10.8 C
Pristina
spot_img

Kërkimi shkencor dhe inovacioni, strategjia e re kërkon 274 milionë euro financim

Date:

Share:

Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Teknologjinë, dhe Inovacionin 2023-2030 kërkon një financim të paktën 274 milionë totalë për realizimin e të gjithë objektivave të vendosura në të.

Dokumenti i publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare nënvizon se hendeku finance i strategjisë është 28.8 për qind apo 79 milionë euro. Strategjia në vetvete ka disa objektiva që synojnë të arrijë tre qëllime.

“Qëllimi i politikës 1:Rritja e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së sistemit për mbështetjen e kërkimit shkencor, të integruar në nivel ndërkombëtar, në të gjithë spektrin e fushave të shkencave natyrore, inxhinierike dhe teknologjike, mjekësore, bujqësore, sociale dhe humane; Qëllimi i politikës 2: Krijimi i një mjedisi që lehtëson dhe inkurajon mekanizmat e ndërveprimit dhe transferimit të teknologjive për bashkëpunim midis komunitetit të kërkimit, ekonomisë, inovacionit dhe institucioneve publike; Qëllimi i politikës 3: Promovimi i kulturës së shkencës dhe inovacionit në edukim për të siguruar një qasje didaktike me theksin në praktikat kërkimore dhe projektet” thuhet në strategji.

Programi në shkolla, plani për 1200 smartlabs

Në funksion të kërkimit shkencor, teknologjisë dhe inovacionit janë hedhur disa hapa me projekte pilote të cilët synojnë të kthehen në standard në gjithë vendin. Strategjia sjell në vëmendje planin për të hapur 1200 laboratorë të dedikuar në shkolla në gjithë vendin të cilësuara si “smartlabs”.

“Synohet që të reformohen kurrikulat dhe të përçohet më shumë informacion, në fazat më të hershme të mundshme, tek të rinjtë dhe të rejat. Për vitin shkollor 2022–2023 ka nisur pilotimi i lëndës së TIK-ut që nga klasa e parë në 100 shkolla pilot, në të cilat janë ndërtuar laboratorët smart.

Në këtë kuadër është miratuar programi mësimor i lëndës së TIK-ut për klasën e parë dhe është rishikuar plani mësimor i arsimit bazë për të përfshirë lëndën e re “TIK” si lëndë me zgjedhje për klasat I–III.

Në terma afatgjatë, programi synon transformimin e sistemit të mësimdhënies së TIK-ut në kurrikulat parauniversitare nga klasa e I–XII, përmes kurrikulave të përditësuara, trajnimit të mësuesve dhe pajisjes së ambienteve shkollore me infrastrukturën e nevojshme për të kryer mësimdhënien cilësore të kësaj lënde. Gjithashtu, synohet përhapja sa më shpejt në rreth 1,200 shkolla në të gjithë vendin, duke i pajisur me smartlabsdhe zbatuar përdorimin e kurrikulave të reja apo të përditësuara” thuhet në strategji.

Projekti, të rinjtë po mësojnë nga kurrikula e liderit të mikrocipëve

Një projekt që lidhet me inteligjencën artificiale dhe që ka angazhuar rrth evtes të rinjtë në vend ka në bazë të tij një kurrikul të hartuar nga Intel Corporation. Ky sipas strategjisë është një tjetër projekt i rëndësishëm që ka pas njohuritë e një prej liderve në tregun e gjysmëpërcjellësve(mikrocipave).

“Që në vitin shkollor 2022–2023, në bashkëpunim me AADF-në, në Shqipëri ka nisur pilotimi i projektit “Inteligjenca Artificiale për të rinjtë” (Intel® Al for Youth). Që nga viti 2023, ky program zbatohet në më shumë se 27 vende në mbarë botën. Teknologjitë në zhvillim si inteligjenca artificiale (IA) po ndryshojnë dhe po riformojnë botën, duke pasur ndikim të jashtëzakonshëm në sektorin e punësimit dhe të ekonomisë, ndaj dhe ky projekt ka për qëllim të rrisë aftësitë që lidhen me teknologjinë dhe inteligjencën artificiale tek nxënësit/nxënëset shqiptare, të moshës nga 13 deri 19 vjeç.

Të rinjtë do të mund të mësojnë nëpërmjet një kurrikule të ndërtuar nga Intel® Corporation, lider në industrinë e prodhimit të gjysmëpërçuesve, e cila është një ndër kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë. Janë bërë pjesë e projektit 9 institucione publike të arsimit të mesëm të lartë, në të cilët kurrikula e IA zhvillohet si orë jashtë kurrikulare dhe janë krijuar 2 kurse private falas për të rinjtë. Janë bërë pjesë e projektit 160 nxënës dhe trajnuar 25 mësues”/N.Maho

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...

Arritja e ndryshimit kulturor në organizatën tuaj | Rëndësia e ndryshimit kulturor në procesin e menaxhimit të ndryshimeve

Kur përpjekjet për ndryshim dështojnë, liderët shpesh pyesin veten, pse? Një vizion i ri, politika të reja dhe madje njerëz të rinj mund të ndihmojnë...
spot_img