Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Kodi i vetëbesimit
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka për mua në këtë libër? Kuptojeni pse gratë kanë më pak vetëbesim sesa meshkujt, dhe si mund ta rrisin ato vetëbesimin.
Në përgjithësi, a do të pajtoheshit që grate kanë më pak vetëbesim sesa meshkujt? Shumcia e njerëzve do të pajtoheshin.
Sidoqoftë, siq shprehen autorët Claire Shipman dhe Katty Kay, në Kodi i Vetëbesimit, gratë mund të zgjedhin të kenë vetëbesim po aq sa meshkujt.
Shipman dhe Kay tregojnë, hap pas hapi, saktësisht se si gratë mund ta realizojnë dhe ta rrisin vetëbesimin, i cili, ata thonë, përcaktohet nga specifikat gjenetike dhe faktorët mjedisore.
Siç tregojnë këto pulsime, Kodi i Besimit ka një vlerë të veçantë për ato gra që punojnë në mjedise të dominuara nga meshkujt, pasi pikërisht në këto mjedise vetëbesimi i ulët është më i dukshëm dhe ka pasojat më të mëdha.
Në pulsimet e mëposhtme, do të zbuloni gjithashtu:
- Sa mund t’ju kushtojë mungesa e besimit promovimi për të cilin keni punuar kaq shumë,
- Pse mungesa e vetëbesimit është në mënyrë tipike problem femëror dhe
- Si mundet rënia në provim të matematikës të ju bëjë person me më vetëbesim.
Ideja kyçe 1
Vetëbesimi është ura në mes të mendimeve dhe veprimeve.
Sa shpesh i keni kthyer sytë pas bisedave ose mundësive në jetën tuaj dhe keni menduar “Do të doja ta kisha thënë/bërë këtë”? Ndoshta nuk ishte edhe një punë e madhe, por diçka e vogël që ishte në fuqinë tuaj për ta arritur, megjithatë nuk u ndjetë mjaftueshëm i sigurt për ta provuar.
Shumica prej nesh janë ndjerë në këtë mënyrë disa herë gjatë jetës sonë.
Fatkeqësisht, nëse na mungon besimi, ne preferojmë të qëndrojmë joaktivë dhe, mjerisht, kjo duket se është veçanërisht e theksuar për gratë.
Vetëbesimi nënkupton të kemi mjaftueshëm besim në aftësitë tona që të bëhemi aktivë. Mungesa e vetëbesimit, pra, nënkupton të jemi të pasigurtë nëse përpjekjet tona do të jenë të suksesshme-një pasiguri që na bën të frikësuar edhe të provojmë.
Një shembull i qartë i kësaj mund të shihet në një eksperiment nga Profesori Zach Estes, i cili bëri që studentët të zgjidhnin teste të komplikuara të fjalëkryqit. Në fillim, Estes iu duk se studentët meshkuj kishin performuar më mirë se studentët femra. Por, pas një inspektimi më të afërt, Estes pa se shumë nga gratë kishin lënë shumë pyetje pa përgjigje.
Pra, Estes u kërkoi studentëve të rimerrnin testin dhe, këtë herë, të siguroheshin që t’i përgjigjen çdo pyetjeje. Rezultati? Gratë performuan po aq mirë sa burrat.
Por pse gratë zgjodhën të mos përpiqeshin as të përgjigjen për shumë prej pyetjeve? Problemi qendror ishte mungesa e besimit të grave: ato preferuan të linin një hapësirë bosh në vend që të rrezikonin të jepnin përgjigjen e gabuar.
Në këtë situatë, besimi do t’i kishte bërë ata të hidhnin hapin dhe të përpiqeshin.
Por, çka nëse optimizmi do të luante një rol, në vend të besimit?
Epo, optimizmi – qëndrimi se gjithçka do të jetë në rregull – është i ndryshëm nga besimi, që i referohet veprimit. Megjithatë, të qenit optimist ndihmon, pasi mund të çojë në veprime që përmirësojnë besimin.
Ne e dimë atëherë, se besimi në aftësitë tona është thelbësor për t’u bërë bërës. Tani do të shqyrtojmë se si nivelet tona të besimit ndryshojnë shpesh, në varësi të gjinisë sonë.
Ideja kyçe 2
Vetëbesimi i femrave mund të jetë ndryshe nga ai i meshkujve.
Janë bërë libra të shumtë për dallimin në mes meshkujve dhe femrave, dhe shumica prej nesh pajtohen se ka dallime. Nuk është qudi, atëherë, se kur është në pyetje vetëbesimi, e kuptojmë se gratë e shfaqin këtë në mënyrë të ndryshme nga meshkujt.
Sidomos në vend të punës, meshkujt dominojnë, prandaj karakteristikat e tyre të sjelljes konfidente, sikurse veprimi agresiv, janë të kërkuara dhe të pritshme.
Në fakt, meshkujt janë ndoshta më dominues në vend të punës sesa ne mund ta kuptojmë. Për shembull, a e dini se vetëm katër përqind e kompanive të Fortune 500 kanë gra si CEO?
Mënyra se si burrat demonstrojnë besimin e tyre priret të jetë më agresive sesa mënyra se si gratë e shfaqin atë. Burrat janë më të shpejtë, më energjikë dhe të vendosur në shprehjen e mendimeve të tyre, ndërsa femrat priren të bashkëpunojnë me të tjerët dhe të jenë më të përulura.
Për më tepër, cilësitë tipike mashkullore si agresioni vlerësohen më shumë në vendin e punës sesa cilësitë tipike femërore, sepse – si shumicë – burrat përcaktojnë standardet.
Sidoqoftë, është thelbësore të kuptohet se gratë mund të veprojnë me anën e tyre më të butë dhe të jenë ende të sigurta.
Për shembull, për sa kohë që qëndroni pas opinioneve tuaja dhe mbroni këndvështrimin tuaj, nuk ka rëndësi nëse e bëni atë në mënyrë agresive apo jo. Dëgjimi aktiv dhe bashkëpunimi me kolegë të tjerë me të njëjtin mendim – shpesh shihen si strategji më femërore – mund të jetë gjithashtu një demonstrim i forcës.
Nga ana tjetër, disa gra veprojnë me vetëbesim të rremë, duke u sjellë ashpër. Por ka një anë negative të kësaj qasjeje: artificialiteti i saj perceptohet lehtësisht nga të tjerët dhe nuk na sjell dobi ashtu siç bën besimi i vërtetë.
Pra, gratë nuk duhet të sillen tamam si kolegët e tyre meshkuj në vendin e punës. Në vend të kësaj, ata mund të krenohen me qasjet e tyre unike.
Ideja kyçe 3
Mungesa e vetëbesimit të grave luan rol shumë negativ në botën e biznesit.
Të jetosh në botën e një mashkulli është vështirë, por të punosh në një bote të mashkullit është edhe më e vështirë.
Për shkak të mungesës së vetëbesimit, gratë priren të pranojnë kushte pune më të këqija sesa meshkujt. Shumë gra thjeshtë nuk kanë mjaft vetëbesim për ta shfaqur veten e tyre: për shembull edhe nëse ato kanë ide të mira, ato kanë më pak gjasa sesa meshkujt ti propozojnë ato ide shefit të tyre.
Realiteti është se bota e biznesit është shumë garuese dhe pa një doze të shëndetshme të vetëbesimit, është e pamundur për dikë të lulëzojë në të.
Thjeshtë të hyni në tregun e punës, ne duhet të jemi të gatshëm ta prezantojmë veten në mënyrën më të mirë, gjë që kërkon që ta shohim veten në këtë mënyrë poashtu.
Një mënyrë se si ne shohim një ndryshim në mënyrën se si burrat dhe gratë paraqiten është në negociata. Një profesor i ekonomisë në Universitetin Carnegie Mellon arriti në përfundimin në një seri studimesh se burrat negociojnë pagën e tyre katër herë më shpesh se gratë. Dhe, edhe kur gratë negociojnë, ato ende presin që të marrin 30 për qind më pak pagë sesa burrat.
Për më tepër, bota e biznesit kërkon një sasi të caktuar të vetëpromovimit dhe vetë-iniciativës, të cilat janë të pamundura pa besim. Ndryshe nga klasa e shkollës, ku mjafton të bësh punë cilësore për t’ju vënë re, në botën e biznesit ne nuk mund të llogarisim që puna jonë të flasë vetë. Me pak fjalë, ne duhet të vëmë re veten.
Megjithatë, pa besim, ne heshtim, gjë që rezulton në mundësi të humbura, siç janë promovimet. Kjo është veçanërisht e vërtetë për gratë.
Për shembull, një ekip hulumtues në Princeton zbuloi se gratë flasin deri në 75 për qind më pak se burrat, kur ka më shumë burra se gra në dhomë. Pra, edhe nëse një grua ka idenë më të mirë të biznesit, ajo ka shumë më pak gjasa ta propozojë atë në një dhomë plot me kolegë meshkuj. Ju mund të shihni se si kjo mund të pengojë përparimin e saj!
Tashmë, duhet të jetë e qartë se besimi është një mjet i rëndësishëm në jetë. Por le të hedhim një vështrim më të afërt se si ndikon besimi tek ne në punët tona.
Ideja kyqe 4
Të qenit i sigurt është po aq i rëndësishëm për kryerjen e punës sa edhe kompetenca.
Edhe kur gratë janë absolutisht të afta, ato shpesh nuk ndihen që kanë mjaft vetëbesim. Kjo jo vetëm që nderhyn tek qëndrimi i tyre, por poashtu i ndalon ato nga progresi.
Është thelbësore të bëhet dallimi midis besimit, besimit në aftësitë tona në përgjithësi dhe kompetencës, dhe njohjes së kualifikimeve tona në një fushë të caktuar.
Besimi nuk bazohet gjithmonë në kompetencë. Shumë gra ndihen të paafta dhe të papërgatitura, edhe nëse janë plotësisht kompetente në punën e tyre.
Një shembull është Christine Lagarde, Drejtoreshë Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe, si rrjedhim, një nga gratë më me ndikim në botë. Gjithsesi, ajo pranon në një intervistë me autorët se jo vetëm kishte probleme besimi teksa po ngjitej në hierarki, por edhe tani ka ende momente pasigurie.
Vetëbesimi i ulët na pengon të synojmë mjaftueshëm lart për të përparuar. Jo vetëm që na bën të ndihemi rehat, por është një gjendje që na bën të synojmë më pak sesa duam në të vërtetë, sepse nuk mendojmë se është e mundur të arrijmë qëllimet tona.
Të kesh besim të ulët do të thotë që ne as nuk mund të imagjinojmë atë që duam, dhe kështu nuk punojmë për të. Nëse shikoni në pasqyrë dhe nuk shihni një pilot, nuk do të merrni kurrë mësime fluturimi!
Një shembull interesant sesi vetëbesimi ndikon në veprim mund të shihet në eksperimentin e psikologut David Dunning, i cili vë në dyshim studentët për besimin e tyre. Studentet femra treguan nivele drastike më të ulëta të besimit në vlerësimin e aftësive dhe arritjeve të tyre sesa studentët meshkuj.
Më pas, kur Dunning i ftoi studentët të merrnin pjesë në një konkurs, vetëm 49 përqind e studentëve femra u regjistruan, ndërsa 71 përqind e studentëve meshkuj.
Nga kjo ne shohim se vetë-perceptimi negativ i shkaktuar nga mungesa e besimit mund të bëjë që gratë të humbasin mundësitë.
Pra, tani që kemi përcaktuar se sa i rëndësishëm është besimi, a mund të bëjmë ndonjë gjë për ta rritur atë?
Ideja kyçe 5
Si shumë aspekte të tjera të karakterit tonë, vetëbesimi pjesërisht përcaktohet nga gjenet tona.
Sot ne e dimë se natyra si dhe edukata përcakton karakterin tonë. Ne kemi zbuluar se tiparet e karakterit si agresioni ose alkoolizmi përcaktohen shumë nga kodi ynë gjenetik.
Është interesante se e njëjta gjë vlen edhe për besimin. Në fakt, shkencëtarët zbuluan se përbërja jonë gjenetike përcakton deri në 50 për qind të besimit tonë.
Ju ndoshta keni dëgjuar për hormonin serotonin që nxit lumturinë. Epo, shkalla në të cilën serotonina ndikon në sjelljen tuaj varet nga një gjen i caktuar. Nëse keni lindur me një version më të gjatë të gjenit, do të prodhoni më shumë serotonin dhe do të jeni më pak të shqetësuar sesa nëse keni lindur me versionin e shkurtër të gjenit.
Hulumtimet me majmunët kanë treguar se ata që kanë lindur me versionin e gjatë të gjenit rregullues të serotoninës janë më të shoqërueshëm dhe marrin më shumë rreziqe – që, kur përkthehet në sjelljen njerëzore, do të thotë se ata janë më të sigurt.
Është interesante se predispozita për besim mund të jetë aq e fortë sa ndonjëherë edhe mjedisi ynë nuk mund ta ndryshojë atë.
Nëse dikush ka lindur me gjene që sugjerojnë nivele të larta agresioni, kjo nuk do të thotë se do të kthehet domosdoshmërisht në një person të dhunshëm. Por ata do të kenë më shumë gjasa ta bëjnë këtë sesa njerëzit që nuk e posedojnë atë gjen.
Në mënyrë të ngjashme, nëse dikush lind me gjene që sugjerojnë nivele të larta besimi, ai ndoshta do të jetë i sigurt, edhe nëse rritet ndryshe.
Për shembull, në eksperimentin e majmunëve të përmendur më sipër, foshnjat e lindura me versionin e shkurtër të gjenit të serotoninës, dhe gjithashtu të rritur nga nëna jo mbështetëse, ishin më pak të sigurt ndërsa rriteshin. Megjithatë, ata që lindën me versionin e gjatë të gjenit, të cilët për këtë arsye pritej të kishin vetëbesim, u zhvilluan në të rritur të sigurt, edhe kur u rritën nga të njëjtat nëna që nuk mbështesnin.
Pra, nëse deri në 50 për qind e besimit tonë vjen nga gjenet tona, 50 për qind e tjera duhet të formohen nga përvoja personale.
Ideja kyçe 6
Vetëbesimi poashtu mund ti atribuohet mjedisit tonë.
Mjedisi ynë atëherë, e përcakton 50% të vetëbesimit tonë. Kjo është pjesërisht për shkak se mjedisi aktualisht ndikon në gjenet tona. Realisht, shkenctarët kanë gjetur se përvojat jetësore fizike i ndryshojnë format e gjeneve tona, duke bërë që ato të funksionojnë ndryshe.
Mënyra e rritjes në veqanti mund të jetë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin tonë gjenetik dhe është pra qenësor në përcaktimin e asaj se çfarë personi do të behemi.
Le të kthehemi te eksperimenti i majmunit i përmendur më parë: çfarë ndodh kur një majmun me gjene që tregojnë besim të ulët rritet nga një nënë e kujdesshme? Rezulton se ata janë të ndikuar nga mjedisi. Çuditërisht, rritja nga një nënë e mirë i bën ata edhe më të sigurt se ata që kanë lindur me gjene “të sigurt”!
Lidhur me dallimet njerëzore, femra dhe mashkull, vajzat shpesh rriten të jenë më të zellshme dhe të ndjekin udhëzimet më shpesh se djemtë, gjë që i bën ato më pak të sigurta.
Vajzat tradicionalisht shpërblehen për sjellje të mirë, dhe, duke dëshiruar të jetojnë në këtë mënyrë, ato mund të bëhen perfeksioniste dhe të mos marrin shumë rreziqe. Dhe në mënyrë që të kenë vetëbesim, ne duhet të jemi në gjendje të marrim rreziqe.
Pritja jonë që vajzat të jenë të zellshme dhe “të mira” ndikohet shumë nga stereotipet dhe kritikat e shoqërisë ndaj grave, dhe këto mund të ulin besimin e tyre. Vajzat mësohen të jenë “të mira” që në kopshtin e fëmijëve, kështu që kjo është se si shoqëria i sheh ato në moshën madhore. Si rezultat, kur një grua përpiqet të veprojë me më shumë besim, ajo shpesh përballet me kundërshtime.
Për më tepër, studimet kanë treguar se gratë që marrin një rol aktiv nuk pëlqehen nga meshkujt dhe femrat në mënyrë të barabartë. Për shembull, ato pak studente femra në Akademinë Detare të SHBA-së në Annapolis quhen DUB – ose kurva memece të shëmtuara.
Gjenetika, edukimi dhe standardet e dyfishta të shoqërisë janë të gjithë faktorë që ndikojnë në personalitetin tonë dhe në nivelin tonë të besimit. Në fund, është një përzierje e natyrës dhe edukatës që përcakton tiparet tona.
Ideja kyçe 7
Ne mund ta mësojmë veten të kemi vetëbesim, edhe nëse prirja jonë gjenetike sygjeron ndryshe.
E kemi parë sa i rëndësishëm është vetëbesimi, dhe se si nuk jemi gjithnjë në kontroll të asaj se si zhvillohet vetëbesimi ynë. Por është e mundur ta thejmë ciklin që i bën femrat të ndihen me më pak vetëbesim.
Edhe si të rritur, ne mund ti ndryshojmë mendjet tona, sepse ato posedojnë një cilësi të mrekullueshme të quajtur plasticitet truri. Kjo nënkupton se përmes modeleve te caktuara të mendimit, ne mundemi aktualisht të bëjmë ndryshim fizik në trurin tonë.
Kur na prezantohet një zgjidhje, truri qaset në kujtimet që lidhen me atë vendim të caktuar. Por ne e kemi fuqinë të ndryshojmë në cilat kujtime ka qasje truri ynë.
Në një studim, për shembull, njerëzit me frikë nga merimangat pranuan dy orë terapi të sjelljes për frikën e tyre. Menjëherë pas terapisë, ata ishin në gjendje ta prekin live një tarantula. Duke bërë kështu, skanimet e trurit të tyre nuk treguan aktivitet në qendrën e frikës së trurit të tyre. Ky rezultat u konfirmua madje edhe gjashtë muaj më vonë!
Në vend që t’i qasen kujtimeve të frikshme, ata arritën në kujtimet e qeta nga terapia, prandaj qendra e frikës në tru mbeti e qetë dhe qendra për të menduar racionalisht u aktivizua.
Pra, është e qartë se ne mund të mësojmë se si të punojmë me vetëdije për të ndryshuar trurin tonë dhe për t’u bërë më të sigurt.
Në mënyrë të veçantë, ne mund të krijojmë modele alternative të mendimit për të shmangur mendimet automatike negative. Këto janë modelet negative të mendimit që ndodhin, në mënyrë të pandërgjegjshme, në baza ditore. Ndryshimi i tyre në modele më pozitive mund të jetë një hap i parë i mirë në ngritjen e nivelit tonë të besimit.
Për shembull, nëse shpesh e rrahni veten se nuk jeni në gjendje t’i kryeni të gjitha detyrat tuaja në mënyrë perfekte, përpiquni të mendoni se jeni një person shumë i mirë me shumë detyra. Thjesht duke menduar për veten në këtë dritë më pozitive mund t’ju bëjë më të sigurt.
Edhe pse nuk është e lehtë të ndryshosh dhe mund të duhet pak praktikë për të hequr qafe mendimet automatike negative, sigurisht që është e mundur dhe madje mund të jetë më e lehtë se sa mendoni.
Ideja kyqe 8
Besimi vjen nga dështimi dhe trajtimi i tij në një mënyrë konstruktive.
Në të parën nga këto pulsime, pamë se si të qenit më pak të sigurt ju bën të mbeteni joaktivë dhe se si thjesht ndërmarrja e veprimeve rrit besimin tuaj. Sigurisht, ndonjëherë do të dështoni, por kjo mund të jetë një gjë e mirë!
Fatkeqësisht, gratë priren t’i mendojnë shumë gjërat dhe të mos veprojnë. Por ne duhet të kuptojmë se ndërmarrja e veprimeve është thelbësore për besimin.
Për shembull, në vend që të shqetësoheni nëse letra juaj është mjaft e mirë për një konkurs, thjesht dorëzojeni atë. Ju ka të ngjarë të jeni më të sigurt për konkursin e ardhshëm, sepse nuk do të përqendroheni për t’i bërë gjërat në mënyrë perfekte. Për më tepër, nuk do të keni një shans për ta fituar nëse nuk dorëzoni asgjë.
Në të vërtetë, dështimi mund të ketë një efekt pozitiv në besim. Duke ndërmarrë më shumë veprime, ndonjëherë do të dështoni. Por do të mësoni gjithashtu se dështimi nuk është kërcënues për jetën dhe, për këtë arsye, nuk do të keni aq frikë të provoni herën tjetër.
Për shembull, ndoshta letra që keni dorëzuar nuk do t’ju fitojë konkursin. Por do të ketë gara të tjera dhe të dështoni në një gjë nuk do të thotë se jeni një dështim i plotë.
Në të vërtetë, “dështimet” duhet të shihen si mundësi për të përmirësuar veten. Shumë gra kanë frikë nga dështimi dhe e shohin atë si mungesë të talentit natyror. Në vend të kësaj, duhet parë si një mundësi për t’u përmirësuar, sepse me çdo dështim mësojmë se ku kemi bërë një gabim të veçantë dhe si të shmangim të njëjtin gabim në të ardhmen.
Përfundimisht, me ulje-ngritje të mjaftueshme përgjatë rrugës, do të përmirësoheni në atë që po përpiqeni të zotëroni dhe të fitoni besim.
Për shembull, nëse dështoni në një provim matematike, nuk keni nevojë të hiqni dorë tërësisht nga matematika. Ju mund të zgjidhni të këmbëngulni derisa të arrini rezultatet që dëshironi.
Të jesh i sigurt do të thotë të mos lejosh që frika e dështimit të të pengojë të përpiqesh të marrësh gjërat që dëshiron. Mund të jetë një mësim i vështirë për t’u mësuar, por gjithashtu mund të ndryshojë jetën tuaj për mirë.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyq në këtë libër është:
Vetëbesimi është më I rëndësishëm sesa mendojmë-sidomos në vend të punës. Gratë janë më pak konfidente sesa meshkujt për shkak të shenjave të tyre gjenetike, rritjes dhe stereotipeve dhe kritikës se shoqërisë ndaj tyre. Sidoqoftë, ato munden poashtu ta mësojnë veten të bëhen më konfidente nëse dëshirojnë.
Këshilla vepruese:
Hidhini një sy tjetër kompetencës suaj.
Shikoni seriozisht kompetencën tuaj dhe pyesni veten: sa larg mund të përparoni në karrierën tuaj nëse do të ishit më të sigurt?
Mendoni më pak, vepro më shumë.
Herën tjetër që do të jeni në një takim të rëndësishëm dhe do të keni diçka për të thënë, mos u ulni duke pyetur se si ose nëse duhet të ndani idenë tuaj. Mos e mbivlerësoni situatën. Në vend të kësaj, merrni vendimin për të vepruar sipas tij. Edhe nëse përballeni me kundërshtime, mund të mësoni se si ta trajtoni më mirë herën tjetër. Nëse e bëni këtë mjaft herë, përvoja e të folurit do të rrisë gradualisht besimin tuaj.