1.4 C
Pristina
spot_img

Gjërat kryesore që duhet t’i dini rreth kontratës së punës

Date:

Share:

Çka është një kontratë pune?

Kontrata e punës është një marrëveshje me shkrim në mes të një punëtori dhe punëdhënësi, me ç’rast në detaje përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e të dy palëve. Një kontratë pune gjithmonë duhet të jetë në përputhje me ligjin e punës dhe aktet e brendshme të punëdhënësit.

Pse është e rëndësishme kontrata e punës?

Kontrata e punës si një akt individual që ka për qëlllim krijimin e një raporti në mes të një punëtori dhe punëdhënësi, ka një rëndësi specifike në krijimin e të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin nga marrëdhënia e punës.

Kontrata e punës është e rëndësishme sepse nëpërmjet saj një punëmarrës dhe një punëdhënës i kanë të definuara saktë të drejtat dhe detyrimet e tyre – punëmarrësi i njeh të drejtat e tij dhe kushtet e punës ashtu siç është dakorduar me punëdhënësin qysh nga momenti i lidhjes së kontratës.

Kur flasim për kontratën e punës dhe rëndësinë e saj në themelimin e marrëdhënies së punës, është e rëndësishme t’i cekim përparësitë që kontrata ka në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës.

Kontrata e punës ka peshë sepcifike edhe në rast ndërprerjeje, çka jo vetëm që paraqet detyrim ligjor të punëtorit që ta lajmëroj paraprakisht punëdhënësin në rast të lëshimit të vendit të punës por njëkohësisht paraqitet edhe si detyrim për punëdhënësin, i cili assesi nuk guxon ta ndërpresë kontraten e punës pa ndonjë paralajmërim.

Një gjë e tillë ndodhë vetëm në rastet kur punëmarrësit i është bërë me dije që nëse përsëritet ndonjë sjellje e papërshtatshme, e njejta pastaj pason me ndërprerjen e marrëdhënies së punës .

Prandaj, kontrata e punës ka shumë rëndësi edhe gjatë kohës kur jeni duke punuar por edhe pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës apo lëshimit të vendit të punës në një kompani apo institucion të caktuar.

Kontrata e punës është e rëndësishme edhe për shkak se nga ajo rrjedhin edhe të gjitha detyrimet financiare në favor të punëmarrësit dhe një punëdhënës nuk mund t’i shmanget detyrimeve të parapara me ligj në momentin që lidhet kontrata, ngase ajo duhet të jetë në frymën e ligjit të punës.

Çka duhet të përmbajë një kontratë pune?

  • Specifikimin e llojit të kontratës.
  • Të dhënat për të dy palët kontraktuese.
  • Pozitën e punës.
  • Orarin brenda së cilit duhet të kryhet puna.
  • Shumën e pagës dhe datën kur paguhet punëmarrësi.
  • Ditët e pushimit brenda javes për punëmarrësin.
  • Obligimin e punëdhënësit për njoftimin paraprak të punëmarrësit në rast ndërprerjeje të kontratës së punës.
  • E njejta pastaj duhet të përmbajë edhe detyrimet e punëmarrësit si për shembull: respektimin e orarit të punës, njoftimin me kohë nga ana e punëmarrësit në rast se i njejti dëshiron të largohet nga vendi i punës, detyrimet e punëmarrësit për t’i respektuar kushtet e punës dhe elemente të tjera detyruese që i parasheh marrëdhënia e punës – si p.sh punën jashtë orarit.

Cilat janë llojet e kontratave?

  • Kontrata e punës për një periudhë të caktuar kohore.
  • Kontrata e punës për një periudhë të pacaktuar kohore.
  • Kontrata e punës për detyra specifike / shërbime të veçanta.

Çka duhet të dijë një punëtor para se ta nënshkruaj një kontratë pune?

Cilido person që themelon marrëdhënie pune është e rëndësishme që paraprakisht t’i lexojë të gjitha të drejtat dhe detyrimet të cilat rrjedhin nga kjo marrëdhenie, duke filluar së pari nga elementet kyçe e deri tek ato më të përgjithshme.

Këto elemente, jo vetëm që mbrojnë punëtorin dhe punëdhënësin në rast të ndonjë kontesti eventual por edhe dizajnojnë raportin e punës, çka preferohet të jetë sa më i përshtatshëm për punonjësin.

Të gjithë personat që ndodhen në marrëdhënie pune, para se të lidhin kontratë është e rëndësishme që hollësisht të ndalen dhe studiojnë të gjitha elementet e saj, me kusht që pas nënshkrimit të mos mbesin të painformuar për ndonjërin nga elementet.

Punëmarrësi, në momentin që lidhë një kontratë pune duhet të ketë parasysh disa gjëra thelbësore. Ai duhet të ketë kujdes dhe të sigurohet se a është kontrata e bazuar në kushtet e parapara me ligjin e punës për themelimin e marrëdhënies së punës dhe a janë respektuar me kontratë të drejtat elementare në momentin e krijimit të marrëdhënies së punës.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img