1.4 C
Pristina
spot_img

Hakerët vjedhin 200 milionë dollarë nga një kompani crypto

Date:

Share:

Mixin përshkruhet si një rrjet për transferimin e aseteve dixhitale. Ka 1 milionë përdorues sipas uebsajtit të tij

Hakerët vodhën 200 milionë dollarë nga firma kripto Mixin mëngjesin e ditës së Shtune tha kompania përmes një postimi në rrjetin social X.

Mixin, kompani e seli në Hong Kong, tha se databaza e ofruesit të sa të shërbimeve cloud u sulmua nga hakerët duke çuar në humbjen e disa aseteve me vlerë rreth 200 milionë dollarë.

Mixin përshkruhet si një rrjet për transferimin e aseteve dixhitale. Ka 1 milionë përdorues sipas uebsajtit të tij.

 

Përmes X njoftoi se ka ndërprerë tërheqjen e fondeve nga përdoruesit por tha se transferimit nuk janë prekur ndërsa shërbimet do të rihapen pasi dobësitë janë zbuluar.

Vitin e kaluar hakerët vodhën kripto me vlerë 3.8 miliardë dollarë dhe 2022 është viti më i keq ndonjëherë sipas firmës blockchain Chainalysis.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img