E drejta për lirimit nga pagesa e detyrimeve importuese për automjetin e udhëtarëve për invalid te luftës.
Për lirim nga pagesa e detyrimeve importuese për kategorinë e personave me nevoja të veçanta (Invalid te luftës ) që kanë të drejt lirimi është parapare me ligjin nr. 04/L/054 për statusin dhe te drejtët e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtareve te ushtrisë çlirimtare te Kosovës viktimave civile dhe familjeve te tyre i plotësuar dhe ndryshuar me ligjin nr. 04/L-172 si dhe me dispozitat e nenit 76-81 të aneksit “A” të Kodit Doganor dhe Akcizave Nr. 03/L-109.
Legjislacioni aktual në fuqi mbi bazën e të cilit vepron dhe punon Dogana e Kosovës ka përcaktuar saktë kushtet, mënyrat dhe procedurat e lirimit nga detyrimet doganore për kategorinë e Invalidëve të Luftës së UÇK-së si dhe të personave të hendikepuar.
Ligjit nr. 04/L-054 në paragrafin 2 të nenit 6 parasheh, citim: ,, Lirimi nga tatimi dhe dogana për veturat special për përdorim personal (një veturë në çdo (5) vjet) si dhe pajisjes ortopedike janë të drejta të cilat i realizojnë invalidët e UÇK nga grupet I deri në grupin VII në përshtatshmëri me shkallen e paaftësisë të përcaktuar me nenin 10 të këtij Ligji” mbarim citati.
Kjo e drejtë Invalidëve të luftës së UÇK-së edhe në bazë të legjislacionit tjetër në fuqi u njihet për qëllime të risocializimit të tyre në jetën e përditshme shoqërore një here në 5 vite. Me qenë se automjeti i liruar mbi këtë bazë është për përdorim personal, ky privilegj nuk mund te përdoret apo të shfrytëzohet nga ndonjë person tjetër e as nga përcjellësit eventual për kategorinë e invalidëve qoftë edhe (civil) të cilët për shkak të shkallës 100% të invaliditetit janë të detyruar të kenë përcjellës sepse legjislacioni në fuqi nuk i ka përfshirë në kategorinë e lirimeve. Nevoja e posedimit te patentë shoferit është e definuar me KDA-në, pikërisht me nenin 78 paragrafi 2, pika b, nënndarja e tretë ku kërkohet qe dokumenti i regjistrimit përpos shënimit që automjeti është për invalid, se nuk mund të huazohet, të jepet me qira apo të transferohet në persona të tjerë, duhet plotësuar edhe kushti që shfrytëzuesi i autorizuar i automjetit të jap shënimet lidhur me, emrin, mbiemrin dhe numrin e patentë shoferit,duke pasur për bazë faktin se fitimi i privilegjit është i ndërlidhur me përdorimin personal të automjetit nga vetë përfituesi.
Kjo dispozitë definon qartë të drejtën e lirimit të tatimit dhe doganës për Invalidët e luftës së UÇK-së për veturat speciale për përdorim personal për kategoritë që kanë shkallen e invaliditetit apo përqindjen e dëmtimit trupor nga 20% deri më 100%, ashtu siç përcaktohet në paragrafin 1 të nenit 10 të këtij Ligji.
Periudha 5 vjeçare si afat përkufizues brenda të cilit mund të përdoret privilegji i zhdoganimit te automjetit pa detyrime doganore është i definuar në paragrafin 2 të nenit 6 të Ligjit nr. 04/L-054, më pastaj edhe në Udhëzimin e Brendshëm Administrativ të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave në të cilin theksohet se të drejtën e lirimit nga detyrimet e importit doganore në vështrim të nenit 74-81 të Aneksit A të Kodit Doganor dhe të Akcizave do ta gëzojnë edhe invalidët e luftës së UÇK-së te cilët kanë statusin e invalidit të luftës të njohur nga Institucionet e Republikës së Kosovës ndërsa në nenin 5 të tij theksohet citim: ,,Lirimi nga detyrimet e importuese doganore do te lejohet njëherë në pesë vite” mbarim citati.