-0.9 C
Pristina
spot_img

Kinë, po grumbullohen faktorët pozitivë për mëkëmbjen ekonomike

Date:

Share:

Disa ditë më parë, Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi të dhënat ekonomike për muajin gusht. Nga treguesit kryesorë të ekonomisë kineze, mund të shihet që në gusht, prodhimi industrial dhe sektori i shërbimeve kanë pasur rritje të shpejtë dhe përmasat e investimeve kanë qenë në zgjerim të vazhdueshëm.

Krahas kësaj, edhe treguesit e tjerë kryesorë, si struktura e import-eksportit, punësimi dhe treguesi i çmimeve të konsumit janë në përmirësim të vazhdueshëm. Zëdhënësi i Zyrës Kombëtare të Statistikave e Kinës, Fu Linghui, u shpreh që të dhënat statistikore tregojnë se ekonomia kineze mund të vazhdojë prirjen pozitive.

Industria vazhdon rritjen e dukshme. Në muajin gusht, vlera industriale e ndërmarrjeve të mëdha industriale (me të ardhura vjetore mbi 20 milionë juanë) ka shënuar rritje 4.5 % në krahasim me një vit më parë, 0.8 pikë përqindjeje më shumë se rritja mujore në korrik. Sektori i prodhimit u rrit me 5.4 %, ndërsa prodhimi dhe furnizimi i energjisë elektrike, termoenergjisë, gazit natyror dhe ujit me 0.2 %. Prodhimi i pajisjeve u shtua me 5.4%, 2.1 % më shumë se në korrik, kurse rritja e prodhimit në sektorët me teknologji të lartë ishte 2.9%.

Në sektorin e shërbimeve, treguesi i prodhimit i këtij sektori u ngrit me 6.8 %, 1.1 pikë përqindjeje më shumë se rritja e korrikut. Sektorët e akomodimit dhe të shërbimeve të ofrimit të ushqimit, sektori i transmetimit të informacionit dhe teknologjisë së informacionit, sektori i transportit, postës e depozitimit, sektori i dhënies me qira dhe shërbimeve komerciale, si edhe sektori i financave kanë shënuar rritje të lartë, përkatësisht me 16.1%, 11.5%, 9%, 8.1% dhe 7.2%.

Në periudhën janar-gusht, treguesi i prodhimit në sektorin e shërbimeve u rrit me 8.1%. Krahas këtyre treguesve tradicionalë, edhe treguesi i aktivitetit të biznesit në sektorët e shërbimeve ka arritur në 50.5 %. Ndër to, treguesi i aktivitetit të biznesit në transportin hekurudhor, transportin ajror, akomodim, ofrimin e ushqimit, telekomunikacion, mbrojtjen ekologjike dhe menaxhimin e objekteve publike dhe në kulturë, sport e argëtim kanë njohur nivelin më të lartë, duke arritur në mbi 55 %.

Në fushën e konsumit, treguesi i çmimeve të konsumit (CPI) në gusht u ngrit me 0.1 % në krahasim me gushtin 2022. Çmimet e ushqimeve, duhanit dhe alkoolit u ulën 0.5 %, të veshjeve dhe banesave u rritën përkatësisht me 1.1 % dhe 0.1 %, kurse çmimi i mallrave të përditshme dhe shërbimeve përkatëse pati rënie me 0.5 %. Sa u përket ushqimeve, çmimi i mishit të derrit u ul me 17.9 %, kurse i perimeve të freskëta me 3.3 %. Në janar-gusht, çmimet e konsumit shënuan rritje me 0.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat tregojnë që në gusht, çmimet e sektorit turistik dhe akomodimit në hotele kanë shënuar rritje mbi bazën e mëkëmbjes në korrik. Zëdhënësi Fu Linghui u shpreh që, në fazën tjetër, me afrimin e Festës së Mesvjeshtës dhe pushimeve me rastin e Ditës Kombëtare të Kinës, 1 Tetorit, konsumi dhe sektori i shërbimeve përkatëse pritet të ruajnë rritjen e shpejtë.

Lidhur me perspektivën e sektorit të konsumit, Fu Linghui u shpreh që ekonomia është në mëkëmbje të vazhdueshme dhe gjendja e punësimit është e qëndrueshme. Kjo është në të mirë të rritjes së të ardhurave të banorëve. Kështu, banorët do të kenë më shumë aftësi dhe dëshirë për konsum. Krahas kësaj, krahinat e ndryshme kanë publikuar masa për stimulimin e konsumit dhe furnizimi në treg është me cilësi më të mirë. Të gjitha këto kanë krijuar kushte të mira për rritjen e konsumit. Në përgjithësi, mund të ruhet prirja e rritjes së qëndrueshme të konsumit.

Përveç rritjes në shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në 8 muaj të parë, edhe të dhënave të tregtisë së jashtme ia vlen t’u kushtohet vëmendje. Import-eksporti i ndërmarrjeve private shënoi rritje 6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke zënë 52.9 % të vëllimit të përgjithshëm të import-eksportit. Krahas kësaj, import-eksporti i Kinës me vendet pjesëmarrëse në “Një brez, një rrugë” shënoi rritje me 3.6 %, duke përfshirë një rritje të eksportit prej 9.4%.

 

Për këtë rritje të dukshme, zv.drejtori i Institutit të Kërkimeve Ekonomike pranë Akademisë së Studimeve Makroekonomike të Kinës, Wu Sa, u shpreh që të dhënat pozitive tregojnë plotësisht se ekonomia kineze ka pasur rritje të pandërprerë të besimit, aktivizim të vazhdueshëm të gjallërisë dhe forcim të pandërprerë të energjisë së brendshme. Veçanërisht ndërmarrjet private që i kanë kushtuar rëndësi inovacionit dhe janë të afta në eksplorimin e tregut, si edhe kanë fleksibilitet të fortë dhe aftësi në përballimin e ndryshimeve, kanë qenë të afta të ruajnë aftësinë e konkurrimit në import-eksport përballë mëkëmbjes së dobët të ekonomisë botërore dhe ngadalësimit të tregtisë e të investimeve globale.

Një faktor tjetër mbështetës, sipas Wu Sa, është që qeveria kineze ka nxitur përshpejtimin e procesin e bisedimeve për marrëveshjet tregtare shumëpalëshe, çka i ka ndihmuar ndërmarrjet kineze të zgjerojnë biznesin e tyre jashtë vendit. Krahas kësaj, mjedisi i biznesit është në përmirësim të vazhdueshëm dhe masat e politikat e uljes së taksave dhe tatimeve për kompanitë që merren me tregtinë e jashtme kanë mbështetur zhvillimin e këtyre bizneseve, duke i ndihmuar ato të rifitojnë gjallërinë e zhvillimit. Të gjitha këto kanë siguruar qëndrueshmërinë, cilësinë dhe elasticitetin e tregtisë kineze.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img