Derisa biznesi tatohet në bazë të qarkullimit bruto për tremujor, si i tillë nuk mund të zbres shpenzimet e ndodhura për qëllime të llogaritjes së obligimit tatimor.
Sipas nenit 43, paragrafi 2 të Ligjit Nr. 05/L-028 për TAP, janë përcaktuar normat tatimore për pagesë të tatimit, citojmë:
“2. Shuma për secilën pagesë tremujore të tatimit sipas paragrafit 1 të këtij neni është si vijon:
2.1. Tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore nga veprimtaria afariste deri në pesëdhjetë mijë euro (50.000 €), prej të cilëve nuk kërkohet dhe që nuk zgjedhin t’i mbajnë librat dhe regjistrimet e listuara në nenin 33, paragrafin 5 të këtij ligji duhet të paguajnë:
2.1.1. tre për qind (3%) të të ardhurave bruto nga tregtia, transporti, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme ekonomike të çdo tremujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë (37.5) € për tre (3) mujor;
2.1.2. nëntë për qind (9%) të të ardhurave bruto nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tre (3) mujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë euro (37.5€) për tre (3) mujor;
2.1.3. Nëse një tatimpagues i përshkruar në paragrafin 2.1 të këtij neni nuk ka të ardhura në një periudhë tremujore, nuk kërkohet pagesë, por tatimpaguesi duhet të dorëzojë deklaratën e këstit tremujor për periudhën kur nuk ka obligim tatimor.”