-4.6 C
Pristina
spot_img

Kërkojmë nga ju të keshillohemi për trajtimin e huazimeve të cilat bëhen në mes të bizneseve dhe në mes të SHPK-së dhe aksionarit/ëve?

Date:

Share:

Kushtet të cilat duhet të plotësohen në lidhje me huadhënien dhe interesin i keni të përcaktuara në nenin 7, paragrafin 3 të Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2016 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, citojmë:

“3. E ardhur nga interesi në huadhënie konsiderohet çdo e ardhur e përfituar nga dhënia në formën e huas të mjeteve monetare apo mjeteve të ngjashme me to.

3.1. Për këtë kategori të të ardhurave llogaritja e detyrimit tatimor bëhet duke u bazuar në kontratën në mes palëve e cila përcakton:

3.1.1. Shumën e huas;

3.1.2. Afatin e kthimit të huas;

3.1.3. Pranimi-kthimi i huas duhet të bëhet përmes llogarive bankare;

3.1.4. Shkallën e interesit të huas duke u bazuar në vlerën e hapur të tregut;

3.2. Nëse nuk plotësohen kushtet e parapara në nën paragrafin 3.1. të këtij neni, huaja për qëllime tatimore trajtohet e ardhur për pranuesin e saj.”

Paragrafi 2 i nenit 30 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, përcakton tatimin e mbajtur në burim në interes apo të drejta pronësore, citojmë:

“2. Tatimpaguesit që paguajnë interes nga kreditë e marra duke përfshirë huazimet me përjashtim siç është paraparë në paragrafin 4 të këtij neni, apo të drejta pronësore personave rezidentë dhe jo rezidentë, do të mbajë në burim tatimin në shkallën dhjetë përqind (10%) në kohën e pagesës apo kreditimit dhe të transferojë tatimin e mbajtur në burim në një llogari të përcaktuar nga ATK-ja në një bankë ose institucion financiar të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

Tatimi i mbajtur në burim duhet të paguhet në bankë, apo institucion financiar deri në ditën e 15-të të muajit që pason muajin në të cilin llogaria është kredituar apo pagesa është bërë.”

Huazimet lejohen sipas Legjislacionit tatimor, mirëpo bazuar në dispozitat e lartë cituara, huamarrësi obligohet të mbajë tatimin në burim në interes në momentin e kthimit të pagesës së huas, pavarësisht marrëveshjes së lidhur, në të kundërtën, nëse nuk plotësohen kushtet e parapara në nën paragrafin 3.1 të nenit 7 të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2016 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-029 për TAK, atëherë huaja trajtohet si e ardhur e tatueshme për pranuesin e saj.

Deklarimin e tatimit të mbajtur në burim e bën paguesi i interesit/huamarrësi. Deklarimi i tatimit të mbajtur në burim në interes deklarohet përmes deklaratës tatimore WR dhe norma e tatimit të mbajtur në burim është 10% e interesit të paguar.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img