-3.8 C
Pristina
spot_img

Grupi Koreano-Verior i hakerëve Lazarus ka pastruar 900 milionë dollarë në kriptoasete

Date:

Share:

I quajtur “krimi i ndërlidhur”, bëhet fjalë për një fenomen ku kriptoasetet nga një blockchain transferohet tek një tjetër në përpjekur për fshehur origjinën e parave.

Pothuajse 7 miliardë dollarë në kriptomonedha janë pastruar në mënyrë të paligjshme nga krimi i organizuar ku 900 milionë prej tyre i përkasin grupit Lazarus të lidhur ngushtë me qeverinë e Koresë së Veriut gjatë periudhës Korrik 2022 – Korrik 2023.

Ndërsa entitete tradicionale si përzierësit e kriptomonedhave po bëhen subjekt konfiskimi dhe sanksionesh, përdorimi i mjeteve ndërlidhëse nga krimi online është gjithashtu në rritje,” tha firma e analizës blockchain Elliptic përmes një raporti publikuar javën e kaluar.

I quajtur “krimi i ndërlidhur”, bëhet fjalë për një fenomen ku kriptoasetet nga një blockchain transferohet tek një tjetër në përpjekur për fshehur origjinën e parave.

Kështu urat ndërlidhëse mes blockchaineve janë shndërruar në një mjet mjaft të përdorur për pastrim parash nga vjedhës të kriptoaseteve. Sasia e fondeve e zhvendosur përmes shërbimeve të tilla ka patur një rritje me 11 përqind.

Grupi Koreano-Verior i hakerëve llogaritet se ka vjedhur 240 milionë dollarë në kriptomonedha që prej Qershor 2023 përmes një serie sulmesh që vunë në shënjestër Atomic Wallet, CoinsPaid, Alphapo, Stake.com dhe CoinEx.

I njëjti aktor është akuzuar për përdorimin e Avalanche Bridge për të depozituar më shumë se 9500 bitcoin duke aplikuar zgjidhje ndërlidhëse për disa prej aseteve të vjedhura.

Diversiteti, numri dhe ekscentriciteti në zbatimin e fushatave të Lazarus përcaktojnë këtë grup, si dhe që ai kryen të tre shtyllat e aktiviteteve kriminale kibernetike: spiunazh kibernetik, sabotim kibernetik dhe ndjekje të përfitimit financiar,” tha ESET për këtë grup hakerësh muajin e kaluar.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img