0.2 C
Pristina
spot_img

Ja çfarë duhet të mbani mend kur shkoni në takimin e parë të punës

Date:

Share:

ërshtypjet e para janë të rëndësishme. Megjithatë kjo nuk është e vetmja gjë që krijon një reputacion të mirë në vendin e punës. Ka disa rregulla që duhet të ndiqen. Zbatojini ato drejtë, dhe ju do të krijoni marrëdhënie shumë më të lehtë me shokët, klientët dhe eprorët. Bëjini ato gabim, dhe ju do jeni gjithmonë lojëtari rezervë.1.Përgatituni para një takimi

Për të organizuar takime produktive, nga kudo që të ndodheni, kushtojani 10 minutat e para shqyrtimit dhe komentimit të pikave dhe ideve të propozuara të rendit të ditës.

Ju mund t’i ngarkoni në një shared drive, në mënyrë që të gjithë të mund t’i lexojnë. Kjo qasje do t’ju kursejë kohë dhe t’i bëni takimet më efikase. Kërkimet tregojnë se kur të gjithë janë “në të njëjtën faqe” përpara një takimi krijohet një lloj ndjenje “skuadre”, e cila është një element thelbësor i produktivitetit.

2. Mësoni të thoni “jo”

Sipas disa studimeve, të mësoni të thoni “jo” ju lejon të reduktoni në minimum detyrimet dhe të përqendroheni më mirë. Përveç kësaj, ata që kanë vështirësi të thonë “jo”, kanë më shumë gjasa të përjetojnë stres, burnout, madje edhe depresion. I ndjeri Steve Jobs, i cili ishte një përkrahës i madh i kësaj strategjie, dikur tha:

Njerëzit mendojnë se përqendrim do të thotë të thuash “po” ndaj diçkaje në të cilën doni të fokusoheni. Por nuk është kështu. Nënkupton t’u thuash “jo” qindra ideve të tjera të mira që ekzistojnë. Duhet të zgjidhni me kujdes. Në të vërtetë jam krenar si për gjërat që nuk kemi bërë, edhe për ato që kam bërë.

3. Gjeni kohë për të shkëputur prizën nga puna

Një fije që lidh thuajse të gjithë sipërmarrësit e suksesshëm është produktiviteti.

Por ndërkohë që disa sipërmarrës angazhohen duke punuar gjatë gjithë orëve të ditës, shumë themelues të teknologjisë po përqafojnë zbulimet e fundit shkencore që tregojnë për përfitimet e shkëputjes nga pajisjet pas punës. Me fjalë të tjera, dinë se kur duhet të jenë “on”, por edhe se kur duhet të shkëputen për të shijuar kënaqësitë e tjera të jetës, larg teknologjisë.

Disa mënyra për t’u shkëputur nga teknologjia përfshijnë ecjet në natyrë, kopshtaria, dëgjimi i muzikës së preferuar. Duke i dhënë kohë vetes për t’u shkëputur dhe për t’u ripërtërirë është pjesë e rëndësishme e shftytëzimit të fuqisë së produktivitetit./INC

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img