6.7 C
Pristina
spot_img

Gjermania realizoi të hyra rekord vitin e kaluar nga taksa për qentë

Date:

Share:

Të ardhurat nga taksat për qentë në Gjermani janë rritur me 44 për qind në 10 vitet e fundit

Taksa mbi posedimin e qenve në Gjermani ka thyer rekord, duke arritur në 414 milionë euro me një rritje prej 3.3 për qind në vitin 2022, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të Entit Federal të Statistikave (Destatis), komunat vitin e kaluar kanë mbledhur 414 milionë euro taksa nga pronarët e qenve. Kështu rritja e taksës për qentë ka arritur nivel rekord, më saktë 3.3 për qind krahasuar me vitin 2021.

Të ardhurat nga taksat për qentë në Gjermani janë rritur me 44 për qind në 10 vitet e fundit. Në vitin 2012, komunat kanë mbledhur 288 milionë euro taksa për qentë.

Destatis në deklaratën e saj tha se gjithnjë e më shumë njerëz zotërojnë qen, veçanërisht gjatë dhe pas pandemisë së COVID-19. Në njoftim thuhet se në shumë komuna, shuma që duhet të paguajnë pronarët e qenve varet nga numri i qenve në shtëpi apo nga raca e qenve.

Shuma vjetore dhe struktura e tarifës për qentë përcaktohet nga komuna kompetente. Taksa për qentë në Gjermani paguhet çdo vit. Pronarët e qenve që nuk paraqesin deklarata tatimore ose nuk paguajnë taksa mund të gjobiten.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img