2.2 C
Pristina
spot_img

Ja një virtyt shumë i rëndësishëm në biznes i cili nuk duhet neglizhuar

Date:

Share:

Warren Buffett punëson njerëz me koeficient të inteligjencës dhe motivim të lartë, por pa një tipar të tretë, dy të parat nuk mund të shërbejnë.

Ai paralajmëron drejtuesit, që të mos e neglizhojnë një virtyt shumë të rëndësishëm në biznes.

Warren Buffett, drejtues dhe CEO i Berkshire Hathaway, ka tërhequr vëmendjen tonë për dekada me mençurinë e zakonshme, që shtrihet përtej pasurisë dhe investimeve.

Strategjitë e Buffett për të bërë një biznes të mirë – ose për të jetuar një jetë të mirë – mbështeten në vendime të rëndësishme që mund të na bëjnë ose prishin vetë jetesën tonë dhe jetesën e bizneseve tona.

Merrni, për shembull, vendimet që rrethojnë se kë duhet të punësoni për të çuar përpara kompaninë tuaj. Miliarderi 92-vjeçar, kur fliste për punësimin e njerëzve tha:

“Ne kërkojmë inteligjencë, kërkojmë iniciativë ose energji dhe kërkojmë integritet. Dhe nëse nuk e kanë këtë të fundit, dy cilësitë e para do të të dëmtojnë, sepse nëse do të marrësh dikë pa integritet, ata duhet të jenë dembelë dhe memecë.”

 

Kostoja e të mospasurit integritet

Integriteti është një vlerë personale, që duhet studiuar në thellësi, por shpesh anashkalohet në intervista. Por, më vonë mund të ketë kosto të lartë, veçanërisht kur njerëzit ngjiten në nivelet më të larta të hierarkisë së një kompanie.

Askush nuk dëshiron një punonjës memec dhe dembel, por, sipas Buffett-it, kjo është pikërisht ajo që do të merrni, kur punësoni dikë të zgjuar dhe të motivuar, të cilit i mungon integriteti.

Warren Buffett e kupton se të gjithë, veçanërisht menaxherët, do të përballen me situata që kërkojnë integritet për t’u shfaqur dhe për t’iu kundërvënë tundimeve të korporatave për të manipuluar numrat, për të fshehur humbjet, ose për të përfituar njësoj nga punonjësit dhe klientët.

 

Integriteti fillon nga lart

Udhëheqësit në nivelet më të larta, janë termostatët për integritetin brenda kompanive të tyre. Nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve të tyre, liderët krijojnë mjedisin në të cilin operojnë të gjithë.

Udhëheqësit mund të demonstrojnë integritet kur pushojnë njerëzit nga puna, duke qenë të parët që bëjnë sakrificën për zbritjeje pagash. Gjithashtu, ata duhet të jenë shembull i përulësisë dhe dhembshurisë, për të ndihmuar në tranzicionin e ish-punonjësve.

Si mundemi ndryshe ne, si udhëheqës, të demonstrojmë qëllimisht integritet praktik për të ndihmuar në mbrojtjen e bizneseve tona dhe të njerëzve në to?

Kjo fillon me transparencën dhe cenueshmërinë.

Rob Chestnut, autor i “Intentional Integrity: How Smart Companies Can Lead an Ethical Revolution”, ka një eksperiencë katër vjeçare si këshilltar i përgjithshëm dhe shef i integritetit të Airbnb.

Ai thotë “Nëse bëni një gabim si kompani, nuk mund ta fshenji, ta injoroni ose të pretendoni se nuk ndodhi.

Duhet të keni vetëdijen për të pranuar, se keni bërë një gabim dhe të flisni haptazi, se ku keni dështuar.

Pasi ta keni bërë këtë, mund të vendosni një rrugë të re përpara, se si do të ktheheni në rrugën e duhur, por kjo duhet bërë në mënyrë të pastër.

Ju nuk mund të ndryshoni thjesht sjelljen tuaj papritmas dhe të shpresoni, që njerëzit ta vënë re; ju duhet ta bëni atë bisedë.” / Inc

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...
spot_img