3 C
Pristina
spot_img

Google Meet sjell efekte zbukurimi në video thirrje

Date:

Share:

Prezantuar në përditësimin e radhës të Google Workspace ditën e Mërkure, efektet aktualisht po bëhen të disponueshme në pajisje mobile për adoptuesit e hershëm ndërsa për gjithë pas datës 28 Tetor.

Një prej veçorive më të kërkuara në Google Meet sipas vetë kompanisë tashmë po vjen dhe përdoruesit mund të aplikojnë efekte zbukurimi gjatë video thirrjeve.

Prezantuar në përditësimin e radhës të Google Workspace ditën e Mërkure, efektet aktualisht po bëhen të disponueshme në pajisje mobile për adoptuesit e hershëm ndërsa për gjithë pas datës 28 Tetor.

Google tha se planifikon të sjellë këto efekte në Google Meet në ueb deri në fund të 2023. Janë dy modalitete të reja portret që ofrojnë nivele të ndryshme të lëmimit të lëkurës, ndriçimin e syve dhe zbardhimin e dhëmbëve.

Modaliteti “Subtle” do thotë se janë aplikuar rregullime të vogla kozmetike ndërsa modaliteti “Smoothing” ka një prekje më të rëndë me efektet.

Cilindo modaliteti që të zgjidhni, Google thotë se përdoruesit do të kenë një pamje më të bukur. Efektet do të jenë të çaktivizuara por mund të aktivizohen në Google Meet settings. Funksionaliteti vjen vetëm për përdoruesit premium të Google në planet Business Standard, Business Plus, Enterprise Essentials, Education Plus, Google One dhe Google Workspace Individual.

Ato nuk do të ofrohen për përdoruesit me një llogari personale të Google. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img