1.3 C
Pristina
spot_img

Kompania “ONE” përgjon punonjësit

Date:

Share:

Këto janë momente të regjistruara brenda një dyqani të kompanisë telefonike “ONE”, ku një person tenton të grabisë xhiron ditore.

Biseda mes tij dhe punonjëseve brenda ambientit të dyqanit dëgjohet qartë, ndërsa njëra nga vajzat e ka kuptuar që pistoleta është false dhe e ka larguar personin që i dështoi grabitja.

Por kjo video ka nxjerrë në pah një shkelje ligjore të kompanisë “ONE”.Punonjësit e “ONE” janë në çdo moment të përgjuar, pasi kamerat nuk regjistrojnë vetëm me figurë, por edhe me zë duke cënuar privatësinë, jo vetëm të punonjësve, por edhe të qytetarëve, bisedat e të cilëve brenda ambienteve të dyqaneve “ONE” regjistrohen edhe me zë.Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale saktëson se sistemi i videosurvejimit duhet të kryejë regjistrimin e imazheve dhe jo të zërit

Për më tepër, ligji saktëson se punëdhënësi kur vendos kamerat e vëzhgimit duhet të sigurohet që të mos ndërhyjë në jetën private të punonjesve.

Me sa duket për punonjësit e kompanisë “ONE” nuk ka privatësi, sepse nën monitorimin e kamerave bisedat e tyre regjistrohen në çdo moment, çka është plotësisht në kundërshtim me Udhëzimin nr. 11, datë 09.09.2011 “Mbi përpunimin e të dhënave të punonjësve në sektorin privat”

Edhe klientët e kompanisë ONE  nuk kanë më asnjë lloj privatësie pasi çdo bisedë e tyre brenda  dyqaneve regjistrohet.

Kjo video tregon qarte se Ligji Mbrojtjen e të Dhënave  Personale në dyqanet ONE nuk gjen zbatim.

Televizioni “Ora News” iu drejtua me një kërkesë për informacion Kompanisë ku u parashtrua pyetja nëse në  dyqanet e kompanisë “ONE” kamerat kryejnë regjistrimin vetëm me figurë, apo edhe me zë?

Kaloi një muaj dhe “ONE Albania” nuk na ktheu asnjë pergjigje.

Më pas jemi drejtuar te zyrat qëndrore të kompanisë”

 

BISEDA ME PUNONJËSIN E “ONE”:

Gazetarja: Kam dërguar një shkresë për informacion te “ONE”, por nuk më ka ardhur asnjë përgjigje. Do kem përgjigje apo jo?

Punonjësi i “ONE”: Ma jep si shkresë ta shoh!

Gazetarja: Nëse nuk ma japin përgjigjen me shkrim, por janë dakort për një intervistë, unë jam e gatshme.

Punonjësi i “ONE”: E kanë si kërkesë, por do ma japësh një adresë e-maili?

Gazetarja: Normalisht për 14 ditë duhet të kisha një përgjigje, ka kaluar më shumë se një muaj dhe nuk kam. Fakti që publikisht tregohet që kamerat e “ONE” përpunojnë të dhënat personale dhe punonjësit regjistrohen me zë, gjë që nuk duhet të ndodhë dhe ONE nuk kthen përgjigje, kjo hedh hije të forta dyshimi për mënyrën se si funksionon.

Punonjësi i “ONE”: Nuk di se çfarë të them, mua këtë që më thanë, këtë të thashë.

Një ditë më pas “One Albania’ na ka kthyer përgjigje duke na berë me dije se:

“Sistemi i videosurvejimit i vendosur pranë Njësive të sherbimit “One Albania” kryen regjistrime vetëm të imazheve dhe jo të zërit”.

Ndërkohë, pamjet e publikuara brenda dyqanit të “ONE” tregojnë të kundërtën.Brenda dyqaneve të “ONE” nuk respektohet as privatësia e punonjësve dhe as e klientëve, për sa kohë që në kundështim të plotë me ligjin kamerat regjistrojnë çdo bisedë

 

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img