnjë një inventar të azhornuar të veprimeve të mëpasshme që do të ndërmerren ose të shtyhen në një moment më të përshtatshëm
- Kujdesuni dhe koordinoni të gjithë elementët e sistemit, duke vendosur shkallët e ndryshme të angazhimit që, nga momenti në moment, do të duhet të ndërmerrni ndaj vetes dhe të tjerëve.
Me mijëvjeçarin e ri është materializuar një paradoks. Cilësia e jetës është përmirësuar, por në të njëjtën kohë njerëzit janë më të stresuar, sepse marrin më shumë detyra sesa mund të menaxhojnë me burimet që kanë në dispozicion.
Për më tepër, vetë puna nuk ka më kufij të përcaktuar. Ndërsa në të kaluarën ishte e qartë kur kryhej një detyrë, si psh.: lërimi i arave, ndërtimi i një makinerie, sot kufijtë janë të paqartë për punë të caktuara.
Informacioni që mund, për shembull, të përmirësojë një kërkim ose të pasurojë një faqe në blog, mund të vazhdojë të mbërrijë me kalimin e kohës, duke kërkuar azhurnime të vazhdueshme.
Sikur të mos mjaftonte, teknologjitë e reja të komunikimit kanë prishur kufijtë e përcaktuar midis angazhimeve tona profesionale dhe jetës sonë private. Të jesh “gjithmonë i lidhur” për shumë persona përkthehet në “të jesh gjithmonë në punë”.