0.3 C
Pristina
spot_img

Komisioni Europian e pranon, banerat cookie në uebsajte janë bërë shqetësuese

Date:

Share:

Shumica e vizitorëve të uebsajteve në vitet e fundit janë ballafaquar me banera pop-up të cilët kërkojnë aprovimin e përdoruesve përfshirë për cookie edhe për funksionalitetet më bazike.

Kriteri për uebsajtet të cilat duhet të marrin aprovimin e përdoruesve për përdorimin e cookie duke ju ka dhënë atyre më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre kur shfletojnë.

Megjithatë kjo ka bërë që shumica e uebsajteve të paraqesin banera irrituese për të marrë aprovimin për cookie. Bashkimi Europian ka vendosur që të marrë masa duke rishikuar kërkesat.

Komisioneri i Drejtësisë së Bashkimit Europian Didier Reynders së fundi tha për gazetën Gjermane “Welt am Sonntag” se Komisioni Europian është në dijeni të faktit se banerët cookie janë bërë shqetësuese dhe po mendon një zgjidhje.

Ai tha se edhe pse uebsajtet nuk mund të aktivizojnë më cookie pa informimin e përdoruesve, kjo gjë nuk duhet të ndikojë në eksperiencën e shfletimit.

Shumica e vizitorëve të uebsajteve në vitet e fundit janë ballafaquar me banera pop-up të cilët kërkojnë aprovimin e përdoruesve përfshirë për cookie edhe për funksionalitetet më bazike.

Disa uebsajte ofrojnë bllokimin e të gjitha cookie-ve ose lejimin e atyre që konsiderohen më esenciale. Megjithatë disa uebsajte kërkojnë disa klikime për të pranuar ose refuzuar cookie.

Këto banera janë shfaqur në përputhje me kriteret e GDPR implementuar nga Bashkimi Europian në 2018-ën. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img