12.7 C
Pristina
spot_img

Google paditet në SHBA për diskriminim ndaj gjuhës shqipe

Date:

Share:

Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për mospërfshirje të gjuhës shqipe në gjuhët e mbështetura nga gjiganti i teknologjisë.

Padia në këtë rast është ngritur nga Haki Dervishi shtetas amerikan me banim në Palm Springs Kaliforni, i dekoruar së fundi nga Presidenti Biden me Dekoratë dhe Arritje të Përjetshme për kontribut të vazhdueshëm për kombin amerikan dhe Dr. Neshad Asllani mjek i njohur kosovar, themelues i “Qendrës Kosovare për të Drejtat e Njeriut” dhe anëtar i bordit të organizatës “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në Nju Jork.

Në padi thuhet se ky diskriminim ka pasur pasoja të mëdha në media, marketing, zhvillim ekonomik dhe teknologjik në Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku flitet gjuha shqipe.

Paditësit besojnë se diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që folësit e shqipes të diskriminohen nga pjesa tjetër e botës në zhvillimin e biznesit, marketingut dhe gazetarisë, pasi ata janë të përjashtuar nga platformat Google Ads dhe Google Adsense.

Pas kësaj padie të ngritur nga Dervishi dhe Asllani, pritet që Google të shqyrtojë me interes këtë padi dhe të mendojë shtimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare e mbështetur nga Google.

Kjo do të sjellë risi të mëtejshme në teknologjinë e informacionit, duke krijuar mundësi reale për zhvillim ekonomik, marketing dhe informacion cilësor, duke u mundësuar gazetarëve të bëjnë edhe më mirë punën e tyre/Motilokal

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img