0.3 C
Pristina
spot_img

Institucionet mikrofinaciare, katalizator të rritjes ekonomike dhe burimi kyç i pjesës së margjinalizuar

Date:

Share:

Institucionet mikrofinaciare, sektor kyç në zhvillimin ekonomik të konsumatorëve të vetëpunësuar, fermerëve, grave dhe bizneseve të vogla, të cilët kanë nevojë për rritjen e veprimtarisë.

Mikrofinancat konsiderohen një hallkë e rëndësishme dhe e domosdoshme për të krijuar stabilitet financiar në një vend. Kjo është theksuar edhe gjatë konferencës “Ndikimi i sektorit mikrofinanciar në zhvillim, rritje ekonomike, financa gjithëpërfshirëse në Kosovë”, organizuar nga Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK).

Në konferencën që mblodhi akterë kyç të këtij sektori, u theksua se Institucionet mikrofinaciare si institucione finaciare të licensuara dhe të rregulluara nga Banka Qendrore e Kosovës luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të konsumatorëve të vetëpunësuar, fermerëve dhe bizneseve të vogla, të cilët kanë nevojë për rritjen e veprimtarisë.

Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili ka thënë se për BQK-në,  Institucionet mikrofinaciare kanë rëndësi vitale dhe janë të interesuar që ky sektor të rritet dhe të fuqizohet.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e angazhuar që në fushën e sektorit mikrofinanciar të promovojë edukimin financiar për produkte financiare dhe të ngritë vetëdijen e qytetarëve, veçanërisht të konsumatorëve, si dhe të forcojë mbrojtjen finaciare të tyre.

Po ashtu ka shtuar se është duke u punuar në ligjin e re për institucione finaciare që ka për qëllim stabilizimin dhe zgjerimin e tregut mikrofinaciar.

Në anën tjetër, Udhëheqësi i Zyrës së IFC-së për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Visar Perani, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të bëhen diskutime të cilat kanë të bëjnë më sektorin mikrofinaciar pikërisht për shkak të rëndësisë që kanë këto institucione por edhe për faktin se ka njohuri te limitura per rolin e tyre ne zhvillimin ekonomik te vendit.

“Po shpresojmë që me ligjin e ri në të cilin jemi duke punuar me Ministrinë e Financave dhe BQK-në, do të kemi një ligj modern që do të ndikojë në zhvillimin e sektorit mikrofinaciar, dhe do të mundësohet që të zgjerohet më tepër qasja në financa dhe gjithëpërfshirje për segmentet më të cenueshme në ekonomi, bizneset e vogla dhe të mesme, e veçanërisht individët dhe sektorin e bujqësisë”, ka thënë ai.

Venera Hoxha, Zyrtare e Lartë e Investimeve në “Finance in Motion”, ka thënë se sektori i mikrofinancave është një sektor i cili ka shumë potencial dhe i njëjtit duhet që të zhvillohet tutje.

“Këto institucione përvec që kanë fuqizuar bizneset, sektorë, familjet, me të ardhura me të vogla, kanë mbështetur vecanërisht gratë. Më këtë është bërë një punë shumë të mirë dhe ky është një aspekt shumë i rëndësishëm që sjell edhe prosperitetet veçanërisht në zonat ruale”, ka thënë ajo.

Për Kryetarin e Bordit të AMIK-ut, Shpend Nura, është e rëndësishme që të punohet edhe në aspektin ligjor por edhe në zhvillimin e teknologjisë në mënyrë që të ulet kostoja e shërbimeve dhe të ndihmohen sa më shumë kientët e këtij sektori.

“Sektori që ne finacojmë financon 40% të klientëve që janë huamarrës në Kosovës. 60% e kredive vijnë nga zonat rurale e kjo është dëshmi që sektori ndihmon këtë zonë dhe ajo që na bënë krenarë është edhe fakti se 20% e klientëve tonë janë klientë gra, që udhëheqin veprimtari të ndryshme”, ka thënë ai.

Shpresim Vranovci, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Mikrofinancës së Kosovës (AMIK), shprehu bindjen se sektori i mikrofinancave është burimi kryesor për sigurimin e kredisë për pjesën e shoqërisë së margjinalizuar. Ai theksoi rëndësinë e krijimit të bizneseve të vogla, duke shpjeguar se kjo sjellë më pas edhe krijimin e vendeve të reja të punës. “Sektori mikrofinanciar ndikon në zvogëlimin e varfërisë duke ofruar kredi dhe shërbime financiare që ndihmojnë individët të fillojnë biznese të vogla,” tha Vranovci. Ai gjithashtu përmendi se ky sektor ka një ndikim të shumëfishtë në përmirësimin e statusit të grave, dhe u theksua rëndësia e fuqizimit ekonomik të tyre përmes shërbimeve financiare.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm që u diskutua është sigurimi i një mjedisi ligjor ku institucionet e mikrofinancave mund të operojnë dhe shërbejnë. Po ashtu, edukimi dhe trajnimi financiar u theksuan si çështje kritike për këtë sektor.

Për të arritur qëllimet e zhvillimit në vend, Shpresim Vranovci bëri një njoftim në lidhje me themelimin e Fondacionit të Bursave nga AMIK me qellim për të ndihmuar të rinjtë të marrin arsimin e lartë dhe të promovojnë njohurinë në fushat relevante.

Në konferencë u prezantua edhe një studim i realizuar nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) me titullin “Ndikimi i sektorit mikrofinanciar në disa fusha të ekonomisë: Dëshmi Empirike nga Kosova”. Ky studim ofroi dëshmi konkrete për ndikimin pozitiv të mikrofinancave në rritjen ekonomike të vendit.

Gjithashtu, një debat u zhvillua me temën “Mikrofinanca si katalizator për rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse: Analizimi i mundësive dhe sfidave”. Paneli i diskutimit përfshinte ekspertë të dalluar në fushën e financave dhe ekonomisë, përfshirë Blerim Terziqi – Këshilltar i Lartë i Guvernatorit nga BQK, Shkendije Himaj – Udhëheqëse e Financave të Diversifikuara, USAID-Promovimi i Investimeve dhe Qasja në Financa, Korab Sejdiu – Kryetar i Bordit në KEP Trust, Edmond Beqiri  – Kryetar i Bordit në AFK, Shefik Gerbovci – Kryetar i Bordit në KRK dhe

Marie-Paule Claes – Zyrtare e Lartë e Investimeve, Specialiste e Mikrofinancës Tregjeve Financiare Globale / IFC Moderator i këtij debati ishte Shpresim Vranovci. Ata diskutuan për rolin dhe shqetësimet lidhur me mikrofinancën dhe kontributin e saj në zhvillimin e ekonomisë në Kosovë.

Konferenca është sponzorizuar dhe perkrahur nga Korporata Ndërkombëtare Financiare  (IFC) dhe Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE DF).

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img