Duke u bazuar në nenin 60 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe nenin 76 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015, jemi në dilemë në lidhje me KMSH-në e cila krijohet, si dhe pagesa e cila duhet ti bëhet fermerit pas kalkulimit të tatimeve. Ju lutemi na sqaroni këtë, nëse marrim një shembull, kur blerja nga fermeri / bujku është në vlerë prej1,000€. Ne po mendojmë se edhe KMSH duhet të jetë 1,000€.
Aplikimi i normës së sheshtë për bujqit është përcaktuar me nenin 60 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe nenin 76 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015.
Në Udhëzim Administrativ, përkatësisht paragrafin 3 të nenit 76 është dhënë përkufizimi se kush mund të jetë objekt i kësaj skeme për të cilën blerësi kërkohet të jetë i regjistruar për TVSH ndërsa furnizuesi nuk duhet të jetë i regjistruar për TVSH.
Për të përfituar nga skema e normës së sheshtë, prodhuesit bujqësor duhet të jenë të pajisur me certifikatë të lëshuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bazë të së cilës vërtetohet aktiviteti i tij prodhues bujqësor.
Norma e sheshtë për prodhuesit bujqësor është 8 %, ndërsa përllogaritja për prodhuesit bujqësor bëhet nga blerësi – person i tatueshëm, kundrejt furnizimeve të kryera të mallrave. Norma e sheshtë do të konsiderohet brenda çmimit të përllogaritur të blerjes të mallrave.
Blerësi (personi i tatueshëm) i cili blen mallra nga prodhuesi bujqësor, në mënyrë që të aplikojë skemën e normës së sheshtë, duhet të lëshoj një faturë tatimore për shitësin (prodhuesin bujqësor) që tregon vlerën e blerjes së mallrave në të cilën është përllogaritur TVSH-ja. TVSH e përllogaritur brenda vlerës për mallra që personi i tatueshëm (blerësi) i ka paguar prodhuesit bujqësor (shitësit) është TVSH e zbritshme për personin e tatueshëm, sipas kushteve të nenit 36 të Ligjit të TVSH-së.
Personi i tatueshëm (blerësi) i cili lëshon faturë për prodhuesin bujqësor (shitësin), në faturë duhet së paku të shënojë të dhënat, si në vijim:
datën e lëshimit;
numrin rendor të faturës;
numrin identifikues të personit të tatueshëm
numrin e regjistrimit të TVSH-së
emrin dhe adresën e plotë të personit të tatueshëm;
emrin e plotë, adresën, numrin e certifikatës së lëshuar nga MBPZHR dhe numrin identifikues tatimor të “prodhuesit bujqësor“;
përshkrimin, sasinë dhe njësinë matëse të mallrave;
vlerën e mallrave të blera pa TVSH;
shumën e TVSH-së së përllogaritur dhe,
shumën totale për pagesë duke përfshirë TVSH-në;
Fatura duhet të jetë e nënshkruar nga të dyja palët, shitësi dhe blerësi.
Lista e produkteve për të cilat zbatohet skema e normës së sheshtë është si në vijim:
Produktet bujqësore:
o Produkte primare bujqësore të përgjithshme;
o Bimët zbukuruese, aromatike, mjekuese, të natyrës dhe të serave;
o Prodhimi i kërpudhave dhe frutave të malit;
o Prodhimi i fidanëve (kultivimi i pemëve dhe perimeve të reja për shitje) dhe farërave.
Produktet blegtorale:
o Qumështi dhe nën-produktet e qumështit;
Shembull
Personi i tatueshëm “M” (ndërmarrje bujqësore) ka blerë 100 njësi produkte bujqësore nga prodhuesi bujqësor “N” me çmim prej 10€ /për njësi, ndërsa të njëjtat, pas përpunimit, i shet me çmim prej 11€ /për njësi përfshirë TVSH.
Me rastin e blerjes