2.5 C
Pristina
spot_img

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK me ekspertizë ndërkombëtare në trajtimin e ekonomisë digjitale

Date:

Share:

Misioni i ekspertëve të TAIEX për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve përmes e-tregtisë nga sot nisin takimet e niveleve të bashkëpunimit me Administratën Tatimore të Kosovës në fushën e ekonomisë digjitale.

Përmes kësaj punëtorie  ekspertët nga TAIEX do të japin praktikat nga vendet të cilat kanë avancuar në trajtimin e tregtisë digjitale. Aktualisht, bazuar në Legjislacionin Tatimor në Kosovë (TVSH, TAK, TAP), ekziston një bazë e mirë e dispozitave ligjore për trajtimin e transaksioneve, duke përfshirë “Shitjet online / E-commerce”, ose “Tregti Elektronike”. Nëpërmjet legjislacionit të TVSH-së, i cili në masë të madhe është i harmonizuar me direktivat e BE-së për TVSH-në, rregullohen situatat e vendit të furnizimit të mallrave dhe shërbimeve për personat e tatueshëm dhe jo të tatueshëm.

Kjo punëtori vjen si rezultat i rritjes së shitjeve përmes internetit (E-Commerce), por edhe duke përdorur rrjetet sociale të komunikimit si burim kontaktesh me konsumatorin final, ku zakonisht përfshihen edhe lokacione të ndryshme ndërmjetësimi (Platforma) ndërmjet tregtarëve dhe konsumatorëve final. ATK ka nevoja të mëdha për shembuj konkretë se si zhvillohen këto transaksione dhe si trajtohen nga pikëpamja tatimore (TVSH, TAP etj.) të ardhura të tilla që realizojnë këta persona, metodat e inspektimeve (kontrollet tatimore) etj.

Misioni nga TAIEX do të qëndroj në ATK për pesë ditë, në të cilat do të zhvillojnë takime me përgjegjësit tatimor të cilët mbulojnë këtë pjesë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img