1.7 C
Pristina
spot_img

Italia thotë se ChatGPT shkel privatësinë e përdoruesve

Date:

Share:

Krijuesi i ChatGPT, OpenAI, ka 30 ditë afat për t’ju përgjigjur autoriteteve. Italia ka qenë një prej vendeve që ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj ChatGPT.

ChatGPT, roboti me inteligjencë artificiale, thyen rregullat e mbrojtjes së të dhënave, thanë autoritetet Italiane.

Një hetim i Autoritetit Italiane për Mbrojtjen e të Dhënave gjeti shkelje të privatësisë së të dhënave dhe grumbullimit të tyre. Robotit mbështetet në sasi të mëdha të dhënash nga interneti për të gjeneruar përgjigje njerëzore.

Krijuesi i ChatGPT, OpenAI, ka 30 ditë afat për t’ju përgjigjur autoriteteve. Italia ka qenë një prej vendeve që ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj ChatGPT.

Ishte vendi i parë Perëndimor që bllokoi produktin në Mars të 2023 duke cituar shqetësime të privatësisë. Qasja në ChatGPT u rikthye pas 4 javësh pasi u tha se ishin adresuar shqetësimet e ngritura nga DPA.

Sipas DPA ChatGPT ka shkelur disa rregulla të ligjit Europian të privatësisë GDPR me praktikat e grumbullimit të të dhënave të përdoruesve për trajnimin e algoritmit.

Nën ligjet GDPR, kompanitë që thyejnë rregullat mund të gjobiten me 4 përqind të të ardhurave vjetore globale. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img