1.5 C
Pristina
spot_img

Kosova dhe Bullgaria nëshkruajnë marrëveshje në fushën e buqjësisë dhe zhvillimit rural

Date:

Share:

Kosova dhe Bullgaria kanë intensifikuar bashkëpunimin e tyre me nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë, Kiril Vatev, i cili është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.

Peci, me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ka thënë se kjo ka ardhur si rezultat i marrëdhënieve miqësore dhe angazhimit tonë për ruajtjen e partneriteteve me vendet e Bashkimit Evropian.

“Përmes këtij memorandumi synojmë që ta intensifikojmë bashkëpunimin në fushat me rëndësi si: ushqimi, blegtoria, kultivimi i bimëve, kultivimi i hardhisë dhe prodhimit të verës, zhvillimi rural, peshkimi dhe akuakultura, bimët mjekësore dhe bujqësia organike”, ka thënë ministri Peci

Po ashtu, ai ka theksuar se me qëllim të ngritjes së kapaciteteve humane do të realizohen hulumtime, trajnime, si dhe do të ndahen ekspertiza e eksperienca në teknologjinë bujqësore.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, ministri Peci në takimin bilateral me homologun e tij bullgar, Kiril Vatev e ka njoftuar atë me zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe për politikat zhvillimore të këtij viti.

Ai shtoi se në fokus të këtyre politikave e kanë edhe krijimin e bashkëpunimit me vendet e Evropës, me qëllim të avancimit të sektorit sipas standardeve evropiane.

Ndër tjerash, ai e ka falënderuar ministrin Vatev për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Nga ana e tij, ministri Kiril Vatev, theksoi se Bullgaria dhe Kosova ndër vite kanë pasur bashkëpunim në fushën e bujqësisë dhe kjo sipas tij po intensifikohet edhe më tej gjatë viteve të fundit.

Gjatë ditës, ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit  të Bullgarisë Kiril Vatev i shoqëruar nga Ministri Faton Peci kanë vizituar bodrumin e verës “Bodrumi i Vjetër”, në Komunën  e Rahovecit.

Me këtë rast, Peci e ka njoftuar homologun e tij bullgar për verërat cilësore që prodhon Kosova, duke theksuar këtu mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të dyja shteteve, që për qëllim të kenë  si dhe mundësitë e thellimit të rritjen e shkëmbimeve tregtare, në mënyrë që vera e Kosovës të jetë pjesë e tryezave bullgare.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img